Gabime ne te cilat bien disa agjerues dhe agjeruese
Kategoritë
- Rregullat e agjërimit << Agjërimi << Ibadetet << Fikhu
Full Description
Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese
﴿ أخطاء يقع فيها بعض الصائمين والصائمات ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Dar El Kasim
Përktheu : Besnik Berisha
Redaktoi : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ أخطاء يقع فيها بعض الصائمين والصائمات ﴾
« باللغة الألبانية »
دار القاسم
ترجمة: بسنيك بريشا
مراجعة: دريتون ليكاي
2009 - 1430
Bismil-lahi-Rrahmani-Rrahim
Gabime në të cilat bien disa agjërues dhe agjëruese
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve ndërsa paqja dhe bekimet qofshin për të Dërguarin e udhëzimit dhe të mëshirës, i cili më së miri diti të agjëroj të falet dhe ta përmend Allahun e Madhëruar, si dhe për familjen, shokët dhe të gjithë ata që e pasuan rrugën e tij me të mirë deri në ditën e Gjykimit.
Kjo është një përmbledhje gabimesh të cilat i bëjnë disa nga agjëruesit dhe agjërueset në muajin e Ramazanit. Shpresojmë nga Allahu që të ketë dobi prej tyre lexuesi, përmbledhësi, dhe ai që ndihmon në përhapjen dhe publikimin e tyre.
1-Prej gabimeve: Pritja e muajit të bekuar të Ramazanit nga disa mysliman me teprimin e blerjes së ushqimit dhe pijeve me sasi të mëdha në vend të përgatitjes për adhurimin, kursimin dhe ndarjen e ndjenjave me të varfëritë dhe nevojtarët në pritjen e këtij muaji.
2- Prej gabimeve: Ngrënia e hershme syfyrit nga disa agjërues. Kjo është një humbje e shpërblimit të madh sepse, synet është që myslimani të vonoj syfyrin në mënyrë që të fitoj shpërblimin e përgatitur për pasimin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
3- Prej gabimeve: Mos bërja e nijetit për agjërim nga disa agjërues. Kur agjëruesi e kupton se ka hyrë muaji i Ramazanit obligohet ta bëj nijetin për agjërim. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë thënë: “Kush nuk e ka bërë nijetin për të agjëruar gjatë natës, atëherë nuk ka agjërim për të.” (Transmeton Nësaiu). Në një transmetim tjetër të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). thuhet: “Kush nuk e ka bërë nijetin për agjërim para lindjes se diellit për të nuk ka agjërim.” (Transmeton Darekutni dhe Bejhakiu, e Albani e konsideron të saktë).
Kurse disa njerëz bëjnë të kundërtën duke shqiptuar nijetin me gojë dhe kjo është gabim, sepse mjafton bërja e nijetit me zemër. Dijetari i njohur islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Të shqiptuarit e nijetit me fjalë nuk është obligim me pajtimin e krejt myslimanëve. Shumica e myslimanëve e bëjnë nijetin me zemër dhe agjërimi i tyre është i saktë.” (El-Fetava: 52/572)
4- Prej gabimeve: Pirja e qëllimtë gjatë thirrjes së ezanit të sabahut. Dhe ky person e bën të pavlefshëm agjërimin e tij e sidomos nëse myezini është i përpiktë në thirrjen e ezanit me kohë. Thotë Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Thirrja e ezanit të namazit te sabahut ose është para agimit ose pas agimit, nëse thirret ezani pas agimit obligohet myslimani të përmbahet nga haja dhe pija posa ta dëgjon ezanin sepse, Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:
