×
Përjetimi i mbikëqyrjes së Allahut ndaj krijesave është një ndër adhurimet më të rëndësishme të zemrës, e cila e bën muslimanin ta jetoj jetën e tij sipas asaj që e dëshiron Allahu prej tij. Rëndësia e veçantë e këtij adhurimi është kur muslimani e përjeton këtë mbikëqyrje me fillimin e çdo viti të ri dhe llogaritë veten e tij për vitin e kaluar.