Daveti i të afërmve – program praktik
Kategoritë
Full Description
Daveti i të afërmve – program praktik
﴿ برنامج عملي لدعوة الأقارب ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Dr. Jahja b. Ibrahim El Jahja
Përktheu : Driton Lekaj
2009 - 1430
﴿ برنامج عملي لدعوة الأقارب ﴾
« باللغة الألبانية »
د. يحيى بن إبراهيم اليحيى
ترجمة: دريتون بن راموش ليكاي
2009 - 1430
Falënderimi i takon Allahut të lartësuar dhe paqja e mëshira qofshin për pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata ë ndjekin rrugën e tij, e më pas:
Së pari: Synimet e Programit
1. Zbatimi i urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të) për përkujdesjen ndaj të afërmve.
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ia ka bashkangjitur ruajtjen e raporteve farefisnore adhurimit ndaj Allahut të lartësuar për të treguar rëndësinë e saj të madhe, ashtu siç është transmetuar në hadithin e Amër bin Abese që kur e pyeti të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se me çfarë të dërgoi Allahu? Ai iu përgjigj: “… Me thyerjen e idhujve, përkujdesjen ndaj të afërmve dhe që të adhurohet vetëm Allahu e të mos i bëhet asgjë shok.” (Muslimi dhe Ahmedi)
2. Kërkimi i afërsisë, bëmirësisë dhe të mirave nga Allahu i lartësuar.
Sikur që është transmetuar në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra i cili thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): ”Vërtet Allahu i krijoi krijesat dhe kur përfundoi (krijimin e tyre) u ngrit në mesin e tyre “lidhja Familjare” dhe tha: Kjo është pozita e atij që kërkon strehim te Ti nga këputja e lidhjeve familjare? Allahu i thotë: Po. A nuk je e kënaqur që të përkujdesem për atë që përkujdeset për ty dhe të distancoj atë që të anashkalon ty? Tha: Po. Allahu i tha: Atëherë, kjo të takon ty…” (Buhariu dhe Muslimi)
3. Lakmia për të hyrë në Xhenet. Sikur që është transmetuar nga Abdullah ibn Selami i cili ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) erdhi në Medine njerëzit vërshuan drejt tij. Dhe flitej se: Erdhi i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e tha këtë tre herë. Iu bashkangjita njerëzve të tjerë që ta shikoja, e kur e pashë fytyrën e tij u binda se nuk është nje fytyrë gënjeshtari. Ndërsa fjalët e para që i dëgjova prej tij ishin: ”O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, mbani lidhjet familjare dhe faluni natën kur njerëzit flenë do të hyni ne xhennet të përshëndetur me selam.” (Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Daremiu)
4. Të përfituarit e rizkut, bekimit (bereqetit) në pasardhës dhe të përmendurit për të mire. Ashtu siç transmeton Enesi i cili thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që dëshiron që ti shtohet rizku i tij e ti jipen pasardhës le ti mbajë lidhjet familjare.” (Buhariu dhe Muslimi)
5. Largimi nga dënimi i caktuar për atë që i këputë lidhjet familjare. Allahu i lartësuar thotë: ”A do të bënit ju pabesi e të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet e afërsisë, po t’ju jepej sundimi? Të këtillët janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar. Kështu që Ai i ka bërë ata të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.” (Muhammed: 22,23)
Dhe sikur që ka transmetuar Muhamed bin Xhubejr bin Mut’im se babai i tij, Xhubejri, i ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke thënë: “Nuk do të hyj në Xhenet ai që i këputë lidhjet familjare.” (Buhariu dhe Muslimi)
Dhe hadithin që e transmeton Ebu Bekrete ku thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ”Nuk ka mëkat më meritor që Allahu t’ia shpejtojë dënimin kryesit të tij në këtë botë se bashku me atë që e ka deponuar ndaj tij në botën tjetër se sa zullumi dhe këputja e lidhjeve familjare.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi)
E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyrë që përkujdesen ndaj të afërmve dhe të na furnizoj me ndihmë, drejtësi, durim dhe sukses prej Tij e Allahu është Bujar dhe Fisnik.