“Me të vërtetë Bilali e thirr ezanin natën, e ju hani e pini derisa ta dëgjoni Ibn Umi Mektumin sepse, ai nuk e thirr ezanin derisa të mos del agimi.” Nëse e din qe myezini nuk e thirr ezanin derisa të hyn koha e sabahut, atëherë përmbaju myezinit.” (Durus ve Fetava El-Harem)
5- Prej gabimeve: Mos përmbajtja nga ushqimi pjesën e mbetur të ditës nga ai që nuk e dinë se ka hyrë muaji i Ramazanit për arsye se ka qenë udhëtar ose në gjumë apo ndonjë shkak tjetër që e ka penguar për mos dijen e hyrjes se muajit te Ramazanit dhe ky është gabim. Mirëpo i obligohet çdo myslimanit posa ta kuptoj se ka hyrë muaji i Ramazanit të përmbahet nga ushqimi dhe pirja pjesën e mbetur të ditës për arsye se është transmetuar nga Selemete b. El-Ekva (Allahu qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë: Me të vërtetë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e dërgoi një njeri në ditën e Ashures i cili thirri me zë te lartë ndër njerëzit:
“Kush ka ngrënë le të hanë edhe pjesën tjetër ose le të agjëron e kush nuk ka ngrënë atëherë mos të hanë.” (Buhariu dhe Muslimi)
6- Prej gabimeve: Disa nga mosdija për vlerën e muajit të Ramazanit e presin njëjtë sikurse muajt e tjerë të vitit dhe kjo është gabim sepse është vërtetuar nga i Dërguari i All-llahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë thënë:
“Kur të vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.” në një transmetim tjetër thuhet: “lidhen shejtanët me zinxhir.” (Buhariu dhe Muslimi)
E për vlerën e këtij muaji madhështor janë transmetuar hadithe të shumta.
7- Prej gabimeve: Disa njerëz kur të lajmërohen për natën e parë të Ramazanit nuk e falin namazin e teravive dhe kjo është gabim, sepse me të shikuar hënën së Ramazanit myslimani hynë në natën e parë të netëve të Ramazanit dhe prej synetit në këtë natë është që të falë namazin e teravive me myslimanët në xhami.
8-Prej gabimeve: Disa njerëz nuk ua tërheqin vëmendjen agjëruesve që hanë apo pinë nga harresa në ditët e Ramazanit derisa ta përfundojnë ngrënien apo pirjen. Dijetari Ibn Baz (All-llahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e sheh myslimanin që pinë ose hanë në ditët Ramazanit apo vepron gjëra tjera që e prishin agjërimin i obligohet atij t’ia tërheq vërejtjen për arsye se haja dhe pija në ditët e Ramazanit është e ndaluar edhe pse personi që e bën nga harresa është i arsyetuar. Dhe kjo në mënyrë që njerëzit të mos guxojnë të publikojnë ndalesat e Allahut si gjërat që e prishin agjërimin me pretendimin e harresës.” (Mexhel-letu Ed Dave: 6811)
9- Prej gabimeve: Moslejimi i agjërimit të vajzave nga disa njerëz me pretendim se ato janë të vogla edhe pse ndodh që vajza e arrin moshën kur t’i vijnë menstruacionet dhe donë të agjëroj, sepse ajo është e ngarkuar me obligimet fetare mirëpo familja e saj e pengojnë pa e pyetur për ardhjen e menstruacioneve. Dijetari Ibn Xhibrini (All-llahu e mëshiroftë) thotë se “Shumica e femrave hynë në moshën madhore kur t’i mbushin dhjetë vjet apo njëmbëdhjetë vjet mirëpo familja e saj tregohen tolerantë në këtë dhe mendojnë se vajza është e vogël dhe nuk e obligojnë me agjërim kjo është gabim sepse vajza posa t’i vijnë menstruacionet hynë në moshën e pjekurisë dhe ngarkohet me obligimet fetare.”
