×
Në këtë emision, hoxha i nderuar, fokusohet më tepër rreth mrekullisë gjuhësore të Kuranit duke iu dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve rreth kësaj çështjeje dhe duke sqaruar se Kurani është mrekulli në shprehjet, stilin dhe renditjen e tij. Gjithashtu ai flet edhe për aspektin shkencor në Kuran, kujdesit që Kurani ia ka kushtuar mendjes dhe logjikës dhe në fund sjell edhe disa nga shembujt që dëshmojnë për këtë.