×
Kush më krijoi dhe përse?Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston

Kush më krijoi dhe përse?Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston

Kush i krijoi qiejt, Tokën dhe krijesat e mëdha e të panumërta në to?

Kush e krijoi këtë sistem preciz dhe të përkryer në Qiell dhe Tokë?

Kush e krijoi njeriun, ia dha dëgjimin, shikimin e mendjen dhe e bëri të aftë për të fituar dituri dhe për t'i perceptuar realitetet?

Si e shpjegon këtë mjeshtëri precize në sistemin e trupit tënd dhe në trupat e organizmave të gjallë? Kush i krijoi?

Si është i organizuar dhe i qëndrueshëm ky univers madhështor me ligjet e tij, të cilat e rregullojnë atë në mënyrë precize gjatë gjithë këtyre viteve?

Kush është ai që i vendosi këto sisteme që e drejtojnë këtë botë (jetën dhe vdekjen, riprodhimin e jetëve, natën dhe ditën, ndryshimin e stinëve etj.)?

A është vetëkrijuar ky univers apo ka ardhur nga hiçi? A mos erdhi krejt rastësisht?

Pse njeriu u beson ekzistimit të gjërave që nuk mund t'i shohë, fjala vjen, perceptimi, mendja, shpirti, ndjenjat dhe dashuria? A nuk është për faktin se ai i sheh efektet e tyre? Vallë, si mund ta mohojë njeriu ekzistimin e Një Krijuesi të këtij universi madhështor, kur sheh gjurmët e krijesave të Tij, krijimin dhe mëshirën e Tij?!

Asnjë njeri nuk do ta pranonte po t'i thuhej: Kjo shtëpi erdhi pa e ndërtuar askush! Ose t'i thuhej: Hiçgjëja është ajo që e krijoi këtë shtëpi! Si mund t'u besojnë disa njerëz atyre që thonë: Ky univers madhështor erdhi pa Krijues? Si mund të pranojë një njeri me mend t'i thuhet: Ky rregull preciz i universit erdhi krejt rastësisht?

Allahu i Lartësuar thotë:(أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ، أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ). "A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur."(Kuran, 35-36)

Allahu i Lartësuar

Është vetëm një Zot dhe një Krijues, i Cili ka emra dhe cilësi të shumta madhështore, të cilat tregojnë përsosurinë e Tij. Prej emrave të tij janë: Krijuesi, i Gjithëmëshirshmi, Furnizuesi dhe Bujari. Emri "Allah" është emri më i njohur në mesin e emrave të Allahut të Lartmadhëruar dhe kuptimi i tij është: Ai që është i denjë të adhurohet, i Cili është i Vetëm dhe pa ortak.

Allahu i Lartësuar në Kuranin e madhërishëm thotë:﴿قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ "Thuaj: "Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!* ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.*لَمۡ یَلِدۡ وَلَمۡ یُولَدۡ Ai as lind, as është i lindur.*وَلَمۡ یَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدُۢ﴾ Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të!"(Kuran, 112:1-4)

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿اللَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ وَلا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ﴾ "Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursiu i Tij shtrihet mbi qiejt e Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t'i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!"(El Bekare, 255)

Cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar

Zoti është Ai që krijoi Tokën dhe e bëri atë të përdorshme dhe të përshtatshme për krijesat e Tij. Ai është që i krijoi qiejt dhe krijesat madhështore që gjenden në to. Ai bëri që Dielli, Hëna, nata dhe dita ta kenë këtë përpikëri të lartë, që tregon madhështinë e Tij.

Zoti është Ai që na nënshtroi ajrin, pa të cilin nuk kemi jetë. Është Ai që na lëshon shiun dhe na ka nënshtruar detet e lumenjtë: është Ai që na ushqeu dhe na ruajti derisa ne ishim fetus në barkun e nënave tona, pa pasur asnjë forcë; është Ai që e bën gjakun të rrjedhë në venat tona dhe që zemrat tona të rrahin vazhdimisht, që nga dita kur kemi lindur deri në vdekje.

Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَاللَّهُ أَخْرَجَكُمْ مِنْ بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ لَا تَعْلَمُونَ شَيْئًا وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ﴾ "Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues."(Kuran, 16:78)

Zoti është i denjë për adhurim dhe medoemos përshkruhet me cilësi të përsosura

Krijuesi ynë na dha mendje që e percepton madhështinë e Tij dhe rrënjosi te ne natyrshmërinë që tregon përsosurinë e Tij dhe se Ai nuk mund të përshkruhet me cilësi të mangëta.