10- Prej gabimeve: Disa njerëz kur t’iu kujtohet se po hanë apo po pinë nga harresa gjatë agjërimit të tij ata dyshojnë në vlefshmërinë e agjërimit të tyre. I Dërguari Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Nëse ndonjëri prej jush han ose pinë nga harresa le ta vazhdoj agjërimin e tij sepse atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë Allahu.” (Buhariu)
11- Prej gabimeve: Frika e disa grave për vendosjen e kënasë gjatë agjërimit. Dijetari Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë se: “Vendosja e kënasë, vënia e kuhlit (bojë për qepalla) apo vënia e pikave në vesh dhe në sy nuk e prish agjërimin dhe nuk ndikon aspak në vlefshmërinë tij.
12- Prej gabimeve: Frika e disa grave për ta shijuar ushqimin e përgatitur nga frika e prishjes se agjërimit. Dijetari i njohur Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk ka asgjë të keqe që gruaja ta provoj ushqimin me majën e gjuhës për ta ditur njelmësinë apo ëmbëlsinë e tij mirëpo, mos ta çon në brendi asgjë prej ushqimit por, ta pështyn dhe ta nxjerr nga goja dhe me këtë nuk e prish agjërimin.
13- Prej gabimeve: Mosnjohja nga disa njerëz për gjërat që prishin agjërimin posaçërisht në fillim të Ramazanit dhe ky është gabim i madh por, agjëruesi obligohet që para Ramazanit t’i mësoj gjërat të cilat e prishin agjërimin në mënyrë që të mos bie në këto gjëra.
14- Prej gabimeve: Frika e disave për përdorimin misvakut gjatë ditës në Ramazan edhe ndoshta mendojnë se përdorimi i misvakut e prish agjërimin e kjo është gabim. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Po të mos kisha frike se do ta rëndoja umetin tim do ta kisha urdhëruar që ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu dhe Muslimi)
Buhariu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e ka veçuar agjëruesin nga të tjerët.”. Dijetari Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë: “Lëre që nuk e prish përdorimi i misvakut agjërimin por, përdorimi i tij është synet si për agjëruesin ashtu edhe për të tjerët, në çdo kohë, në fillim të ditës apo në fund te saj.
15 - Prej gabimeve: Disa myezin nuk thirrin ezanin derisa te shpërndahet errësira dhe nuk mjaftohen me perëndimin diellit dhe pretendojnë se kësisoj tregojnë kujdes për adhurimin por, kjo është në kundërshtim me synetin sepse, sipas synetit ezani thirret menjëherë posa të perëndoj dielli dhe pos synetit nuk merret në konsideratë diç tjetër. Dijetari Ibn Tejmije thotë: “Kur të perëndon disku i Diellit bën iftar agjëruesi dhe nuk merret në konsideratë të kuqërremtit e mbetur në horizont.”
16 - Prej gabimeve: Pakujdesia e disa agjëruesve për bërjen e lutjeve për ata njerëz qe iu kanë dhënë iftar. Prej synetit është që agjëruesi kur të bëj iftar të lutet për ata që i kanë dhënë ushqim ashtu siç është lutur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)kur ka bërë iftar te ndokush. Sikurse të thotë:
“Bëfshin iftar te ju agjëruesit, le ta ngrënë ushqimin e juaj njerëzit e mirë dhe u luteshin për ju melaiket.” (Sahihul Xhamius Sagir), ose të thotë:
“O Allahu i im, ushqe atë që më ka ushqyer mua dhe jepi të pijë atij që më ka dhënë të pijë mua. (Muslimi), ose të thotë:
“O Allahu i im, iu jep bereqet në atë që i ke furnizuar me të dhe ua falë gjynahet e tyre dhe i mëshiron ata”. (Muslimi)
17 - Prej gabimeve: Bindja e disa njerëzve se nuk lejohen marrëdhëniet intime me gruan në netët e Ramazanit e kjo është gabim sepse, ndalesa ka të bëjë vetëm me ditët e Ramazanit, kurse gjatë netëve të tij janë të lejuara. All-llahu i Madhëruar në Kuran:
“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato...” (El-Bekareh:187)
18 - Prej gabimeve: Mos agjërimi nga disa gra të cilat pastrohen nga menstruacionet para namazit të sabahut dhe nuk mund të lahen për shkak të kohës së ngushtë para namazit, këto gra nuk agjërojnë me pretendim se koha e namazit i ka zënë dhe nuk janë larë prej menstruacioneve. Dijetari Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse ndërpritet gjaku i menstruacioneve prej femrës gjatë hyrjes së kohës së sabahut apo pak para hyrjes se kohës se sabahut atëherë agjërimi i saj është i saktë dhe i pranohet si agjërim farz edhe nëse nuk lahet vetëm se pasi që të hyn agimi.
