Sjellja e te Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me të hendikepuarit
Kjo ligjëratë është e rëndësishme duke pas parasysh që shtjellon një kategori të veçantë të njerëzve, mënyrën se si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sillej me ta. Nëpërmjet kësaj do ta kuptojmë edhe teorinë islame dhe udhëzimet në përgjithësi se si duhet të trajtohet kjo kategori e njerëzve në shoqëri. Fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta.