Fetva rreth Sexhde Et Tilave
Kategoritë
Full Description
Fetva rreth Sexhdetu Et Tilave
﴿ فتاوى في سجود التلاوة﴾
] Shqip – Albanianألباني - [
Dr. Abdullah b. Abdurr Rrahman El Xhibrin
Përktheu : Driton Lekaj
Redaktoi : Një grup thirrësish
2009 - 1430
﴿ فتاوى في سجود التلاوة﴾
] Shqip – Albanianألباني - [
د. عبد الله بن عبد الرحمن الجبرين
ترجمة: دريتون ليكاي
مراجعة: محموعة من الدعاة
2009 - 1430
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe paqja e mëshira qofshin për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
E në vijim:
Dr. Tarik b. Muhamed b. Abdil-lah El Huvejtir mi ka paraqitur disa pyetje të cilat lidhen me Sexhdetu Et- Tilave, dispozitat, kushtet dhe atë që është thënë për të.
Unë iu përgjigja shkurtimisht që t'i përshtatet masës së gjerë por, edhe atyre që kanë dije.
Ia kam lejuar atij që ta përmirësojë dhe ta boton si dhe të përkujdeset për botimin dhe shpërndarjen e tij. Ai ka të drejtë për sa i përket titullit dhe botimit të saj.
E ka thënë dhe shkruar: Abdullah b. Abdurr Rrahman El Xhibrin
Anëtar i pensionuar i Komisionit për Fetva.
Dispozita për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.1:
Cila është dispozita për Sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Sexhdeja e Tilaves (Sexhdeja e cila bëhet me rastin e leximit të disa ajeteve në Kuran ku përmendet sexhdeja) është synet i fortë por, nuk është obligim. Qoftë nëse themi se është namaz apo adhurim i pavarur. Dhe është e preferuar për atë që lexon dhe dëgjon me vëmendje dhe jo vetëm për atë që e dëgjon.
Shumica e dijetarëve[1] thonë se sexhdetu Et Tilave është synet i fortë ndërsa Ebu Hanife[2] thotë se është vaxhib (obligim) por, nuk është farz(obligim i prerë). Është vërtetuar se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka lexuar një ditë kaptinën “En Nahl" në minber dhe kur erdhi te ajeti i sexhdes zbriti poshtë dhe bëri sexhde e edhe njerëzit bënë sexhde. Kur erdhi xhumaja e ardhshme prapë e lexoi ajetin e sexhdes dhe tha: “O ju njerëz, ne po kalojmë një ajet të sexhdes e ai që bën sexhde ia ka qëlluar, e ai që nuk e bën atë atëherë nuk ka mëkat." E në një shprehje tjetër: “Allahu nuk na e obligoi neve sexhden përveç nëse dëshirojmë ne."[3] (Buhariu)
E Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Zejd b. Thabiti se ka thënë: “Ia kam lexuar Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) kaptinën En Nexhm dhe nuk ka bërë sexhde."[4]
Për këtë Sexhdetu Et Tilave është e preferuar (mustehab) dhe synet i fortë. Ai që e kryen sexhden e ka shpërblimin për këtë ndërsa ai që nuk e bën nuk ka mëkat.
Pastërtia dhe kthimi drejt kibles për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.2:
A kushtëzohet gjatë kryerjes së Sexhdetu Et Tilaves pastërtia dhe të kthehemi drejt Kibles?
Përgjigja:
Ajo që dihet nga Imam Ahmedi[5] është se Sexhdetu Et Tilave është namaz për këtë obligohet kryesi i saj me atë që obligohet për ta kryer namazin. Qoftë ajo mbulimi i pjesëve të turpshme, kthimi drejt Kibles, marrja e tekbirit gjatë uljes dhe ngritjes dhe selami edhe pse për disa nga këto ka mospajtim. Disa nga dijetarët e kanë lejuar të merret tejemmum nëse lexon ajetin e sexhdes ose e dëgjon atë dhe nuk ka abdes.
Disa dijetarë tjerë si Shejhul Islam Ibn Tejmije[6] mendojnë se Sexhdetu Et Tilave është sexhde falënderimi dhe jo namaz ngase më së paku ë quhet namaz është një rekat i plotë sikur që është në Vitër. Kësisoj një pjesë e saj nuk quhet namaz si dhe kjo Sexhde ndodh rastësisht dhe është e vështirë për njeriun të jetë gjithmonë me abdes.
Ky mendim është më i afërt kështu që i lejohet atij që nuk ka abdes të bëjë sexhden dhe i lejohet atyre që janë në një hallkë të madhe të bëjnë sexhde edhe nëse ndonjëri është i kthyer me shpinë kah kibla për shkak të vështirësisë që të kthehen të gjithë drejt kibles.
Lutjet e posaçme për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.3:
Cila është lutja e cila thuhet me rastin e Sexhdetu Et Tilave brenda dhe jashtë namazit dhe a lejohet të mjaftohemi me këtë lutje dhe të mos themi “Subhane rabbijel A'la"?
Përgjigja:
Janë transmetuar lutje të posaçme për Sexhdetu Et Tilave apo lutje të përgjithshme për Sexhdetu Et Tilave dhe për sexhden e namazit, e prej tyre:
Ajo çka transmeton Ebu Davudi[7] dhe të tjerët[8] se thotë: “ O Zoti im, për Ty bëra sexhde, Ty të kam besuar, Ty të jam nënshtruar, te Ti jam mbështetur. Fytyra ime i bën sexhde Atij që e ka krijuar dhe formësuar, Atij që ka krijuar dëgjimin dhe shikimin, me forcën dhe fuqinë e Tij. I lartë madhëruar qoftë Allahu, krijuesi më i mirë. O Zoti im, më shëno mua shpërblim për këtë sexhde, më fal mua një mëkat për të dhe deponoje atë për mua. O Zoti im, pranoje atë nga unë sikur që e ke pranuar nga robi yt, Davudi për të dhe për Pejgamberin tonë qoftë paqja dhe mëshira e Allahut.
Këto lutje i ka përmendur Ibn Kajjimi në “Zadul Mead"[9] dhe librat e tjerë.
Është mirë ta fillojë sexhden e tij me “Subhane rabbijel A'la" qoftë edhe njëherë për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): “Thuajeni këtë në sexhden tuaj".[10]
Gjithashtu i takon të shtojë prej lutjeve që i përshtaten atij.
Sexhdeja e sures “Sad"
Pyetja nr.4:
A bën sexhde te ajeti ku përmendet sexhdeja në kaptinën “Sad"?
Përgjigja:
Ajo që është e njohur është se kjo sexhde nuk është nga sexhdet e preferuara të kryhen. Ebu Davudi[11] transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Sexhdeja e Sad nuk është prej sexhdeve të preferuara të kryhen por, e kam parë Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke bërë sexhde në të."
Si dhe ka transmetuar nga Ebu Seidi[12] se ka thënë: “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka lexuar duke qenë në minder dhe kur ka ardhur te ajeti i sexhdes ka zbritur dhe ka bërë sexhde dhe edhe njerëzit e kanë bërë. Në një ditë tjetër e ka lexuar dhe kur ka arritur te ajeti i sexhdes njerë janë bërë gati të bëjnë sexhde atëherë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: Ajo është pendim i një pejgamberi por, iu pashë se ishit bërë gati të bënit sexhde por, zbriti dhe bëri sexhde dhe njerëzit bënë gjithashtu."
Nesaiu[13] transmeton nga Ibn Abasi se ka thënë: “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka bërë sexhde me leximin e ajetit të Sad dhe ka thënë: Davudi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e ka bërë në shenjë pendimi ndërsa ne e kryejmë në shenjë falënderimi."
Disa Sahabë janë argumentuar s për ligjshmërinë e sexhdes me rastin e leximit të ajetit në të me fjalën e Allahut: “..andaj ti merri shembull në udhëzim .." (El Enam: 90) D.m.th. janë argumentuar me urdhrin nda Pejgamberit ... që të pason Pejgamberet e përmendur në ajetet e mëparshme e në mesin e tyre është përmendur Davudi. Dhe sipas kësaj kjo sexhde është sexhde falënderimi dhe preferohet të kryhet jashtë namazit.
Sexhdetu Et Tilave për të gjithë ata që e dëgjojnë Kuranin?
Pyetja nr.5:
A obligohet me Sexhdetu Et Tilave çdokush që e dëgjon Kuranin meq vëmendje?