Adhurimi duhet t'i kushtohet vetëm Allahut të Lartësuar, sepse Ai është i përsosuri dhe i denji për adhurim. Andaj, çdo gjë që adhurohet përveç Tij është e pavlefshme, e mangët dhe gjë që i ekspozohet vdekjes dhe asgjësimit.

Zoti që duhet adhuruar nuk mund të jetë njeri, idhull, pemë ose kafshë!

Nuk i ka hije një njeriu me mend të adhurojë dikë tjetër përveç të përsosurit. Vallë, si mund të adhurojë një krijesë (të papërsosur si vetë ai) ose më të ulët se veten?!

Zoti nuk mund të jetë fetus në barkun e një gruaje dhe të lindë siç lindin fëmijët.

Zoti është Ai që krijoi të githa krijesat dhe krijesat janë nën grushtin dhe pushtetin e Tij. Njerëzit nuk mund ta dëmtojnë Atë dhe askush nuk mund ta kryqëzojë, ta ndëshkojë e ta poshtërojë!

Zoti nuk ka mundësi të vdesë!

Zoti është ai që nuk harron, nuk fle dhe nuk ha ushqim. Ai është aq madhështor, sa nuk i shkon përshtat të ketë grua ose fëmijë. Krijuesi ka cilësi të madhështisë dhe nuk mund të përshkruhet kurrë se ka nevojë për të tjerët ose ka mangësi. Të gjitha tekstet që përmbajnë diçka që bie në kundërshtim me madhështinë e Krijuesit, të cilat u adresohen profetëve, janë tekste të shtrembëruara dhe nuk janë pjesë e shpalljes së saktë me të cilën erdhi Moisiu (Musai), Jezusi (Isai) dhe profetët e tjerë (bekimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta!).

Allahu i Lartësuar thotë:يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ وَإِنْ يَسْلُبْهُمُ الذُّبَابُ شَيْئًا لَا يَسْتَنْقِذُوهُ مِنْهُ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَالْمَطْلُوبُ (73) "O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: "Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t'ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).مَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ (74) Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm."(Kuran, 22:73-74)

A është e logjikshme që Krijuesi të na lërë pa shpallje?

A është e logjikshme që Allahu t'i krijojë të gjitha këto krijesa pa ndonjë qëllim? A është e logjikshme se na krijoi kot, ndërkohë Ai është Urtiploti e Dijemadhi?

A është e logjikshme që Ai që na krijoi me kaq saktësi dhe perfeksionim, si dhe na nënshtroi çdo gjë në Qiej e Tokë, të na krijojë pa qëllim ose të na lërë pa përgjigje për pyetjet më të rëndësishme që na preokupojnë, bie fjala: pse jemi këtu?, ç'ka pas vdekjes?, cili është qëllimi i krijimit tonë? etj.?!

Përkundrazi, Allahu çoi të dërguar që ne ta dimë qëllimin përse ekzistojmë dhe çfarë dëshiron Ai prej nesh.

Allahu çoi të dërguar për të na treguar se vetëm Ai është i denjë për adhurim dhe për të na mësuar si ta adhurojmë Atë; për të na informuar për urdhrat e ndalesat e Tij dhe për të na mësuar virtytet, që, nëse u përmbahemi, jeta jonë do të jetë e këndshme, e mbushur me mirësi dhe begati.

Allahu çoi shumë të dërguar, si: Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain. Allahu u dha këtyre të dërguarve shenja dhe mrekulli që tregojnë se ishin të sinqertë dhe profetë të Krijuesit.

Profeti i fundit është Muhamedi ﷺ, të cilit Allahu ia zbriti Kuranin e madhërishëm.

Të dërguarit e Allahut na treguan qartësisht se kjo jetë është një provë dhe se jeta e vërtetë do të jetë pas vdekjes.

Gjithashtu na treguan se ka Xhenet për besimtarët që e adhuruan vetëm Allahun, pa i bërë shirk (ortak në adhurim) dhe që u besuan të gjithë të dërguarve, si dhe ka Zjarr, të cilin Zoti e përgatiti për jobesimtarët që adhuruan zota të tjerë së bashku me Allahun ose që mohuan ndonjë prej të dërguarve të Tij.

Allahu i Lartësuar thotë:

يَابَنِي آدَمَ إِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ رُسُلٌ مِنْكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي فَمَنِ اتَّقَى وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (35) "O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.وَالَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا أُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (36) Kurse ata që i mohojnë shpalljet e Mia dhe sillen me mendjemadhësi ndaj tyre, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë."(Kuran, 7:35-36)

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿ أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ ﴾ "Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t'ju gjykuar)?!"(Kuran, 23:115)

Kurani i madhërishëm

Kurani i madhërishëm është fjala e Allahut të Lartësuar, të cilin ia zbriti të dërguarit të fundit, Muhamedit ﷺ, dhe është mrekullia më e madhe që tregon vërtetësinë e profecisë së Muhamedit ﷺ. Ai është i vërtetë në vendimet e tij dhe i çiltër në lajmet e tij. Allahu i sfidoi përgënjeshtruesit që të sjellin qoftë dhe një sure si e Kuranit, por ata nuk mundën ta bëjnë këtë për shkak të bukurisë së stilit të tij dhe mjeshtërisë së fjalëve të tij. Ai ngërthen në vete shumë argumente logjike dhe fakte shkencore që tregojnë se ky Libër nuk mund të jetë bërë nga njerëzit, por, përkundrazi, është Fjala e Zotit të njerëzimit, i lartësuar dhe i patëmeta është ai!

Përse pati shumë të dërguar të Zotit?

Allahu ka çuar të dërguar që nga fillimi, për t'i thirrur njerëzit te Zoti i tyre dhe për t'ua përcjellë atyre urdhrat dhe ndalesat e Tij. Thirrja e gjithë të dërguarve ishte: të adhurohet vetëm Allahu i Lartmadhëruar. Sa herë që një popull fillonte të braktiste ose të shtrembëronte atë që solli i Dërguari i tyre, siç është urdhri për ta veçuar Allahun në adhurim (teuhid), atëherë Allahu ngarkonte një të dërguar tjetër për ta korrigjuar këtë rrugë dhe për t'i kthyer njerëzit në natyrshmërinë e shëndoshë e të pandryshuar njerëzore: për ta adhuruar Allahun dhe për t'iu bindur Atij, derisa Allahu i vulosi të dërguarit me Muhamedin ﷺ, i cili erdhi me ligjin e përgjithshëm, të përhershëm për të gjithë njerëzit deri në Ditën e Kiametit, si plotësues dhe shfuqizues i ligjeve që ishin para tij. Zoti i Lartmadhëruar garantoi që ky ligj dhe ky mesazh do të qëndrojë dhe do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit.

Ky është shkaku pse ne muslimanët besojmë, - siç ka urdhëruar Allahu, - në të gjithë të dërguarit dhe librat e mëparshëm.

Allahu i Lartësuar thotë:﴿ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَاۤ أُنزِلَ إِلَیۡهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَـٰۤىِٕكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَیۡنَ أَحَدࣲ مِّن رُّسُلِهِۦۚ وَقَالُوا۟ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ غُفۡرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَیۡكَ ٱلۡمَصِیرُ﴾ "I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e edhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): "Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij." Ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!"[2: 285]. (Kuran, 2:285)

Njeriu nuk mund të jetë besimtar pa u besuar gjithë të dërguarve

Allahu është Ai që i çoi të dërguarit dhe ai i cili nuk i beson mesazhit hyjnor të ndonjërit prej tyre, llogaritet sikur të mos i ketë besuar asnjërit. Nuk ka mëkat më të madh sesa ta refuzojë njeriu shpalljen hyjnore. Medoemos, për të hyrë në Xhenet, duhet t'u besojmë të gjithë të dërguarve.

Është detyrë për secilin në këtë kohë që të besojë në të gjithë të dërguarit e Allahut, e kjo mund të bëhet vetëm duke besuar dhe ndjekur të fundit dhe vulën e tyre, Muhamedin ﷺ.

Allahu ka përmendur në Kuranin e madhërishëm se kushdo që refuzon të besojë në ndonjërin prej të dërguarve të Tij është jobesimtar në Allahun dhe përgënjeshtrues i shpalljes së Tij:

Lexoje këtë ajet!"إنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ ورُسُلِهِ ويُرِيدُونَ أنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ ورُسُلِهِ ويَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ ونَكْفُرُ بِبَعْضٍ ويُرِيدُونَ أنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلًا "Vërtet, ata që mohojnë Allahun e të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: "Ne disa i besojmë disa nuk i besojmë" dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,أُولَئِكَ هُمُ الكافِرُونَ حَقًّا وأعْتَدْنا لِلْكَفَرَيْنِ عَذابًا مُهِينًا﴾". pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit."(Kuran, 4:150-151)

Ç'është Islami?

Islami është dorëzim ndaj Allahut me teuhid (duke e veçuar me adhurim), nënshtrim ndaj Tij me bindje dhe zbatim të ligjit të Tij me kënaqësi dhe pranim.

Allahu i dërgoi profetët me një mesazh të vetëm: thirrja që të adhurohet Allahu, që është i Vetëm dhe i Pashoq.

Islami është feja e të gjithë profetëve, thirrja e tyre ishte një, ndërsa disa ligje të tyre ishin të ndryshme. Muslimanët sot janë të vetmit që janë të kapur për fenë e vërtetë me të cilën erdhën të gjithë profetët. Mesazhi islam sot është ai i vërteti. Zoti që e dërgoi Ibrahimin, Musain dhe Isain është Ai që e dërgoi të dërguarin e fundit, Muhamedin. Ligji islam erdhi si shfuqizues për ligjet që ishin përpara tij.

Të gjitha fetë që njerëzit sot i ndjekin, përveç Islamit, janë fe të fabrikuara nga njerëzit, ose ishin fe hyjnore dhe më pas ndërhyri dora e njeriut e u bënë një përzierje e rrënojave mitike, legjendave të trashëguara dhe përpjekjeve njerëzore. Sa i përket besimit islam, ai është një besim i qartë që nuk ndryshon. Shih Kuranin e madhërishëm, i cili është i njëjti libër në të gjitha vendet islame.

Allahu i Lartësuar në Kuranin e madhëruar thotë:

قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَالنَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ (84) "Thuaj (o Muhamed): "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit, Esbatëve (bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi."وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ 85). Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Kuran, 3:84-85)

Çfarë besojnë muslimanët në raport me Isain (Jezusin)?

A e di se muslimanët duhet të besojnë në Profetin e Zotit, Isain (Jezusin), ta duan, ta respektojnë dhe të besojnë në mesazhin e tij, që është thirrja për të adhuruar vetëm Allahun, që nuk ka ortak? Muslimanët besojnë se profeti Isa dhe profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta) ishin profetë që u dërguan për t'i udhëzuar njerëzit në rrugën e Allahut dhe në rrugën e Xhenetit.

Ne besojmë se Isai (Jezusi) ishte një nga profetët më të mëdhenj të dërguar nga Allahu i Lartësuar. Besojmë se lindja e tij ishte në formë mrekullie. Allahu na lajmëroi në Kuran se Ai e krijoi Isain pa pasur baba, ashtu si Ai e krijoi Ademin pa pasur baba e nënë, kështu që Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Ne besojmë se Isai (Jezusi) nuk është zot, as bir i Zotit e as u kryqëzua, por, përkundrazi është i gjallë, të cilin Allahu e ngriti për ta sjellë në fund të kohës (para Kiametit) si gjykues të drejtë dhe do të rreshtohet me muslimanët, sepse muslimanët janë besimtarë në monoteizëm (veçimin e Allahut në adhurim), me të cilin erdhi Isai (Jezusi) dhe të gjithë profetët.

Allahu na ka treguar në Kuranin e madhërishëm se mesazhi i Isait (Jezusit) është shtrembëruar nga të krishterët dhe se ka njerëz të devijuar që i shtrembëruan dhe ndryshuan Ungjillin dhe shtuan tekste që Isai (Jezusi) nuk i tha. Vërtetësi për këtë janë versionet e shumta të Ungjillit dhe prania e shumë kundërthënieve në to.

Allahu na ka treguar se Isai (Jezusi) e adhuronte Zotin e tij dhe nuk i kërkoi askujt ta adhuronte atë, por, përkundrazi, e urdhëroi popullin e tij që të adhuronin Krijuesin e tyre, por shejtani i bëri të krishterët ta adhuronin Isain (Jezusin). Gjithashtu Allahu na ka treguar në Kuran se Ai nuk do të falë askënd që ka adhuruar dikë tjetër përveç Allahut dhe se Isai (Jezusi) në Ditën e Kiametit do të distancohet nga ata që e adhuruan dhe do t'u thotë: "Unë ju kam urdhëruar që të adhuroni Krijuesin dhe nuk ju kam kërkuar të më adhuroni mua." Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿یَـٰۤأَهۡلَ ٱلۡكِتَـٰبِ لَا تَغۡلُوا۟ فِی دِینِكُمۡ وَلَا تَقُولُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِیحُ عِیسَى ٱبۡنُ مَرۡیَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥۤ أَلۡقَىٰهَاۤ إِلَىٰ مَرۡیَمَ وَرُوحࣱ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُوا۟ ثَلَـٰثَةٌۚ ٱنتَهُوا۟ خَیۡرࣰا لَّكُمۡۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَـٰهࣱ وَ ٰ⁠حِدࣱۖ سُبۡحَـٰنَهُۥۤ أَن یَكُونَ لَهُۥ وَلَدࣱۘ لَّهُۥ مَا فِی ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تِ وَمَا فِی ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِیلࣰا﴾ "O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: "Tre zota"! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë."(Kuran, 4:171)

