Studimi ne universitetet katolike
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Full Description
Studimi në një universitet katolik
﴿ الدراسة في جامعة كاثوليكية ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Abdullah b. Xhibrin
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ الدراسة في جامعة كاثوليكية ﴾
« باللغة الألبانية »
عبد الله بن جبرين
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Unë e kam një pyetje rreth studimit në shkollat katolike. Unë mësoj në një universitet katolik dhe shumë shokë të mi myslimanë më kanë treguar se nuk bën të mësoj në të. Duke e ditur se unë nuk detyrohem të marrë asnjë lëndë që lidhet me katolicizmin si dhe e falë namazin në universitet. A ka ndonjë vërejtje për mua për shkak se falem aty?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
“Nuk ka dyshim se këto shkolla paraqesin rrezik të madh për myslimanin i cili nuk e njeh Islamin dhe mësimet e tij. Kjo për shkak se ai i merr mësimet dhe njohuritë aty ku madhërohen dhe lavdërohen jobesimtarët si dhe fetë e besimet e tyre. Dhe në to zakonisht akuzohet Islami dhe përçmohen myslimanët.
Ndërsa nëse studenti në këto shkolla e njeh mirë akiden islame si dhe i dinë shtyllat e Islamit, atë që është hallall dhe haram në fenë islame dhe ka nevojë për këto universitete që të mësoj ndonjë zanat, profesion apo njohuri të veçanta dhe është i bindur në veten e tij se nuk është do të ndikohet nga mësimet dhe mësimdhënësit e tyre apo nuk detyrohet të marrë asnjë nga lëndët që lidhen me katolicizmin. Me këtë rast mendojmë se lejohet mësimi në to por, frikësohemi për atë që nuk i dinë mashtrimet dhe kurthet e jobesimtarëve ndaj myslimanëve.
E ai që ka besim në veten e tij dhe i përmbahet mësimeve islame si në besim ashtu edhe në vepër zakonisht nuk ndikohet nga njohuritë dhe veprat e tyre."[1]
[1] Prej fetvave te Shejh Abdullah b. Abdurr-Rrahman El Xhibrin.