Përgjigja:
Sexhdetu Et Tilave është synet dhe vepër eq mirë por, nuk është obligim. Është transmetuar nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se e ka përmendur se ata e lexojnë ajetin e sexhdes e kush të donë bën sexhde e kush të donë e lë atë si dhe ka treguar se nuk na është obliguar, d.m.th. nuk është vaxhib.[14]
Dijetarët kanë përmendur se sexhdeja është e preferuar për lexuesin dhe dëgjuesin me vëmendje e jo edhe për dëgjuesin kalimtar. Dallimi është se dëgjuesi me vëmendje është ai që hesht për të dëgjuar leximin e Kuranit dhe e përcjell lexuesin si dhe mediton rreth asaj çka e dëgjon prej leximit e me këtë rast nëse bën sexhde lexuesi bën sexhde edhe dëgjuesi i vëmendshëm e nëse nuk bën sexhde lexuesi atëherë nuk bën sexhde as dëgjuesi i vëmendshëm, sepse ai është në pozitën e me'mumit (atij që falet pas imamit).
E dëgjuesi i thjeshtë është ai që e dëgjon leximin nga larg dhe nuk e përcjell leximin e as nuk heshtë kur lexohet e për këtë nuk është i preferuar sexhdeja por, nëse bën sexhde s'ka gjë sidomos nëse dëgjon ajetin dhe sexhdes dhe e sheh lexuesin se ka bërë sexhde pas leximit të saj edhe qoftë se është duke ecur apo i zënë me diç tjetër pos dëgjimit.
Sexhdetu Et Tilave është adhurim i pavarur
Pyetja nr.6:
Nëse njeriu e përsërit një sure për ta mësuar përmendësh dhe në të ka ajet të sexhdes a duhet ta kryen sexhden gjatë çdo leximi?
Përgjigja:
Kjo i preferohet atij, ngase Sexhdetu Et Tilave është adhurim i pavarur, dhe është vepër e mirë dhe ibadet si dhe sexhdeja vepra më e mirë e namazit për këtë edhe ka mundësi të bëjë ibadet me të në mënyrë të pavarur si sexhdetu et Tilave dhe sexhdetu esh Shukr (sexhdeja në shenjë falënderimi për ndonjë të mirë që të ka ndodhur).
Megjithatë ajo është e preferuar dhe jo obligim e nëse i vjen lexuesit vështirë atëherë mjaftohet me një sexhde qoftë herën e parë apo pas saj. Kësisoj bën edhe nëse bën sexhde dy herë: d.m.th në fillim të leximit dhe në fund të tij. Për këtë nuk ka ndonjë përkufizim të caktuar.
Sexhdetu Et Tilave në kohën kur ndalohet namazi
Pyetja nr.7:
A e bën Sexhdetu Et Tilave në kohën kur ndalohet falja e namazit?
Përgjigja:
Dijetarët kanë mospajtim për Sexhdetu Et Tilave, a është namaz apo jo? E ndoshta më e zgjedhur është se nuk është namaz sikurse e ka zgjedhur këtë edhe Shejhul Islam Ibn Tejmije[15] – Allahu e mëshiroftë – e sipas këtij mendimi atëherë nuk ka pengesë nëse e kryejmë sexhden në kohët kur ndalohet falja e namazit. Ngase ndalesa përfshinë kuptimin e namazit për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): “Nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli dhe nuk ka namaz pas namazit ët sabahut derisa të lindë dielli."[16]
Kuptimi i namazit bie për atë që përmban qëndrim në këmbë, ruku dhe sexhde e vetëm një sexhde nuk quhet namaz sikurse sexhdetu Esh Shukr dhe sexhdetu Et Tilave.
Ndërsa sipas mendimit se është namaz të cilin e kanë zgjedhur shumë dijetarë të fikhut dhe e ka përmendur Ibn Kuddame sikur që ceket në “El Mukni"[17] dhe në versionin[18] e tij të shkurtuar dhe librat[19] që e kanë komentuar e tij disa dijetarë kanë ndaluar kryerjen e sexhdes në kohën e ndalesës nga frika e përngjasimit me krishterët të cilët i bëjnë sexhde diellit kur të del dhe kur të perëndon. Ndalimi i namazit në këto kohë është për shkak frikës se mos kryhet sexhdeja për diellin. Disa dijetarë tjerë e kanë lejuar kryerjen e sexhdetu Et Tilave në kohën e ndalesës edhe pse e kanë bindjen se është namaz, ngase thonë se është namaz me shkak sikurse dy rekatet e tavafit apo Tehijetul Mesxhid dhe përsëritja e namazit.