19 - Prej gabimeve: Qarja që dëgjohet nga disa njerëz, me zë të lartë. Ndërsa qarja gjatë leximit të Kuranit aludon – inshAllah se namazliu është ndikuar me atë që e dëgjon prej Fjalës Madhështore të Allahut dhe kjo padyshim është një çështje e lavdëruar. Mirëpo, prej që shihet dhe dëgjohet është se disa namazlinj qajnë me zë të madh duke u bërë shkak për shqetësimin e një grupi të namazlinjve përreth tyre. Shtoja kësaj edhe lëvizjet që e shoqërojnë qarjen, kurse më e çuditshmja e këtyre është se të qarit e disa prej tyre është në duan e Kunutit e nuk është gjatë dëgjimit te Kuranit, këtyre u thuhet me parësore është që qarja dhe të ndikuarit të jetë gjatë dëgjimit të Kuranit.
20 - Prej gabimeve: Frika e disa njerëzve që kur të zgjohen të papastër (xhynyb) mendojnë se agjërimi i tyre është i pavlefshëm dhe duhet kompensuar atë mirëpo, kjo është gabim dhe e vërteta është se agjërimi i tyre është në rregull dhe nuk ka nevojë për kompensim. Të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ka zënë koha e namazit te sabahut duke qenë xhynyb nga marrëdhëniet intime e pastaj është larë dhe ka agjëruar.
Dijetari Bin Baz thotë se: “Ejakulimi në gjumë nuk e prish agjërimin sepse, nuk është nën vullnetin e tij mirëpo ai duhet të pastrohet nëse sheh gjurme te ujit(spermës).” (Mexhmu Fetava ve Mekalat El Mutenevia)
21 - Prej gabimeve: Parfumosja e disa grave kur shkojnë në xhami për ta falur namazin e teravive dhe gjithashtu mos mbulimi ashtu siç duhet pastaj ngritja e zërave në xhamia. Këto gjëra në vetveten e tyre janë sprova e si është puna nëse këto gjëra ndodhin në vende dhe kohëra te vlefshme. Për këtë arsye obligohen femrat myslimane që të largohen nga këto gjera në mënyre që të shpëtojnë nga mëkati i paraparë për këto veprime.
22 - Prej gabimeve: Vonimi i faljes së namazit të drekës dhe të ikindisë nga disa agjërues si pasojë e gjumit dhe kjo është prej gabimeve më të rënda, Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.”(El Maun: 4,5)
Disa dijetarë kanë thënë se këta janë të cilët e vonojnë namazin nga koha e tyre. Në një hadith të vërtetë nga Ibn Mesudi i cili e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) se cili namaz është më i miri? Iu është përgjigjur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Namazi në kohën e tij”, kurse në një transmetim tjetër “Në fillimin e kohës se tij.”
23 - Prej gabimeve: Vonimi i iftarit. Prej synetit është shpejtimi i iftarit posa të sigurohet agjëruesi se ka hyrë koha, për arsye se transmetohet nga Suhejl Ibnu Sad Essead (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Njerëzit do të vazhdojnë në mirësi përderisa ta shpejtojnë iftarin.” (Buhariu dhe Muslimi), kurse prej Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me te) transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)të ketë thënë:
“Shpejtoni iftarin dhe vononi syfyrin.” (Hadithi është i vërtet.)