Së dyti: Ai që praktikon programin.
Me suksesin nga Allahu, drejtësinë e qëllimin e mirë një person i vetëm ka mundësi që ta zbatoj këtë program por, më mirë dhe më e vlefshme do të ishte sikur këtë ta bënin një grup nga familja, duke u ndihmuar mes vete dhe atë në bazë të aftësisë, mundësisë dhe në pajtim me rregullat islame.
Me anë të takimeve dy javore apo çdo muaj me praktikantët e ketij programi p.sh. ata do të peshojnë punën e tyre me drejtësi e do të analizojnë ndikimin e tyrë te të afërmit me përpikmëri.
Regulla dhe virtyte për Praktikantët:
1. Që t’ia shoqërosh çdo pune që e bën sinqeritetin ndaj Allahut të
lartësuar dhe parreshtur të kërkosh nga Allahu i lartësuar që të dhurojë sukses dhe të hap zemrat e të tjerëve në duart tua. Të jesh me atë që don Allahu i lartësuar kudo qe gjendet duke u munduar gjithnjë të eliminosh çdo gjë që bie ndesh me këtë themel e që është më i shëndoshi, më i dobishmi për zemrën tënde dhe që sjell më së shumti rezultate.
2. Të stolisurit me falje, ndjesë, tolerancë ndaj secilit që ka gabuar ndaj
teje dhe ballafaqimi i tij me bëmirësi. Allahu i lartësuar thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.”(Fussilet: 34).
3. Ta ndiesh gjithmonë se të afërmit e tu janë njerëzit më të afërt për ty
dhe më meritorët për afërsinë tënde dhe sjelljen tënde të mirë. Allahu i lartësuar thotë: “…Por, farefisi i gjakut është më i afërt me njëri-tjetrin dhe ka përparësi (në trashëgimi) në urdhrin e përcaktuar nga Allahu…” (el- Enfal: 75)
Selman ibn Amir ed-Dabij transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Lëmosha ndaj të varfërit është sadakë ndërsa ndaj të afërmit është sadakë dhe afërsi.”(Ahmedi, Ibn Maxhe, Nesaiu dhe Daremiu)
4. Ta kuptosh se mbajtja e lidhjeve familjare është një nga virtytet e
veçanta të çdo besimtari bile një nga virtytet më të rëndësishme. Ashtu si i tha Hadixheja, Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke dashur që ta qetësonte e ta largontë nga ai frikën që e kishte kapluar në momentet e para të shpalljes: ”Kurrsesi, nuk do të të poshtërojë ty Allahu, ngase ti sillesh mirë me farefisin, ..” (Buhariu dhe Muslimi)
Dhe transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thoshte: ”Ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le ta nderon musafirin, ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le ti mbajë lidhjet familjare, ai që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit le të flet mirë apo le të heshtë.”(Buhariu dhe Muslimi)
5. Të jesh shembull për të mirë në të gjitha veprat, sjelljet dhe etikën
tënde me të afërmit e tu bile edhe me të tjerët, duke u larguar nga egoizmi dhe le të mos ketë në sjelljen tënde zbarazëtira që e humbin besimin e tyre te ti. Dhe përkujto Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili nuk u hakmerrë për veten e tij asnjëherë.
6. Le të vërejnë konstruktivitet gjatë bashkëpunimit me ty. T’u dalësh në
ndihme me shpejtësi, të jesh në radhët e tyre nëse e kane me të drejte, të japësh nga autoriteti yt e të ndërmjetësosh për ta dhe të mundohesh që t’ju gjesh zëvendësim nga ato vepra që ti nuk i pëlqen prej tyre.
7. T’i tejkalosh të drejtat e tua personale përballë tyre, bile mundohu që
të shtiresh kinse i ke harruar tërësisht. E prej këtyre të drejtave shpagimi për mbajtjen e lidhjeve familjare ngase ai që kërkon shpagim nuk e ka përmbush obligimin e mbajtjes së lidhjeve familjare. Abdullah ibn Amri transmeton se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ” Mbajtës i lidhjeve farefisnore nuk konsiderohet ai që viziton ata që e vizitojnë prej farefisit por, mbajtës i lidhjeve farefisnore është ai që kur të afërmit e tij ndërpresin vizitën e tij ai megjithatë i mban lidhjet farefisnore.” (Buhariu)
Dhe Ebu Hurejra transmeton se një njeri ka pyetur: ”O i Dërguar i Allahut unë kam te afërm që i mbaj lidhjet familjare ndërsa ata i këpusin, u bëj mirë atyre e ata ma kthejnë me të keq, ua fal atyre por ata e megjithatë më bënë të padrejtë? I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i tha: “Nëse është ashtu si thua, atëherë sikur të hanë zall të nxehtë (përngjasim i dhembjes së e ndiejnë nga bëmirësia e tij përkundër sjelljeve jo të mira prej tyre). E ti nuk do të vazhdosh kështu e që mos ta kesh me vete nga Allahu një ndihmës.”(Muslimi)
8. Rruga është e gjatë dhe durimi është i mirë, armatos veten tënde me
optimizëm, i hap vetes tënde derën e shpresës ngase, rruga është e gjatë. Nuhi (paqja e Allahut qoftë mbi të) qëndroi 950 vite duke e thirrë popullin e tij, si dhe i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Unë shpresoj që Allahu nga pasardhësit e tyre të nxjerrë të tillë që e adhurojnë vetëm Allahun”.
9. Ta menjanosh elementin e pesimizmit nga përmirësimi i tyre ngase,
atëherë kur të futet dyshimi në përmirësimin e tyre veç e ke gjykuar veten me dështim qysh në fillim.
10. Mos e lidh dështimin apo mossuksesin me ta ngase kësisoji do të
humbësh elementin e vlerësimit, përmirësimit dhe zhvillimit të vetes sate dhe nuk do të mundesh që të kontrollosh hapat që ke ndjek dhe sjelljen tënde ndaj tyre. E ja ky është Pejgamberi i Allahut, Nuhu (paqja e Allahut qoftë mbi të) në këshillimin e popullit të tij i përdori të gjitha metodat e nuk u ndal te një nga ato e veqantë derisa e shpalli devijimin dhe dështimin e popullit të tij. Allahu i lartësuar thotë: “5. Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. 6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. 7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. 8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. 9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi". 10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; 11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, 12. ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. 13. Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? 14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.” (Nuh: 5 – 14)
11. Rëndësia e vendosjes së synimeve të programit që të mundësohet
kontrollimi dhe përcjellja e tyre në mënyrë që të dihet masa e suksesit apo mangësisë si dhe të dihen shkaqet e dobësisë dhe mangësive.
12. Të kërkuarit ndihmë nga Allahu i lartësuar gjatë edukimit të tyre dhe
të lutesh për ta në çdo rast e sidomos në kohët kur pranohen lutjet apo në kohët e vendet e vlefshme.
13. Kujdesi i madh - dhe atë para çdo gjëje - për të përfituar dashurinë e
tyre me të gjitha metodat me të cilat është i kënaqur Allahu i lartësuar.
14. Të përmbajturit e metodës së mirë, fjalës së bukur, buzëqeshjes,
fytyrëqeltësisë gjatë takimit me ta dhe të luturit për ta. Fjala e bukur është sadakë (lëmoshë), të buzëqeshurit në fytyrën e tyre është sadakë dhe fytyrëqeltësia është sadakë.
15. Vizita e tyre, pyetja për gjendjen e tyre, të telefonuarit e tyre, e prej
asaj që ndihmon shumë në këtë është të veçuarit e një dite, p.sh.: Dita e Premte.
16. Shoqërimi i tyre në disa udhëtime si: Umreja, Haxhi apo shëtitje dhe
duke përballuar atë që nuk të përshtatet prej zakoneve apo sjelljeve, ngase ata janë që më së shumti e meritojnë këtë nga të tjerët.
17. Shoqërimi i tyre në gëzimet, pikëllimet, festat dhe veprat e lejuara
duke u kujdesur që të mos e teprosh e të nënvlerësohesh apo të të dobësohet personaliteti.
18. Të sillesh mirë me fëmijët dhe te lozësh me ta ngase ky është një moral
i lartë Pejgamberik. E kjo është është edhe një metodë e lehtë për të përfituar dashurinë e familjeve të tyre.
19. Të llogariturit e shpërblimit nga Allahu i lartësuar dhe te qenit i
sinqertë në këtë vetëm për Allahun duke mos pritur falënderim nga askush prej tyre.Bile prej Përgatitjes shpirtërore me këtë rast siç thotë Ibn Hazmi: ”Të pritësh përballë bamirësië sate, zullumin, armiqësinë dhe keqbërjen ndaj teje. Ngase ti me këtë rast i realizon dy qëllime: që të jetë mundi dhe mirësjellja ndaj farefisit për Allahun e lartësuar dhe që të mos frustrohesh dhe shqetësohesh kur nuk shpërblehesh me të mirë.
Së treti: Mjetet për zbatimin e Programit
a) Takimet e tubimet e përgjithshme:
1. Përcaktimi i takimeve familjare pas këshillimit me ta, p.sh: çdo dy javë,
për ata që janë në të njëjtën lagje, çdo muaj për ata që janë në të njëjtin qytet apo takim vjetor për ata që janë të shpërndarë nëpër qytete.
2. Luftimi i teprimit në shpenzime dhe eliminimi ndjenjës së obligimit për
të harxhuar dhe atë duke filluar praktikantët që gjatë thirrjes të shfaqin thjeshtësine në mikpritje që të jenë shembull për ta dhe duke treguar se gjëja e parë që duhet eliminuar është eliminimi i ndjenjës së obligimit për të shpenzuar mes farefisit dhe të afërmve. Ngase atëherë kur ndonjëri nga ata fillon të teprojë në shpenzime në mikpritje ky është fillimi i dështimit të takimeve.
3. Ngjallja e shpirtit të njohjes dhe te bërit me dije rëndësinë e saj në
realizimin e lidhjeve familjare. Dhe të interesuarit për gjendjen e tyre në përgjithësi duke mos hyrë në hollësi apo atë që i ngushton ata.
4. Përkujtimi i rëndësisë së mbajtjes së lidhjeve familjare dhe vlerës së saj
në të gjitha takimet duke treguar shembuj e tregime nga të parët tanë të devotshëm e njerëzit e mirë që tregojnë interesimin dhe kujdesin e tyre ndaj të afërmve.
5. Respekti i veçantë ndaj të vjetërve të familjes, nderimi i tyre dhe dhënia e
mundësisë që të flasin dhe pjesëmarrin duke përfituar nga udhëzimet, eksperienca dhe përvojat e tyre në jetë.
6. Stolisja e këtyre takimeve familjare me tregime të bukura, anekdota të
lejuara dhe shaka të lehtë.
7. Përgatitja e garave të lehta e të shkurta dhe zhvillimi i tyre gjatë
takimeve duke dhënë shpërblime të menjëhershme për ata që përgjigjen saktë, duke u kujdesur për pjesëmarrjen e fëmijëve në to.
8. Përpjekja për përfitimin e pëlqimit dhe pjesëmarrjes së tyre ne punë
bamirëse të vazhdueshme qoftë edhe me shuma të vogla – për shkak të mundësisë së ftohjes së tyre. Këto punë bamirëse duhet të jenë si ura lidhëse mes tyre por, duhet ikur ngushtimit të ndonjërit prej tyre apo insistimit. Bile atëherë kur sheh në fytyrat e tyrë shenjat e pakënaqësisë tërhiqu nga e tërë kjo.
b) Të bërit e një regjistri familjar të telefonave
Dhe atë nëpërmjet një formulari që përmban: Emrin e plotë, punën, adresën ku banon, numrat e telefonit dhe numrin postal. Pastaj botimi tij në një formë të mirë duke u kujdesur që në ballinë të tij të vendosen disa shkrime që nxisin në mbajtjen e lidhjeve familjare, vlerën e faljes së gabimeve dhe sqarim se mbajtës i lidhjeve familjare është ai që e viziton atë që nuk e viziton.