Ndoshta më e saktë është se lejohet në kohën e zgjeruar dhe jo në atë të ngushtuar. E koha e ngushtuar është kur dielli të qëndron në mes për të perënduar dhe kur të del në sabah derisa të ngritët sa një shtizë.
Tekbiri për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.8:
Për Sexhdetu Et Tilave a merret tekbir gjatë uljes dhe ngritjes në namaz dhe jashtë tij?
Përgjigja:
Shumë dijetarë janë të mendimit se sexhdetu Et Tilave është namaz prandaj edhe kushtëzuan për të: pastërtinë, mbulimin e pjesëve të turpshme, kthimin drejt kibles dhe mos kryerjen e saj në kohën kur ndalohet falja e namazit dhe e kanë obliguar tekbirin gjatë uljes për sexhde dhe nritjës prej saj dhe gjithashtu edhe selamin sikurse në namaz.
Shejhul Islam Ibn Tejmije[20] e konsideron se më e saktë është se nuk është namaz por është adhurim i përgjithshëm, ngase më së paku çka quhet namaz është një rekat i plotë sikurse rekati i Vitrit e sipas këtij mendimi: Nuk i kushtëzojmë për të kushtet e namazit dhe nuk ka nevojë të marrim tekbir dhe të japim selam dhe ajo që është transmetuar prej marrjes së tekbirit konsiderohet si e preferuar dhe me qëllim që ta pasojë ai që e dëgjon me vëmendje lexuesin duke lexuar apo bërë sexhde apo është namazi prej namazeve në të cilal lexohet me zë. Për shkak se është vërtetuar se: “Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) merrte tekbir në çdo ulje dhe ngritje."[21] E hyn në këtë ulja dhe ngritja për sexhdetu Et Tilave.
Shumë hoxhallarë janë të mendimit se mjafton kur të ngritët ta lexon ajetin që e pason ajetin e sexhdes por me ë zgjedhur është: Marrja e tekbirit edhe në këtë gjendje për shkak të zbatimit të kuptimit të përgjithshëm të hadithit.
Dhënia e selamit për Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.9:
A jepet selam pas përfundimit Sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Nëse thuhet se sexhdetu Et Tilave nuk është namaz dhe lexuesi e bën sexhden i vetëm atëherë nuk ka nevojë për dhënien e selamit sikurse nuk ka nevojë për marrjen e tekbirit e që të dyja këto janë të veçanta për shkak të fjalës ës Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): “Çelësi i tij është pastërtia, ai që e fut njeriun në namaz është tekbiri dhe del prej tij me anë të selamit."[22]
E sipas mendimit të dytë: Ai që thotë se sexhdetu Et Tilave është namaz atëherë ai jep selam por, nuk e praktikon uljen e fundit(teshehudin).
Lënia e Sexhdetu Et Tilave nga Imami
Pyetja nr.10:
Nëse imami e harron Sexhdetu Et Tilave në namaz a duhet ta përkujtojë me'mumi (ai që falet pas imamit)?
Përgjigja:
Unë e shoh se nuk duhet përkujtuar por imami le të vazhdon leximin e tij derisa të bie në ruku, ngase ai ndoshta e lë me qëllim për shkak se beson se është synet dhe synetet lejohet të lihen si dhe me'mumi nuk e din se a e ka lënë me qëllim apo e ka harruar? E përkujtimi ka nevojë për tesbih (thënien subhanAllah) e kjo i shqetëson xhematin dhe në këtë mënyrë ia ndërprenë imamit leximin si dhe detyrohet me'mumi që ta lexon ajetin e sexhdes ndërsa është i obliguar të heshtë prandaj nuk ka nevojë ta përkujtojë me këtë rast.
Të bërit sexhde në vendit e leximit të ajetit të sexhdes
Pyetja nr.11:
A ka mëkat ai që falet nëse bën sexhde para ajetit të sexhdes apo pas tij?