24 - Prej gabimeve: Mos bërja e iftarit nga disa agjërues derisa të mos e përfundon myezini ezanin në mënyrë që të jenë më të sigurt se ka hyrë koha e iftarit e kjo është gabim, mirëpo posa të sigurohet agjëruesi se po e dëgjon ezanin duhet të bëjë iftar dhe kush e shtyn iftarin derisa të përfundoj ezani ai veçse e ka tepruar dhe e ka ngarkuar vetveten e tij me atë çka nuk është e kërkuar prej tij. Prej synetit është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit.
25 – Prej gabimeve: Pakujdesia e disa agjëruesve ndaj lutjeve në iftar. Prej synetit është lutja para iftarit sepse, në këtë ka vlerë të madhe e agjëruesi është prej atyre që nuk u kthehet lutja.
Transmetohet nga Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me te) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë thënë:
“Tre lutje nuk kthehen: lutja e prindit, lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit.” (Ahmedi, dhe e ka saktësuar Albani). Një nga lutjet e transmetuara nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) para iftarit është kjo:
“Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi inshAllah.” (Ebu Davudi hadithi është i vërtetë.)
26 - Prej gabimeve: Preokupimi i disa myslimanëve në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit me blerjen e rrobave dhe ëmbëlsirave duke i humbur kohërat e vlefshme si Natën e Kadrit për të cilën All-llahu i Madhëruar thotë në Kuran:
”Nata e Kadrit është me e mire se njëmijë muaj.”(El Kadr: 3) Pastaj këto sende i preokupojnë edhe ndaj kijamit (namazit të natës). Një çështje tjetër brengosëse ku bien shumica e myslimanëve është dalja në tregje ku humbin me orë të tëra në to, është obligim i jonë pasimi i synetit të Dërguarit, Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili kur ka hyrë në dhjetët ditët e fundit të muajit Ramazan e ka shtrënguar rripin e tij, e ka zgjuar familjen e tij dhe e ka ngjallur natën me adhurimin e Allahut të Madhëruar. Kjo ka qenë tradita e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata).
27 - Prej gabimeve: Frika e disa të sëmurëve nga prishja e agjërimit dhe insistimi të agjërojnë edhe pse me vështirësi. Kjo është gabim, Allahu e ka ngritur vështirësinë nga njerëzit kështu që ia ka lejuar të sëmurit që ta prishë agjërimin dhe ta kompensoj më vonë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.” (El-Bekarah: 185).
28 - Prej gabimeve: Mos përsëritja e ezanit nga disa agjërues si shkak i preokupimit me ngrënien e iftarit, kjo është gabim. Është synet për agjëruesin edhe për të tjerët ta pasojnë myezinin dhe të thonë atë që e thotë ai. Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudrij (All-llahu qoftë i kënaqur me te) se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Kur ta dëgjoni ezanin thoni çka thotë myezini.” (Buhariu dhe Muslimi). Përsëritja e ezanit bëhet duke vazhduar iftarin dhe duke mos e ndërprerë atë sepse, nuk është transmetuar ndalesa për ndërprerjen e ushqimit gjatë pasimit të myezinit dhe përsëritjes së ezanit. Allahu e dinë më se miri.
29 - Prej gabimeve: Mos mësimi i djemve dhe vajzave në moshë të vogël të agjërojnë. Preferohet kalitja tyre me agjërim para hyrjes në moshën madhore dhe të urdhërohen me të në mënyrë që të ushtrohen, e në veçanti ata që i përballojnë agjërimit. Transmetohet prej Rebiia Bintu Meaudh se ka thënë:
“I kemi obliguar fëmijët tonë me agjërim dhe keni përgatitur lodër prej pambuku e nëse ka qarë ndonjëri prej tyre për ushqim ia kemi dhënë lodrën kështu kemi vazhduar deri në iftar.” (Buhariu dhe Muslimi.)