Allahu i Lartësuar thotë:(وَإِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ أَأَنتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ اتَّخِذُونِي وَأُمِّيَ إِلَٰهَيْنِ مِن دُونِ اللَّهِ ۖ قَالَ سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقٍّ ۚ إِن كُنتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ ۚ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلَا أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ ۚ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ "Pastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): "O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: "Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut"?! Isai do të thotë: "Qofsh i Lartësuar dhe i Lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat."(Kuran, 5:116)

Kushdo që dëshiron të shpëtojë në botën tjetër, duhet të hyjë në Islam dhe ta ndjekë profetin Muhamed ﷺ.

Ndër faktet për të cilat janë pajtuar profetët dhe të dërguarit (paqja qoftë mbi ta) është se vetëm muslimanët që besojnë në Allahun e Lartësuar dhe që e adhurojnë vetëm Atë, si dhe besojnë në të gjithë profetët dhe të dërguarit, do të shpëtojnë në botën tjetër. Ata që kanë qenë në kohën e profetit Musa e kanë besuar në të dhe kanë ndjekur mësimet e tij, janë muslimanë dhe besimtarë të mirë, por, pasi Allahu e dërgoi Isain, pasuesit e Musait duhet të besonin në Isain dhe ta ndiqnin atë. Kushdo që besonte Isain, ishte musliman i mirë, e kushdo që refuzonte të besonte në Isain dhe thoshte se do të mbetej në fenë e Musait, atëherë ai ishte jobesimtar, për faktin se refuzoi të besonte në një profet të dërguar nga Allahu. Më pas, pasi Allahu e dërgoi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, të gjithë e kanë obligim të besojnë në të. Allahu është Ai që e dërgoi Musain e Isain dhe është Ai që e dërgoi të dërguarin e fundit, Muhamedin. Pra, kushdo që nuk beson në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe thotë: "Unë do të vazhdoj ta ndjek Musain ose Isain", - nuk është besimtar.

Nuk mjafton që njeriu të thotë se i respekton muslimanët, as mjafton për të shpëtuar në botën tjetër, që të japë lëmoshë dhe të ndihmojë të varfrit, por medoemos duhet të besojë në Allahun, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij dhe në Ditën e Fundit, që Allahu ta pranojë këtë prej tij. Nuk ka mëkat më të madh se idhujtaria dhe mosbesimi në Allahun, refuzimi i shpalljes që ka zbritur Ai ose refuzimi i profecisë së të Dërguarit të Tij të fundit, Muhamedit ﷺ. Hebrenjtë dhe të krishterët që dëgjuan për mesazhin e Muhamedit, të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe refuzuan të besojnë në të dhe refuzuan të hyjnë në fenë islame, do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë, siç thotë Allahu i Lartësuar:

{إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَـٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ} "Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija."(Kuran, 6:98)

Qëkurse është shpallur mesazhi i fundit nga Allahu për njerëzimin, çdo qenie njerëzore që dëgjon për Islamin dhe dëgjon për mesazhin e Profetit të fundit, Muhamedit ﷺ, e ka obligim ta besojë, ta ndjekë ligjin e tij dhe t'i bindet atij në urdhrat dhe ndalesat e tij. Andaj, kushdo që dëgjon për këtë mesazh të fundit dhe e refuzon, Allahu nuk do t'ia pranojë atij asnjë vepër dhe do ta dënojë në botën tjetër. Prej argumenteve që e tregojnë këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَمَن یَبۡتَغِ غَیۡرَ ٱلۡإِسۡلَـٰمِ دِینࣰا فَلَن یُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِی ٱلۡـَٔاخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَـٰسِرِینَ﴾ "Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Kuran, 3:85)

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:(قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ) "Thuaj: "O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t'i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do të mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!" Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: "Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!"(Kuran, 3:64)

Çfarë duhet të bëj për t'u bërë musliman?

Për të hyrë në Islam, është obligim të besohen këto gjashtë shtylla:

Besimi në Allahun e Lartësuar dhe se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Sistemuesi i gjërave dhe Sunduesi; askush dhe asgjë nuk është sikurse Ai; nuk ka bashkëshorte e as fëmijë dhe se Ai është i Vetmi meritor që të adhurohet.