Përgjigja:
Vendet ku bëhet sexhdeja janë të qartësuara në Mus-haf duke vendosur një shenjë dalluese kur të plotësohet ajeti dhe vendi i sexhdes edhe pse ka mospajtim me dijetarëve për disa prej tyre sikurse në suren En Neml dhe suren El Fussilet. Nëse në suren En Neml dhe suren El Fussilet ë bën sexhden pas ajetit të parë kjo i mjafton edhe pse më e zgjedhur është: Të bërit sexhde pas ajetit të dytë për shkak të lidhshmërisë me ajetin e parë ndërsa në kaptinat e tjera e kryen sexhden pas përfundimit të ajetit në të cilin përmendet sexhdeja përveç në suren El Isra në të cilë më e zgjedhur është të bërit sexhde pas ajetit të tretë.
Nuk lejohet tejkalimi i ajetit të sexhdes për atë që donë të bëjë sexhde por, nëse harron dhe e tejkalon sexhden megjithatë mbetet mundësia për ta kryer atë.
Sexhdetu Et Tilave në namazet që nuk lexohet me zë
Pyetja nr.12:
Nëse imami është në një namaz ë nuk lexohet me zë dhe e lexon ajetin e sexhdes a bën tëbie në sexhde?
Përgjigja:
Me këtë rast nuk e kryen sexhden, ngase kjo gjë atyre që falen pas tij u shkakton problem sepse nuk e dinë shkakun atëherë në këtë gjendje bie nga ai sexhdetu Et Tilave për shkak të mos obligimit të saj. Shumë dijetarë e kanë preferuar mos leximin e ajetit të sexhdes në namazet që lexohet pa zë, ngase në këtë rast lihet nje sexhde e preferuar për të gjithë ata qe e lexojnë.
Nëse ai ë është në namaz e dëgjon leximin e dikujt tjetër të ajetit të sexhdes
Pyetja nr.13:
Si është dispozita nëse ai që falet e dëgjon leximin e ajetit të sexhdes nga dikush tjetër?
Përgjigja:
Njeriu që falet përqendrohet në namazin e tij oftë nëse falet i vetëm dhe qoftë në farz apo në namaz vullnetar e nëse përqendrohet në namazin e tij atëherë nuk i takon të dëgjojë me vëmendje leximin e tjetrit e sipas kësaj edhe nëse lexuesi afër tij e bën sexhden atij nuk i lejohet kryerja e sexhdes, ngase ai me këtë fut në namazin e tij diç që nuk është prej tij por, i lejohet atij të bëj sexhde nëse ai vet është i cili ka lexuar ajetin e sexhdes dhe gjithashtu nëse është pas imamit i cili ka lexuar ajetin e sexhdes dhe e ka bërë atë atëherë duhet ata që falen pas tij të pasojnë atë.
Nëse një burrë e dëgjon leximin një gruaje të ajetit të sexhdes
Pyetja nr.14:
Cila është dispozita nëse një burrë e dëgjon leximin e një gruaje dhe në të përmendet ajeti i sexhdes?
Përgjigja:
Është mirë ta kryej sexhden dëgjuesi i vëmendshëm nëse e kryen atë lexuesi qoftë lexuesi mashkull apo femër dhe kjo nuk vlen për çdo dëgjues por, vetëm për atë që hesht për ta dëgjuar leximin dhe i përcjell ajete të cilat i lexon lexuesi me qëllim që të ketë dobi prej dëgjimit dhe heshtjes. Allahu i lartësuar thotë: “" (El Araf: 204)
Ndërsa dëgjuesi i thjeshtë është ai që është duke kaluar pranë lexuesit dhe i dëgjon prej tij një ajet apo më shumë duke mos e dëgjuar atë me vëmendje e për këtë nuk preferohet sexhdeja edhe nëse bën sexhde lexuesi, ngase ai nuk e ka përcjell lexuesin.
Pastaj, nuk u lejohet burrave të dëgjojnë leximin e femrave nëse ajo e dredhon dhe e zbutë zërin e saj për shkak të frikës nga sprova duke e dëgjuar zërin e butë por, nëse është prej të afërmve të tij (mahrem) dhe lexon me zë normal dhe leximi i saj është më i mirë se leximi i të tjerëve lejohet ta dëgjojë pasi është mahrem i saj dhe u lejohet atyre sexhdeja pas saj nëse ajo bie në sexhde për sexhdetu Et Tilave.
