Si sillej i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me kundërshtarët e tij
Është e lehtë të jesh i sjellshëm dhe i virtytshëm me ata që mendojnë sikurse ti, me ata të cilët të kuptojnë dhe i kupton megjithatë madhështia e një personaliteti vjen në shprehje kur ai person është i virtytshëm edhe me ata që e kundërshtojnë dhe nuk mendojnë sikurse ai. Shembuj të shumtë të virtyteve profetike e jetësojnë këtë porosi ku dhe hoxha i nderuar në këtë ligjëratë do t’i përmend disa prej tyre.