c) Revista Familjare
Shkruarja e dy faqeve apo më shumë duke e emërtuar revistë, buletin apo lajmet e familjes (së filanit) dhe duhet që të jetë mujore, periodike apo vjetore sipas mundësisë dhe duhet që të përbëhet nga shtyllat vijuese:
Rëndësia e mirësjelljes ndaj farefisit, shënimi i biografisë së një pjesëtari të shquar të familjes nëse gjendet, intervistë me ndonjë nga pjesëtarët e saj, të shkruajnë pjesëtarët e familjes, faqja e gruas, faqja e fëmiut, lajmet e familjes: Për atë që ka lindur, ndonje sukses i korrur apo punësim në ndonjë punë, për ndonjë të sëmurë apo të shëruar pastaj, një rezyme e cila përmban ca porosi.
d) Dhuratat:
Prej shkaqeve të forcimit të lidhjeve familjare dhe eliminimit të urrejtjes, e dashurisë së përhershme është dhurimi i ndërsjellë i dhuratave edhe nëse janë simbolike mes pjesëtarëve të familjes. Këtu do t’i përmendim disa dhurata të dobishme për familjen në tërësi. Ndërsa sa i përket rasteve të veçanta secili e dinë më së miri se çka i përshtatet shokut të tij.
1. Abonimi pët ta në një revistë islame që iu kushtohet çështjeve islame si
p.sh: revista “Familja”(e cila botohet nga organizata “El-Wakf El-Islamij” me qendër në Holandë) apo revista “Motrat”.
2. Abonimi në një revistë për fëmijë si p.sh.: “Sinan”
3. Disa broshura e kaseta të dobishme për të gjithë si dhe për gratë, të rinjtë
apo fëmijët.
4. Kalendarë dhe tabela shkollore duke i shkruar disa këshilla në to.
Për të gjitha këto duhet të zgjidhen kohët e duhura, duke shfrytëzuar festat si bajramet, haxhi edhe disa pushime dhe të shfrytëzohet dërgimi me postë nëse nuk është i mundshëm takimi.
dh) Kuizet Kulturore
1. Kuize për të gjithë apo për të rinjë, gra apo fëmijë. Kuizi duhet të jetë i
përgjithshëm apo i përcaktuar në një revistë prej revistave apo në një libër, p.sh: libri “Mosrespekti i lidhjeve Familjare” i Muhamed bin Ibrahim el-Hamed, libri “Ndalesa ndaj të cilave janë të pakujdesshëm shumë njerëz” i Muhamed Munexhidit, ”Mosrespekti ndaj Prindërve” i Muhamed bin Ibrahim el-Hamed, libri “40 këshilla për përmirësimin e shtepive” i Muhamed el-Munexhid, libri “Pengesa përgjatë Rrugës” i AbdulMelik el-Kasim, ”Program praktik në Edukimin e Familjes”.
Ose të jetë garë në ndonjë kasetë si p.sh: ”Thirrje për të menduar” të Alij el-Karnit, ”Porosi Profetike” të Muhamed el-Muhtar Esh-Shenkiti, ”Të Privuarit” të Ibrahim ed-Duvejish si dhe “Të rinjtë – dhembje e shpresë” e tij gjithashtu.
2. Mund të jenë kuizet mujore apo jubilare duke patur parasysh kohët e
festave e sidomos kohën e Ramazanit e të Haxhit.
3. Më mirë është që vendi i përgjigjes të jetë në të njëjtën letër dhe
gjithashtu të përmenden shpërblimet në letrën e përgjigjeve që të jetë nxitje në zgjidhjen e pyetjeve.
Të mblidhen përgjigjet në takimin e ardhshëm apo të dërgohen në postën e atij që është përgjegjës për këtë.