Kalimi pranë atij që është duke kryer Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.15:
Cila është dispozita për kalimin para atij që është duke kryer sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Dihet se ndalesa e kalimit para atij që falë namaz veçohet me rastin e kalimit mes tij dhe vendit ku bie në sexhde dhe shkaku i ndalimit është për shkak të habitjes që ia bën atij që falet dhe mos përqendrimit në namaz që i ndodh atij. E ky rast nuk vlen për atë që e bën sexhdetu Et Tilave, ngase nuk ka mundësi të kalon mes tij dhe vendit ku bën sexhde sepse ai veçse ka vendosur ballin e tij në vendin ku do të bëjë sexhden dhe nuk ak mundësi t'ia largon përqendrimin e tij gjatë sexhdes sepse ai nuk e sheh kalimtarin kur është në sexhde. Për këtë s'ka gjë nëse kalohet para atij që bën sexhdetu Et Tilave nëse nuk e kryen këtë në ndonjë namaz farz apo vullnetar.
Tekbiri gjatë uljes dhe ngritjes me imamin kur të bën sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.16:
A duhet ai që falet pas imamit të merr tekbir gjatë uljes dhe ngritjes me imamin kur ai bën sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Ai që falet pas imamit e pason atë në lëvizjet, veprat dhe fjalët e tij përveç asaj që bën përjashtim nga kjo. E prej asaj që e pason janë edhe tekbiret e kalimit nga një shtyllë e namazit në tjetrën për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) : “Imami është caktuar që të pasohet, kur të merr tekbir merrni edhe ju, kur të bie në sexhde edhe ju bini në sexhde dhe kur të bie në ruku edhe ju bini në ruku dhe kur të thotë: “SemiAllahu limen hamideh" ju thuani: Rabena ve lekel hamd e nëse falet ulur edhe ju të gjithë faluni ulur."[23]
E urdhri iu drejtohet atyre që falen pas imamit. Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i ka urdhëruar që të marrin tekbir pas çdo kalimi sikurse që merr imami ndërsa “tesmiun" (fjala: SemiAllahu limen hamideh) por thonë: Rabbena ve lekel hamd, ngase “tekbiri" është madhërim dhe lartësim i Allahut ndërsa “tesmiu" nuk e thonë ata ë falen pas imamit, ngase përmban në vete lajmërimin se Allahu dëgjon: d.m.th. i përgjigjet atij që e falënderon e ata obligohen ta falënderojnë Allahun pas ngritjes.
Pastaj tekbiret janë obligim për imamin dhe atë që falet pas tij por, nëse imami i lë të tërat apo disa nga harresa atëherë duhet të bëjë sexhdetu Es Sehv ndërsa ai që falet pas imamit nuk obligohet me diçka nëse e lë nnga harresa por, e bartë këtë në vend të tij imami sikurse me rastin e vaxhibeve tjera. Me rastin e sexhdetu Et Tilave imami merr tekbir kur të fillon të ulet për sexhde dhe marrin së bashku me tekbir edhe ata ë falen pas tij dhe më e saktë është se ai merr tekbir edhe kur të ngritët nga sexhdetu Et Tilave dhe gjithashtu me të marrin tekbir edhe xhemati dhe ngritën.
E është një mendim se imami kur të ngritët mjaftohet me leximin e një ajeti që pason ajetin e sexhdes dhe e ngritë me të zërin e xhemati ngritën pas tij pa marrë tekbir por, më parimore është të merr tekbir për shkak të hadithit se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) merrte tekbir çdoherë kur ulej apo ngritej.[24]
Dispozita e kryerjes e sexhdetu Et Tilave për xhematin kur të bën sexhde imami?
Pyetja nr.17:
Cila është dispozita e sexhdetu Et Tilave për xhematin nëse bën sexhde imami i tyre?