30 - Prej gabimeve: Disa persona i kritikojnë udhëtarin për prishje të agjërimit e kjo është gabim. Udhëtari në Ramazan mund të agjëroj ose të hanë varësisht prej gjendjes se tij fizike dhe gjendja e tij nuk del nga këto tri situata:
1- Atë të cilin agjërimin nuk e mundon, atëherë për të është më
mirë të agjëroj se sa të hanë duke u bazuar në fjalën e Allahut:
“Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.”(El-Bekara: 184)
2- Atë të cilin agjërimi e mundon dhe ai refuzon ta pranoj
lehtësimin, atëherë për të është ma mirë të hanë duke u bazuar në fjalën e Allahut ku thotë:
“Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të veta.”(El-Bekare:286) dhe thotë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Me të vërtet Allahu i Madhëruar donë që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij ashtu siç donë të veprohen urdhrat e Tij”. (Ibn Hibbani dhe Taberaniu në El Kebir) Gjithashtu fjala e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” (Buhariu dhe Muslimi)
3- Nëse nuk bëhet e qartë vështirësia njeriu zgjedh ndërmjet
agjërimit dhe hajes sikurse transmetohet nga Hamza Ibn Amr El Eslemijj i cili ka agjëruar shumë se i ka thënë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) a të agjëroj në udhëtim? E ai i ka thënë:
“Nëse donë agjëro dhe nëse donë ha.” (Buhariu). Shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e kanë qortuar njeri tjetrin për agjërim apo mos agjërim në udhëtim, sikurse transmetohet nga Enes Ibn Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë:
“Kemi qenë në udhëtim me te Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe nuk e ka qortuar agjëruesi atë që ka ngrënë dhe as ai qe ka ngrënë atë që e ka agjëruar.” (Buhariu dhe Muslimi.)
31 - Prej gabimeve: Të hidhëruarit, të nervozuarit e shpejt si dhe bërja e gjesteve të pahijshme në ditët e muajit Ramazan. I takon çdo agjëruesit të punojë me hadithin e të Dërguarit të All-llahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku thotë:
“Agjërimi është mburojë dhe kur ndonjëri prej jush agjëron mos të flas fjalë të shëmtuara dhe mos ta ngritë zërin dhe nëse e fyen dikush at le ti thotë unë jam agjërueshëm.” (Buhariu dhe Muslimi).
Agjërim nuk do të thotë vetëm abstenim nga haja dhe pija por, agjërimi përfshinë agjërimin e gjymtyrëve nga gjynahet dhe agjërimin e gjuhës nga fjalët e këqija dhe largimi nga moralet e këqija.
32 - Prej gabimeve Harxhimi i kohës se vlefshme në ditët e Ramazanit duke ndjekur kuizet satelitore dhe çka i shoqërojnë këto si muzika dhe serialet amorale. Dhe pa dyshim kjo e dobëson imanin dhe i humb agjëruesit shpërblime të mëdha që duhet t’i përfiton në këtë muaj fisnik. Dhe si e ndërron myslimani atë që është më e mirë për të me atë që është më e keqe? Është obligim për myslimanin të kujdeset që tërë kohen e tij ta shpenzon në adhurim ndaj Allahut të Madhëruar, lexim të Kuranit, duke bërë dhikr, lutje, lexim të librave të dobishme, të qëndroj në xhami, të prezanton në ligjërata derisa të korrë shpërblimin në këtë muaj madhështor.
33 - Prej gabimeve: Ngushtimi i disa agjëruesve ta prishin agjërimin në udhëtim e kjo është gabim sepse, për lejimin e prishjes së agjërimit në udhëtim ka aluduar fjala e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
“Me të vërtet Allahu i Madhëruar donë që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij ashtu siç donë të veprohen urdhërat e Tij”.