4. Të shpallen emrat e fituesve në revistën e familjes.
e) Përpjekja për zgjidhjen e problemeve të tyre
Prej asaj që e forcon mirësjelljen ndaj farefisit, e zgjatë dashurinë, e përforcon lidhjet familjare është përpjekja për t’ua zgjedhur të afërmve problemet e tyre qofshin ato të përgjithshme apo individuale, dhe atë:
1. Të kujdesesh për t’i pajtuar nëse ndodhë ndonjë mospajtim dhe të
ndihmohesh në këtë me njerëzit e ditur, fetarë, të urtë e të mençur prej familjes dhe preferohet që të formohet një komision pajtimi brenda familjes për këtë çështje.
2. Të kujdesesh për borxhet e tyre dhe atë duke ju ndihmuar për t’i kthyer ato me ndihmën e bëmirësve dhe edhe më e mirë është të udhëzohen për kthimin e tyre duke i ndarë pjesërisht nga paga e tyre apo t’ju ndihmosh për t’i tabelizuar borxhet apo planifikimi i një programi për kthimin e tyre. Që të mos shëndrrohen në të varur nga të tjerët dhe të jetojnë me ndjenjën e inferioritetit ndaj të afërmve të tyre.
3. Bashkëpunimi me të rinjtë në familje dhe përpjekja për t’i zgjedhur
problemet e tyre, njohja e dobësive dhe shërimi i tyre gjithashtu njohja e vendeve të forcës dhe mbështetja e tyre dhe kanalizimi i tyre në sferën e përmirësimit.
4. Përpjekja për të zvogëluar vitet e fëmijërisë te të rinjte dhe martesa e tyre në fillim te rinisë dhe të bërit me dije familjes se djali e arrin moshën e pjekurisë në moshën 15 vjeçare e pse atëherë të shtyhet martesa deri pas moshës 20 vjeçare duke u argumentuar se është ende i vogël.
5. Të kujdesurit për jetimët dhe të vejat dhe të qëndruarit me ta në të gjitha rastet e nevojshme dhe t’ju shfaqim dashuri e respekt për të gjithë ata dhe atë duke i thirrur në të gjitha ceremonitë dhe duke u kujdesur për edukimin dhe arsimimin e jetimëve.
5. Të kujdesurit për të shkurorëzuarat, të vejat dhe të rejat për t’i martuar
ato me atë që ju përshtatet nga burrat.
6. Përpjekja për t’i gjetur punë të përshtatshme atij që nuk ka punë. Duke e
ndihmuar që të përfitojë aftësi administrative dhe teknike që e aftësojnë për punë.
7. Ndihma e nxënësve me aftësi të kufizuara në mësim duke iu caktuar dikë
që mëson me të.
f) Udhëzimi, përkujtimi, këshillimi, mësimet e shkurtra në pajtim me rregullat e mëpasme.
1. Kujdesi nga përfolja e të këqiave apo gabimeve që ndodhin nga
ndonjëri prej tyre.
2. Zgjedhja e shansave të përshtatshme për përkujtim, se jo çdo herë të
hapen ty zemrat e të dëgjojnë veshët dhe përkujto fjalën e atij të Urtit: “Folu njerëzve përderisa i sheh ata se si të dëgjojnë me veshët e tyre dhe të përcjellin me shiqimin e tyre e nëse sheh prej tyre mërzi dhe zbehje ndalu.”
3. Të përvetësuarit e mirë të asaj që dëshiron ta tregosh ngase dyshimi
dhe hamendja i bën ta humbin besimin në ty.
4. T’i shoqërosh fjalët e tua me argumente fetare dhe shkencore gjatë
çdo diskutimi dhe të kesh kujdes nga të folurit pa dije.
5. Fjalët dhe fetvatë mbështeti ne fjalët e dijetarëve që të mos e kuptojnë prej teje që ky është mendimi yt dhe zgjedhja jote me këtë rast.
6. Tregimi i rasteve dhe shembujve dhe tregimi i dëshmive bindëse dhe reale dhe te kesh kujdes nga hiperbolizmi i shembujve dhe anekdota.
7. Mos u thello në diskutimet për gjërat ë mund të komentohen në shumë mënyra dhe për të cilat ndryshojnë qëndrimet dhe janë të mundshme për tu pranuar apo refuzuar si dhe tolerohet në to mospajtimi.