Përgjigja:
Ata që falen pas imamit duhet ta pasojnë imamin në lëvizjet e tij dhe kalimin e tij në çështjet e obliguara të namazit e sa herë që ta lexon ajetin e sexhdetu Et Tilave në namazet me zë atij i preferohet që të bëjë sexhde pas tij dhe obligohen ata që falen pas tij ta pasojnë në këtë sexhde, ngase ata e dëgjojnë leximin e tij. E në namazet pa zë nuk i pëlqehet atij ta lexon ajetin e sexhdes ngase nëse e lexon ajetin e sexhdes iu shkakton problem atyre që falen pas tij të cilët mendojnë se imami ka gabuar dhe i thonë atij tesbihun (fjalën: subhanAllah) e kësisoj ndodh problem dhe trazirë në namaz. E nëse e lë sexhden atëherë e lë një synet të fortë për këtë nëse e këndon ajetin e sexhdes në namazet pa zë atëherë nuk bën sexhde për shkak se shkakton hamendje dhe mospajtim te ata që falen pas tij kështu që preferohet që nëse e lexon të mos bëj sexhde apo ta lë leximin e ajetit të sexhdes duke lexuar atë që është para saj dhe pas saj derisa të del nga namazi me xhemat.
Kështu thuhet edhe për atë që falet pas imamit dhe gjatë leximit në namazet pa zë vjen te ajeti i sexhdes atëherë e tejkalon atë.
Imami ka bërë sexhdetu Et Tilave ndërsa ai që falet pas tij ka menduar se imami ka marrë tekbir për ruku
Pyetja nr.18:
Kur të bie imami në sexhde për të bërë sexhdetu Et Tilave dhe ai që falet pas tij mendon se tekbiri ka qenë për ruku dhe nuk e ka vërejtur të kundërtën vetëm se pasi është ngritur imami, me çka obligohet?
Përgjigja:
Në këtë rast kur të ngritët imami nga sexhdetu Et Tilave dhe kjo sexhde i ka kaluar atij që falet pas tij, atëherë ai ngritët prej rukusë së tij dhe e pason imamin në pjesën e mbetur të namazit dhe nuk obligohet të bëj Sexhdetu Es Sehv. I njëjtë me këtë rast është rasti kur imami lexon ajetin në të cilin përmendet sexhdeja dhe bie në ruku pas saj e ata ë falen pas tij mendojnë se ka rënë për sexhdetu Et Tilave dhe bien në sexhde dhe nuk e vërejnë këtë vetëm pasi të ngritët imami dhe të thotë: SemiAllahu limen hamideh ata me këtë rast ngritën dhe bien në ruku e pastaj e arrijnë imamin në pjesën e mbetur të qëndrimit dhe e pasojnë në pjesën e mbetur të namazit dhe nuk janë të obliguar me sexhdetu Es Sehv sepse imami e bart për ta por, ai që i ka kaluar rukuja dhe ka qëndruar me imamin dhe nuk e ka bërë rukunë atëherë duhet patjetër ta kompensojë atë rekat.
I paaftë për ta bërë Sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.19:
Ai që është i paaftë ta bëjë sexhdetu Et Tilave ai lejohet të bëj me shenjë?
Përgjigja:
I lejohet atij kjo qoftë nëse paaftësia është rrjedhojë e një sëmundje që qe ka dhe nuk ka mundësi të bëj sexhde për shkak të saj në tokë apo për shkak të invaliditetit apo aftësive të kufizuara. Gjithashtu bën me shenja nëse është mbi kafshën bartëse apo është duke vozitur veturën e tij dhe nuk ka mundësi të bëj sexhde të plotë, për shkak të fjalës së Allahut të lartësuar: “.. Keni frigë nga Allahu sa të keni mundësi .." (Et Tegabun: 16) dhe fjalës së Pejgamberit ... : "Kur të urdhëroheni me diçka atëherë e veproni atë aq sa keni mundësi".[25]
Ndërsa nëse është hipur mbi ndonjë anije, vapor, tren, autobus të gjerë apo aeroplan dhe gjen vend të gjerë atëherë bën sexhde me shtatë gjymtyrët.