Besimi në melekët dhe se ata janë robër të Allahut të Lartësuar; i krijoi prej dritës dhe bëri një nga veprat e tyre zbritjen me shpallje te profetët e Tij.

Besimi në të gjithë librat që Allahu ua shpalli profetëve të Tij (si Tevrati e Ungjilli) dhe librin e fundit, Kuranin e madhërishëm.

Besimi në të gjithë të dërguarit, si: Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain dhe, në të fundit prej tyre, Muhamedin, të cilët ishin qenie njerëzore dhe Allahu i mbështeti me shpallje e u dha shenja e mrekulli që tregojnë vërtetësinë e tyre.

Besimi në Ditën e Fundit, kur Allahu do t'i ringjallë të parët dhe të fundit e do të gjykojë midis krijesave të Tij: besimtarët do t'i futë në Xhenet, kurse jobesimtarët në Zjarr.

Besimi në kaderin (caktimin e Allahut) dhe se Ai di gjithçka: çfarë kishte në të kaluarën e çfarë do të ndodhë në të ardhmen, dhe se e dinte këtë, e shkroi dhe e deshi, si dhe krijoi gjithçka.

Islami është rruga drejt lumturisë

Islami është fe e të gjithë të dërguarve dhe nuk është fe e veçantë për arabët.

Islami është rruga drejt lumturisë së vërtetë në këtë botë dhe begatisë së vazhdueshme në botën tjetër.

Islami është feja e vetme e kompletuar për të plotësuar nevojat shpirtërore e trupore dhe për të zgjidhur të gjitha problemet njerëzore.

Allahu i Lartësuar thotë:

{قَالَ اهْبِطَا مِنْهَا جَمِيعًا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ مِنِّي هُدًى فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلا يَضِلُّ وَلا يَشْقَى "Dhe tha: "Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as do të humbë, as do të bjerë në mjerim.وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër."(Kuran, 20:123-124)

Çfarë përfitoj nëse bëhem musliman?

Nëse njeriu bëhet musliman, atëherë do të gëzojë përfitime madhështore, prej të cilave:

- Fitorja dhe nderi në këtë botë, respektivisht që njeriu të jetë rob i Allahut, përndryshe ai do të jetë rob i epshit, i shejtanit dhe i dëshirave.

- Fitorja më e madhe në botën tjetër është që njeriu të shpëtojë nga dënimi i Zjarrit, të hyjë në Xhenet dhe ta fitojë kënaqësinë e Allahut dhe përjetësinë në Xhenet.

- Ata që Allahu do t'i fusë në Xhenet do të jetojnë në lumturi të përjetshme, pa vdekje, pa asnjë lloj sëmundjeje, dhimbjeje, pikëllimi e plakjeje dhe do të marrin gjithçka që dëshirojnë.

- Në Xhenet ka kënaqësi që asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë njeri nuk i ka marrë me mend.

Prej argumenteve që tregojnë për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:﴿مَنۡ عَمِلَ صَـٰلِحࣰا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنࣱ فَلَنُحۡیِیَنَّهُۥ حَیَوٰةࣰ طَیِّبَةࣰۖ وَلَنَجۡزِیَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُوا۟ یَعۡمَلُونَ﴾ "Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë."(Kuran, 16:97)

Çfarë humbas nëse e refuzoj Islamin?

Njeriu do të humbasë diturinë dhe njohjen më madhështore, që është njohja dhe dituria rreth Allahut. Do të humbasë besimin në Allahun, i Cili i jep njeriut siguri e qetësi në këtë botë dhe lumturi të përjetshme në botën tjetër.

Njeriu do të humbasë leximin e studimin e Librit më të madh që Allahu ua ka shpallur njerëzve dhe besimin në këtë Libër madhështor.

Njeriu do të humbasë besimin në profetët e mëdhenj, ashtu siç do të humbasë shoqërinë e tyre në Xhenet në Ditën e Kiametit, kështu që do të jetë në shoqërinë e shejtanëve, kriminelëve dhe tiranëve në zjarrin e Xhehenemit. Eh, sa fqinjësi e keqe që është ajo!

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَلا ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ (15) "Thuaj: "Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë!"لَهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِنَ النَّارِ وَمِنْ تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ذَلِكَ يُخَوِّفُ اللَّهُ بِهِ عِبَادَهُ يَا عِبَادِ فَاتَّقُونِ } . Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet: "O robërit e Mi, më kini frikë Mua!"(Kuran, 39:15-16)

Mos e vono vendimin!

Kjo botë nuk është shtëpi e përjetësisë...