8. Hapja e mundësive për diskutime individuale dhe durimi i kundërshtarit çfarëdo qoftë kundërshtimi i tij dhe dëgjimi i tij derisa ta përfundon mendimin e tij e me këtë rast përkujto rastin e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me Utbe bin Rebian i cili e akuzonte atë me akuza nga më të ndryshmet e Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e tthërriste me llagape të mira, sillej butë me të dhe i hapte mundësinë që ta plotësonte fjalimin e tij nëse kishte të shtonte diçka, dëgjoje atë se si i thonte: ”A e kreve o Ebul- Velid”
9. Të kesh qëndrim të mençur përballë disa ngacmimeve të cilat i hedhin disa mendjelehtë në këto tubime.
10. Përpiqu të mos ashpërsohet diskutimi në çfarëdo rasti qoftë, bile mundohu që ta përfundosh bisedën me edukatë dhe mos e ndërprej përfundimisht bisedën për atë çështje duke lënë hapësirë që ti ktheheni prapë asaj bisede në të ardhmen e të mbesin urat lidhëse mes juve të shëndosha.
11. Përpjekja e futjes së elementeve tërheqëse jashtë familjes për të thyer monotoninë, nëse nuk shkakton kjo hapjen e derës për futjen e të tjerëve që nuk janë të mirëseardhur në rrethin familjar, sikur që thuhet: “Njerëzit më asketë në botë me dijetarin janë të afërmit e tij.”
Së katërti: Probleme dhe Zgjedhja e tyre
Dallojnë familjet në llojllojshmërinë e problemeve dhe sasinë e tyre dhe sferën e përfshirë nga to dhe a është ajo dukuri apo problem individual. Ata që e praktikojnë programin duhet që ta kenë parasysh këtë e nuk duhet t’i shërojnë problemet individuale si të ishte dukuri në familje ngase, kështu ndihmojnë në përhapjen e saj dhe vepruesi i saj ndihet më i lehtë kur e din se ka dhe të tjerë që e bëjnë të njëjtën bile më parimore është që edhe dukuria të hulumtohet si një rast individual, tepër i ngushtë dhe se ndoshta ajo është prezente në familje ngase, me këtë e rrisim të keqen e saj tek ai që e vepron dhe turpërohet nga ajo.
E më pas do t’i përmendim disa nga këto probleme duke i propozuar edhe disa metoda për zgjedhjen e tyre.
E para: Problemi i përzierjes mes grave e burrave në disa familje.
Prej metodave për shërimin e tij:
1. Sqarimi se turpi është morali më i mirë i gruas dhe ai është shkaku që e ngjall te ajo një shpirt të qetë.
2. Të përmendurit e argumenteve nga Kurani dhe Syneti për ndalimin e përzierjes dhe të folurit për dore me gratë që nuk i ka mahrem.
3. Rrëfimi i tregimeve të vërteta që flasin se si përzierja mes grave e burrave ka qenë shkaktar i disa krimeve morale si: vrasje, armiqësi, këputje të lidhjeve familjare dhe shëmtim në qarqet zyrtare duke u kujdesur që të jenë raste të vërteta që të mos jene derë për të zemër sëmurët që t’i mohojnë dhe ta humbin reputacionin tënd pa e vërejtur t’i fare.
4. Të sqarosh se dashuria, dinjiteti, respekti, vlerësimi i drejtë do mbeten derisa të jenë turpi dhe mbulesa.
5. Përpjekja që të binden kujdestarët e familjeve për përfundimin dhe pasojat e këqija të përzierjes duke u munduar që t’i përfitosh të qëndrojnë përballë atyre që mundohen ta reklamojnë, thërrasin dhe janë tolerantë ndaj kësaj çështjeje duke mos u përçarë me ta por, të veshësh petkun e mallit për ta, butësisë dhe mëshirës.
6. Ngjallja e xhelozisë te të rinjtë dhe të rejat e familjes që të
përvetësojnë turpin dhe të kundërshtojnë përshëndetjen dorë më dorë dhe përzierjen me jo mahremët.