Sexhdetu Et Tilave në klasat shkollore
Pyetja nr.20:
Në klasat shkollore a e kryen Sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Lejohet kjo ngase sexhdetu Et Tilave është adhurim dhe vepër e mirë dhe preferohet shumë veprimi i saj kur të gjendet shkaku që e dikton dhe ajo është e preferuar për lexuesin dhe dëgjuesin. Më e saktë është se nuk i jepet norma e namazit kështu që nëse nxënësit janë në klasë dhe e lexojnë ajetin e sehxdes apo e ka lexuar mësuesi dhe ata dëgjojnë ju preferohet të gjithëve ta bëjnë sexhden edhe nëse nuk janë të kthyer kah kibla e edhe nëse janë pa abdes. Nëse ka mundësi ata duhet të bëjnë sexhde në tok[ e nëse nuk ka mundësi atëherë bëjnë sexhde mbi tavolinat apo karriget e tyre gjithashtu iu lejohet kryerja e sexhdes me shenja apo të bëj sexhde nëse ka kallaballëk mbi shpinën e tjetrit.
Gruaja me menstruacione a e kryen sexhdetu Et Tilave
Pyetja nr.21:
Gruaja që është në menstruacione a lejohet të bëj sexhdetu Et Tilave?
Përgjigja:
Gruaja që është në menstruacione nuk i lejohet leximi i Kuranit e as prekja e tij vetëm se në ndonjë rast të domosdoshëm sikurse frika nga harresa apo leximi në shkollë.
Por, përderisa e dëgjon me vëmendje lexuesin, qoftë mashkull apo femër, dhe ai bën sexhde i lejohet edhe asaj të bën sexhde sipas mendimit më të saktë, ngase sexhdetu Et Tilave nuk është namaz por, është adhurim i pavarur që nuk obligohen për të kushtet e namazit si pastërtia, mbulimi i auretit dhe kthimi drejt kibles. Me këtë rast asaj i takon të bëj sexhden duke pasuar lexuesin e Kuranit nëse ai bën sexhde.
Sexhdeja e gruas për sexhdetu Et Tilave pa shami
Pyetja nr.23:
A ka mundësi gruaja të bën sexhdetu Et Tilave pa shami?
Përgjigja:
Lejohet nëse themi se sexhdetu Et Tilave nuk është namaz por, adhurim i pavarur kështu që nuk kushtëzohen kushtet e namazit si mbulimi i auretit, drejtimi drejt kibles etj.
Përkundër nëse thuhet se sexhdetu Et Tilave është namaz. Ngase ka ardhur në hadith: “Allahu nuk e pranon namazin e një gruaje pa shami."[26]
Sipas kësaj që thamë (mendimit të parë) femra ka të drejtë të bëj sexhdetu Et Tilave edhe nëse shihet diç prej trupit të saj pasi që nuk kushtëzohet për të ajo që kushtëzohet për namazin.
[1] Bidajetul Muxhtehid: 1/227, Revdatut Talibin: 1/319, El Ikna: 1/154.
[2] Tuhfetul Fukaha: 1/235, Dhe ky është mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes, El Ihtijarat: 60
[3] Buhariu me nr: 1077
[4] Buhariu me nr: 1073 dhe Muslimi me nr: 577
[5] El Ikna: 1/155
[6] El Ihtijarat: 60
[7] Me nr: 1414
[8] Tirmidhiu: 579, 570.
[9] 1/362
[10] Ebu Davudi me nr: 869 dhe Ibn Maxhe me nr: 887
[11] Me nr: 1409
[12] Me nr: 1410
[13] Me nr: 958
[14] Buhariu me nr: 1077
[15] El Ihtijarat: 60
[16] Buhariu me nr: 586 dhe Muslimi me nr: 827.
[17] 1/206
[18] Zadul Mustakni i botuar së bashku me Err Rrevdul Murbi: 93
[19] Esh Sherh El Kebir: 1/209, El Insaf:: 1/209, El Mubdi: 2/29.
[20] El Ihtijarat: 60
[21] Buhariu me nr: 789
[22] Ebu Davudi me nr: 618, Tirmidhiu me nr: 3 dhe Ibn Maxheh: 275
[23] Buhariu me nr: 734 dhe Muslimi me nr: 414.
[24] Buhariu me nr: 789.
[25] Buhariu me nr: 7288 dhe Muslimi me nr: 1337.
[26] Ebu Davudi me nr: 641, Tirmidhiu me nr: 377 dhe Ibn Maxheh me nr: 655.