Tërë bukuria do të zhduket prej saj dhe çdo epsh do të shuhet...

Do të vijë Dita kur do të përgjigjesh për çdo gjë që ke bërë, e ajo është Dita e Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:{وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لاَ يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلاَ كَبِيرَةً إِلاَّ أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلاَ يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا} "Dhe Libri (i veprave të tyre) do t'u vihet përpara, e do t'i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: "Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar." Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt."(Kuran, 18:49)

Allahu i Lartësuar na ka treguar se personi që nuk bëhet musliman, vendstrehim të përhershëm do ta ketë zjarrin e Xhehenemit.

Pra, humbja nuk është e lehtë, por është e madhe. Allahu i Lartësuar thotë:{وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ } "Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur."(Kuran, 3:85)

Islami është e vetmja fe të cilën e pranon Allahu.

Allahu na krijoi e tek Ai do të kthehemi, dhe kjo botë është sprovë për ne.

Ji i bindur se kjo jetë është e shkurtër, si një ëndërr... askush nuk e di kur do të vdesë!

Si do t'i përgjigjesh Krijuesit tënd kur do të të pyetë në Ditën e Kiametit: Pse nuk e ndoqe të vërtetën? Pse nuk e ndoqe vulën e profetëve?

Si do t'i përgjigjesh Zotit tënd në Ditën e Kiametit, kur Ai ta ka tërhequr vërejtjen për pasojat e mosbesimit në Islam dhe të ka treguar se fati i jobesimtarëve është shkatërrimi i përjetshëm në Xhehenem?

Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ﴾ "Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë."[2: 39]. (Kuran, 2:39)

Nuk ka asnjë justifikim për ata që e braktisin të vërtetën dhe i imitojnë baballarët dhe gjyshërit

Allahu i Lartësuar na ka treguar se shumë njerëz refuzojnë të futen në Islam nga frika e mjedisit në të cilin jetojnë.

Shumë njerëz e refuzojnë Islamin sepse nuk duan t'i ndryshojnë besimet e tyre që i kanë trashëguar nga baballarët e tyre dhe janë ambientuar me to. Shumë prej tyre, fanatizmi që e trashëguan ndaj së kotës, i pengon për ta pranuar të vërtetën.

Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë justifikim për këtë gjë dhe do të qëndrojë para Allahut pa asnjë provë (për mosbesimin).

Nuk është justifikim për një ateist të thotë: "Unë do të mbetem ateist sepse kam lindur në një familje ateiste!" Përkundrazi, ai duhet të përdorë mendjen që i ka dhënë Allahu dhe të meditojë rreth madhështisë së qiejve e të Tokës dhe të përsiatë me mendjen e tij, të cilën Krijuesi ia ka dhënë, për të kuptuar se ky univers ka një Krijues. Po kështu, kushdo që adhuron gurët dhe idhujt, nuk ka asnjë justifikim pse i ka imituar etërit e tij, përkundrazi, ai duhet të kërkojë të vërtetën dhe të pyesë veten: Si mund të adhuroj një gjë të ngurtë, që nuk më dëgjon, nuk më sheh dhe nuk më bën dobi asgjë?!

Po kështu, i krishteri që beson në gjëra që kundërshtojnë natyrshmërinë e pandryshuar e të pastër njerëzore dhe arsyen e shëndoshë duhet ta pyesë veten: Si mundi Zoti ta vriste djalin e Tij të pafajshëm për mëkatet e njerëzve të tjerë?! Kjo është e padrejtë! Si mundën njerëzit ta kryqëzonin e ta vrisnin birin e Zotit?! A nuk është Zoti në gjendje t'i falë mëkatet e njerëzve pa i lejuar të vrasin birin e Tij? A nuk është Zoti në gjendje ta mbrojë birin e Vet?

Është obligim që njeriu me intelekt të ndjekë të vërtetën e të mos i pasojë verbërisht etërit dhe gjyshërit në të kotën.

Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَإِذَا قِیلَ لَهُمۡ تَعَالَوۡا۟ إِلَىٰ مَاۤ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ قَالُوا۟ حَسۡبُنَا مَا وَجَدۡنَا عَلَیۡهِ ءَابَاۤءَنَاۤۚ أَوَلَوۡ كَانَ ءَابَاۤؤُهُمۡ لَا یَعۡلَمُونَ شَیۡـࣰٔا وَلَا یَهۡتَدُونَ﴾ "Kur u thuhet: "Ejani në atë që ka zbritur Allahu dhe ejani tek i Dërguari"!, ata thonë: "Neve na mjafton rruga që kemi gjetur nga etërit tanë." Edhe pse etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë e as kanë qenë në udhën e vërtetë?!"(Kuran, 5:104)

Çfarë duhet të bëjë një person që dëshiron të hyjë në Islam, por ka frikë mos e dëmtojnë të afërmit e tij?