E dyta: Problemi i mediave shkatërruese si sateliti e të tjera:
Prej metodave të shërimit të këtij problemi:
1. Ngjallja e shpirtit të krenarisë me fenë dhe kulturën tonë Islame.
2. Sqarimi i bankrotimit të kulturës perëndimore dhe synimeve të saja në eksportimin e anëve të ulëta dhe negative të saj dhe kundërshtimin e saj ndaj natyrshmërisë njerëzore.
3. Sqarimi i rrezikut të kanaleve satelitore në aspektin e sigurisë, atij fetar dhe kulturor.
4. Gjetja e zëvendësimeve të përshtatshme sikurse programet e kompjuteristike dhe sqarimin e dobive të saja arsimore dhe edukative.
5. Përgatitja dhe shpërndarja e një pyetësori te pjesëtarët e familjes për të nxjerrë në pah dëmet e tyre ndaj moralit dhe çështjeve të tjera. Dhe nxjerrja e rezultateve me statistika.
E treta: Problemi i devijimit të disa të rinjve.
Prej metodave të shërimit janë edhe këto:
1. Të mundohemi të mblidhemi me të rinjtë fetarë të familjes për t’i studiuar llojet e devijimit, shkaqet e tyre dhe metodat për shërimin e tyre.
2. Të mundohen të bëjnë takime periodike me të rinjtë e familjes. Në fillim në këto takime duhet të mbizotëron ana e e shakasë dhe lojërave të lejuara nëse shumica e tyre nuk janë fetarë.
3. Përforcimi i besimit të tyre në Allahun e lartësuar dhe mbjellja e frikës, shpresës, dashurisë dhe madhërimit të Tij në shpirtrat e tyre. Duke i bërë që të meditojnë në krijesat e Allahut dhe në veten e tyre. Është mirë të shikohet së bashku ndonjë shirit video rreth gjithësisë apo krijimit të njeriut ashtu që të bëhet e qartë dobësia e kësaj krijese dhe forca e madhështia e Krijuesit të lartësuar.
4. Lidhja e tyre me Ditën e Fundit dhe përkujtimi i tyre me shenjat e Kiametit dhe gjendjet në Ditën e Kiametit.
5. Ngjallja e shpirtit të xhelozisë dhe krenarisë te ta qoftë edhe nëpërmjet shikimit të ndonjë shiriti video për masakrat ndaj myslimanëve në duart e krishterëve dhe jehudive.
6. Përkujtimi i tyre me trimërinë dhe fitoret e myslimanëve ndaj armiqve të tyre.
7. Sqarimi i frikës së udhëheqësve të kufrit ndaj të rinjve besimtarë që janë të kapur për fenë e tyre.
8. Ngjallja e besimit të miqësisë për besimtarët (el Vela) dhe armiqësisë ndaj pa besimtarëve (el Bera).
E katërta: Problemi i udhëtimit jashtë vendit.
E prej metodave të shërimit të këtij problemi janë si vijon:
1. Sqarimi i rreziqeve në aspektin e sigurisë dhe shëndetësor për pjesëtarët e familjes ...
2. Sqarimit e pasojave të këqija për moralin, besimin në mënyrë që fiket gaca e besimit të armiqësisë ndaj pa besimtarëve.
3. Përmendja e pasojave të këqija të shkapërderdhjes së pasurisë qoftë pasojave fetare apo edhe jetësore dhe se përfituesi i vetëm prej këtyre parave janë armiqtë e tonë.
4. Tërheqja e tyre drejt turizmit vendor dhe hulumtimi për vende tërheqëse dhe vizita te projekte apo vende të veçanta të cilat ndoshta nuk i dinë.
5. Bërja e një formulari për numërimin e pikave pozitive dhe negative të udhëtimeve të jashtme dhe nxjerrja e rezultateve.
6. Sqarimi i synimeve të perëndimit nga reklamat e tyre turistike.
7. Përhapja e librit: “Udhëheqësit e perëndimit thonë: Shkatërroni Islamin dhe asgjësoni pjesëtarët e tij.”
Dhe paqja e mëshira e Allahut qofshin për pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.