Ibn Xhibrin .. Krenari në këtë botë dhe tjetrën
Kategoritë
Full Description
Ibn Xhibrini .. Krenari në këtë dhe botën tjetër
] Shqip – Albanian – ألباني [
Halid Rosheh
Përktheu: Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ ابن جبرين .. علو في الحياة وفي الممات﴾
« باللغة الألبانية »
أ. خالد روشه
ترجمة : دريتون ليكاي
2009 - 1430
Ibn Xhibrini … Krenari në këtë dhe botën tjetër
Fillimi ..
Prej këtu ishte fillimi. Fshat i vogël i rrethuar nga thjeshtësia dhe nga petku i natyrës dhe që pikturon pllakën e hapave të tij duke mos pas nevojë për ngjyra. Aty ku njeriu nuk shpreson për ndonjë krenari në këtë botë dhe as që shfaqet ndonjë stoli e saj tërheqëse, e as nuk ka lakmi për të garuar për të. Ajo është shkretëtirë e gjerë ku jeta në të e forcon zemrën, shoqërimi i saj pastron shpirtin ashtu që zbehet në zemër vlera e kësaj bote dhe zvogëlohen në shpirt epshet e saj.
Prej këtu filloi ... por i një lloji të përhershëm, të kthjellët dhe të pareshtur, ku synim i tij ishin dija, kuptimi, udhëzimi, e mira, përmirësimi, sqarimi ...
Nga këtu u ushtrua gjuha të fliste të vërtetën nuk kishte as frikë, as hamendje, as turp e as kthim nga fjala e vërtetë dhe publikimi i saj ... Nga këtu u forcua zemra, u zhvillua dhe u rritën botëkuptimet e larta në gjoksin guximtarë. E më pas: shoqërimi i një dijetari ishte shtytje drejt dashurisë për dije, edukata në një familje fisnike e forcoi në rrugën e drejtë dhe në fund vendosmëria e sinqertë përgjatë ngritjes së duarve drejt qiellit...
Rruga..
Rruga e njerëzve të mirë nuk është sikurse rruga e njerëzve tjerë! Ajo është një rrugë që fillohet me vendosmëri të paluhatshme, shoqërohet nga qëllimi i pastër, merr shtytjen për hapat e tij serioze dhe pozitive dhe arrin suksesin nga lutjet e begatshme të melekëve të cilët lëshojnë krahët e tyre në shenjë kënaqësie për zellin dhe punën e tij.
Prej këtu nuk ishte shpirti i të ndjerit, të dashur, i mallëngjyer me diç tjetër sikurse malli i tij për tubimet e dijetarëve dhe mësimet e Kuranit e Synetit. Thyerja e gjunjëve para dijetarëve ishte hobi i tij, hulumtimi për dobitë që rridhnin nga kuptimi i thellë dhe Fikhu ishin ushqimi i tij dhe shoqërimi i dijetarëve ishte derivati i tij drejt piedestalit ...
Përkundër shkallëve të diturisë të cilat i arriti dhe u njoh në to nuk hulumtonte për pozita, poste apo grada ndonjë ditë. Ai mjaftohej prej tyre me më të paktën por, sikur pozitat e larta e kërkonin atë sikur ai që kërkon caktimin e tij, kështu që ngjitej në zemrat e ymetit sikur të dëshironte të prekte retë ...
Armiqësia nuk gjente vend në zemrën njeriut të madh; për këtë e kapluan zemrat me dashurinë e tyre dhe filloi të shpërndante ndaj të gjithëve kuptimet e faljes dhe tolerancës sa që u tretën nga fjalori i tij shkronjat e urrejtjes, armiqësisë apo kuptimet e mospajtimeve dhe ndarjes ...