34 - Prej gabimeve: Shpejtimi gjatë leximit të Kuranit pa meditim dhe drejt lexim me qellim të përfundimit të leximit të tij duke qenë i bindur se kjo çka bën ai është në rregull por, ky është një rrezik shumë i madh sepse, Kurani i ka zbritur Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në Ramazan dhe Allahu thotë në Kuran:
“ Dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.”(El Bekare:4)
Është obligim që Kurani të lexohet ngadalë me vëmendje (tertil) dhe duke medituar në domethëniet e tij.
35 - Prej gabimeve: Anashkalimi i synetit të Itikafit duke pasë mundësi ta bëjnë atë sepse, shumica marrin pushim në këtë kohë mirëpo ata nuk e praktikojnë synetin e Itikafit në xhami.
36 -Prej gabimeve: Frika e disa agjërueseve nga prerja e flokëve apo shkurtimi i thonjve, mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat dhe nga organet gjenitale në ditët e Ramazanit me argumentin se këto gjëra e prishin agjërimin.
Kurse e vërteta është të gjitha këto nuk e prishin agjërimin bile këto janë prej gjërave të lavdëruara për t’i bërë.(mustehab)
37 - Prej gabimeve: Frika i disa agjëruesve prej përpirjes së pështymës në ditët e Ramazanit dhe kjo e detyron të pështyjë shumë me argumentin se nuk donë ta prish agjërimin e tij e gjithashtu në këtë ka edhe shqetësim për myslimanët.
Është e vërtetë se: nuk prish agjërimin gëlltitja e pështymës edhe nëse është shumë apo ndodh shpesh qoftë në xhami apo diku tjetër por, nëse është gëlbazë e trashë nuk duhet ta gëlltis por, ta pështyj në mindil apo të ngjashme me të dhe kjo mos të bëhet me zë që të mos i shqetëson njerëzit përreth tij.
38 - Prej gabimeve: Teprimi i shpëlarjes se gojës dhe hundës gjatë abdesit në Ramazan pa nevojë me arsyetimin se është shumë nxehtë dhe se kjo e zvogëlon të nxehtit. Dijetari Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “I Dërguari i Allahut ka thënë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
“Plotësoni mirë abdesin, fërkoni mirë ndërmjet gishtërinjve dhe lani gojën dhe hundën deri në thellësi përpos kur jeni agjërueshëm.”
Dhe ky është argument se agjëruesi nuk duhet ta teproj në shpëlarje të gojës dhe hundës sepse, me këtë veprim mund t’i shkoj uji brenda në trup dhe ia prish agjërimin.” (Fikhul Ibadat)
39 - Prej gabimeve: Frika i disa të sëmurëve nga astma se nuk lejohet përdorimi i inhalatorit nga frika se e prish agjërimin. Për këtë dijetari Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përdorimi i inhalatorit është i lejuar për agjëruesin pa marrë parasysh se a është duke agjëruar në Ramazan apo jashtë tij sepse, ai nuk arrin në lukth por, arrin deri te gabzherri e i cili hapet për shkak të veçorive të tij e kështu ia mundëson njeriut të marr frymë lirshëm, dhe ai nuk është në esencë sikur haja apo pija.”
40 - Prej gabimeve: Frika e disa agjëruesve nga vendosja e pikave në sy, vendosjes së kremit, pikave në vesh, vendosjes së kënasë apo iktihali (bojë për qepalla) i syve. E vërteta është se këto gjëra nuk e prishin agjërimin dhe sipas mendimit më të vërtetë të dijetarëve janë të lejuara për agjëruesin përpos vendosja e pikave në hundë sepse, këto pika shkojnë në lukth.
Dhe në fund: Kemi bërë përpjekje për sqarimin e disa gabimeve te cilat i bëjnë disa agjëruesit dhe agjërueset. E lusim Allahun qe t’i pranoj nga ne dhe ju veprat e mira dhe të pranoj nga ne agjërimin, kijamin (namazin e natës) dhe të na jep bereqet në veprat tona dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, mbi familjen e tij fisnike dhe mbi te gjithë shokët e tij.