Synimi i punetoreve
Kategoritë
Full Description
Synimi i punetorëve
] Shqip – Albanian – ألباني [
Halid b. Abdullah El Muslih
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ منية العاملين ﴾
« باللغة الألبانية »
خالد بن عبد الله المصلح
ترجمة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Synimi i punëtorëve
Allahu ua pranoftë – Është përshëndetja më e këndshme dhe lutja më e sinqertë pas lodhjes dhe punës. Pranimi është dëshira e punëtorëve
“All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve” (El Maide: 27). Transmetohet se një lypës i erdhi Abdullah b. Umerit dhe ai i tha djalit të tij: Jepja një dinar. E djali i tij i tha: Allahu e pranoftë këtë nga ti o babai im! Ai tha: Po ta dija se Allahu ka pranuar nga unë nje sexhde të vetme apo një dërhem që e kam dhënë si sadakë nuk do të ishte asgjë më e dashur te unë se sa vdekja, a e din se prej kujt e pranon Allahu?! “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”.
Allahu ua pranoftë – Është fjalë me të cilën myslimanët urojnë njëri tjetrin ditëve të festave të tyre pas një pune dhe lodhje në respekt ndaj Allahu. Sikurse shokët e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që e uronin njëri tjetrit kur takoheshin ditën e Bajramit dhe këtë pas respektit ndaj Allahut dhe bamirësisë.
Allahu ua pranoftë – Është lutja me të cilën e ngritën zërin lartë Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili kur përfunduan ndërtimin e Qabes – Shtëpisë së Allahut: “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”! (El Bekare: 127 -128). Ibn Ebi Hatim transmeton se Vuhejb b. El Verd kishte lexuar fjalën e Allahut të lartësuar: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”! (El Bekare: 127) e pastaj kishte qarë duke thënë: O mik i Allahut i ke ngritur shtyllat e shtëpisë së Gjithëmëshirshmit dhe frikësohesh se nuk pranohet nga ti. Kjo është gjendja e robërve të Allahut të sinqertë. Punë e vazhdueshme në veçoritë e besimit duke u frikësuar për mos pranim nga Allahu i lartësuar sikur që tregon Allahu për ta në fjalët e tij: “Dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (El Muminun:60) D.m.th. japin prej llojeve të lëmoshave, shpenzojnë dhe veprojnë adhurimet e tjera “zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” d.m.th. janë të frikësuara se nuk do të pranohet prej tyre. Allahu ua pranoftë – Është urim dhe lutje e cila përmban kuptime të larta dhe të ndershme. Allahu ua pranoftë – Është shpallje e nevojës totale për Allahun e lartësuar dhe pohim i plotë për të mirat dhe bamirësinë e tij me anë të së cilës eliminohet çdo lavdërim dhe vetëmashtrim. Sado që të vepronin robërit prej mirësive dhe veprave të mira, ata prapë janë të nevojshëm për mëshirën, mirësinë dhe bamirësinë e Allahut të lartësuar. Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Nuk do të hynë askush në xhenet me punën e tij. Shokët e tij i thanë: E as ti o i Dërguar i Allahut?! Ai tha: Jo, as unë përveç nëse Allahu më përfshin me mirësinë dhe mëshirën e Tij por, ju punoni sipas mundësisë.”[1] Disa dijetarë thonë: “Nëse robi bën sexhde prej kur e ka lindur nëna e tij e gjersa të hyjë në varr nuk mund t’i shpaguajë të mirat e Allahut ndaj tij.” E këndshme është fjala e poetit: Mëkatet e mia nëse mendoj për to janë të shumta Por, mëshira e Zotit tim është më e gjerë se mëkatet e mija. Unë nuk lakmoj në ndonjë të mirë që e kam vepruar por, në mëshirën e Allahut lakmoj unë. Allahu ua pranoftë – E thotë ai që ka qenë i zellshëm në punën e tij dhe eka kryer atë si duhet si dhe ai që ka qenë i mangët dhe është vonuar. Të gjithë janë të varfër për Allahun. E lusin Zotin e tyre fisnik që me bujarinë e Tij t’ua pranojë veprat dhe me këtë anulohet çdo vetëmashtrim, lavdërim me punë dhe kokëlartësi ndaj njerëzve. “Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin)” (En Nisa: 94) dhe “Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”.” (El Huxhurat: 17) Allahu ua pranoftë – Fjalë e cila ua përkujton besimtarëve se gëzimi plotësohet vetëm atëherë kur të plotësohet pranimi nga Zoti i lartësuar. Ah sa gëzim i mirë që është ai. E lusim Allahun Fisnik, Zotin e Arshit të madh që sikurse na ka bërë të shijojmë gëzimin e agjëruesit gjatë bërjes iftar të mos na privojë nga kënaqësia dhe gëzimi kur ta takojmë Atë. |
[1] Buhariu me nr: 5673 dhe Muslimi me nr: 2816.