Por, kjo zemër e mëshirshme kur ishte në pyetje vetëflijimi dhe sakrifica e tij ishte shtytëse për qëndrime të prera dhe të forta në fatkeqësitë e ymetit dhe pozitat e tij të vështira. Të njohura ishin qëndrimet e paluhatshme si: Qëndrimi i tij i paluhatshëm në mbrojtjen e Nënave të besimtarëve dhe Sahabëve të ndershëm përballë ekstremistëve shiit, qëndrimi i paluhatshëm në mbrojtjen e të varfërve të këtij ymeti dhe të vuajturve, qëndrimi i paluhatshëm në të përballurit me degjenerimin dhe ata që përhapin të shëmtuarën, qëndrimi i paluhatshëm në të përballurit me bidatet (risitë) dhe ata që i shpikin si dhe qëndrimi i paluhatshëm në ndihmën e bijve të Palestinës, Irakut e të tjerave ...
Ndarja..
Ndërsa sot po e qajmë, dhe po derdhim mbi varrin e tij lotët më të sinqertë .... Sikurse bota të binte në një pikëllim të thellë. Sikurse gjithësinë ta fundosnin lotët e lënduar dhe sikur zemrat t’i mbështjelle përulja dhe t’i kaplonte dhembja ...
Oj ti gjithësi e gjerë, sot është dita e ndarjes, dhe momenti i humbjes dhe vendtakimi për të qarë.
O ju dhe i varrezave, sa trupa fisnik keni mbuluar? Sa të dashur keni fshehur? Sa të afërt dhe të dashur janë tretur mes jush? Por, i ndjeri jonë sot, o dhe i varrezave, nuk është sikurse çdo i ndjerë dhe i vdekuri ynë nuk është sikurse çdo i vdekur ... Sa e sa trupa e gjak keni mbuluar por, i vdekuri ynë qelizat e tij janë dije dhe vepër, e nga gjaku i tij rrjedh si rrëke mirësia dhe udhëzimi, e gjurmët e tij janë rreze drite dhe xixat e një drite ndriçuese.
Sikur po i dëgjoj rënkimet e rrugës e cila lidh shtëpinë e tij me vendin ku mbaheshin ligjëratat pas ndarjes së tij. Është shtjerrë zëri i lapsit me të cilin shkruante shkronjat dhe shënonte me të fjalët e përjetshme ...
Krenari në këtë dhe botën tjetër ..
Ai është vullneti i lartë hyjnor; refuzoi vetëm se të ngrit lartë zemrat fisnike dhe vepër mirët – (kështu e konsiderojmë e nuk e pastrojmë askënd para Allahut) – dhe t’i madhështon me një përmendje të ëmbël ku në të njëjtën kohë armiku i tyre pret përfundimet e këqija dhe përmendje të shëmtuar.
Le të gëzohet i ndjeri për vitet e tëra që i kaloi në shërbim të librit të Allahut dhe le të poshtërohet armiku i tij për vitet që i kaloi duke mohuar shkrimet e tij dhe duke ia veshur mangësinë atij ...
Le të gëzohet i ndjeri për jetën e shpenzuar në përhapjen e Synetit të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe le të poshtërohet ofenduesi i tij me jetën që e kaloi në mohimin e Synetit dhe ofendimin e Nënave të besimtareve dhe Sahabëve të ndershëm ...
Kjo është krenaria reale .. Jetë në të cilën bindja dhe jeta për një synim të lartë dhe të mjaftuarit e lumturia me dashurinë e Krijuesit, shoqëruesit gjatë rrugës dhe qëndrimi në vlerat dhe parimet e larta ... Dhe në vdekje ku për dijetarët e sinqertë dhe të mirët e vërtetë ekziston begatia e përhershme dhe hija e përjetshme. ( Shejhun e llogarisim prej tyre por, nuk e pastrojmë para Allahut)
Sot është konferencë dhembje dhe takim pikëllimi ku marrin pjesë nxënësit dhe të afërmit, dijetarët dhe thirrësit, të vjetrit dhe të rinjtë ...
Marrin pjesë zemrat para trupave dhe shpirtrat para fjalëve, të gjithë nguten t’ia japin lamtumirën me lutje dhe kërkim me ngulm që ta mëshirojë Allahu me mëshirën e Tij dhe të pranoi nga ai të mirat fisnike dhe t’ia falë gabimet dhe t’ia ... Ai është i mëshirshëm dhe i dashur.