×
Enes Goga: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Sheriatit. Angazhimi i tij në thirrjen Islame është i vazhdueshëm dhe i palodhshëm. Përmes ligjëratave, hutbeve dhe iniciativave të tij vetëdijesuese apo bamirëse ka arritur të ndikojë me të madhe në vetëdijesimin dhe edukimin e njerëzve. Ai ka përkthyer libra dhe artikuj të ndryshëm dhe njëherazi është edhe kryeimam pranë Bashkësisë Islame në Pejë – Kosovë.