Kushdo që dëshiron të hyjë në Islam dhe ka frikë nga mjedisi që e rrethon, mund të hyjë në Islam dhe ta fshehë Islamin, derisa Allahu t'i lehtësojë atij një rrugë më të mirë në të cilën mund të bëhet i pavarur dhe ta shfaqë botërisht Islamin e tij.

Detyrë jotja është ta pranosh Islamin menjëherë, por nuk e ke për detyrë t'u tregosh atyre që të rrethojnë për Islamin tënd ose ta publikosh atë, nëse kjo të shkakton dëm.

Dije se, nëse bëhesh musliman, do të jesh vëlla i miliona muslimanëve dhe mund ta kontaktosh xhaminë ose qendrën islame në vendin tënd dhe t'i kërkosh këshilla e ndihmë, gjë që do t'i gëzojë ata.

Allahu i Lartësuar thotë:

{وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِب} "Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t'i japë rrizk prej nga nuk e pret."(Kuran, 65:2-3)

I nderuar lexues!

A nuk është më e rëndësishme ta kënaqësh Allahun, Krijuesin tënd, i Cili të begatoi me të gjitha mirësistë e Tij, që të ushqeu kur ishe fetus në barkun e nënës dhe të dha ajrin që e merr vazhdimisht, sesa t'i bësh njerëzit të jenë të kënaqur me ty?!

A nuk ia vlen për fitoren e kësaj bote dhe të botës tjetër të sakrifikosh të gjitha kënaqësitë e përkohshme të kësaj jete? Gjithsesi, pasha Allahun!

Mos lejo që e kaluara jote të të ndalë ta korrigjosh rrugën e gabuar dhe ta bësh gjënë e duhur!

Bëhu besimtar i vërtetë tani! Mos lejo që shejtani të të ndalë ta ndjekësh të vërtetën!

Allahu i Lartësuar thotë:

{يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمْ بُرْهَانٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَأَنزلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُبِينًا (174) "O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani).فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَاعْتَصَمُوا بِهِ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِي رَحْمَةٍ مِنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا (175) } "Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t'i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet dhe do t'i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë."(Kuran, 4:174-175)

A je i gatshëm për të marrë vendimin më madhështor në jetën tënde?

Nëse e gjithë kjo që kaloi ka kuptim për ty dhe e more vesh të vërtetën me zemrën tënde, atëherë duhet të bësh hapin e parë që të bëhesh musliman. A dëshiron të të ndihmoj ta marrësh vendimin më të mirë të jetës sate dhe të të udhëzoj si të bëhesh musliman?

Mos lejo që mëkatet e tua të të pengojnë të hysh në Islam, sepse Allahu na ka treguar në Kuran se ia fal të gjitha mëkatet njeriut, kur ai bëhet musliman dhe pendohet te Krijuesi i tij. Edhe pasi ta pranosh Islamin është e natyrshme që të bësh disa mëkate, sepse jemi qenie njerëzore dhe jo melekë të pagabueshëm, por ajo që kërkohet prej nesh është që të kërkojmë falje dhe të pendohemi tek Allahu. Nëse Allahu sheh se ti ke nxituar për ta pranuar të vërtetën dhe ke hyrë në Islam duke i shqiptuar shehadetin (dëshminë islame), atëherë Ai do të të ndihmojë t'i braktisësh mëkatet e tjera. Atij që kthehet tek Allahu dhe e ndjek të vërtetën, Zoti do t'i japë sukses që të bëjë më shumë të mira, andaj mos hezito, por hyr në Islam që tani!

Prej argumenteve që tregojnë për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar:﴿قُل لِّلَّذِینَ كَفَرُوۤا۟ إِن یَنتَهُوا۟ یُغۡفَرۡ لَهُم مَّا قَدۡ سَلَفَ﴾ "Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara..."(Kuran, 8:38)

Çfarë duhet të bëj, që të bëhem musliman?

Hyrja në Islam është një çështje e lehtë dhe nuk kërkon rituale e çështje zyrtare ose praninë e ndokujt. Njeriu thjesht e shqipton shehadetin (dëshminë islame), duke ia ditur kuptimin dhe duke i besuar. Pra, të thotë: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah - Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij." Nëse është e mundur që ta thuash në arabisht, kjo është më mirë, e, nëse është e vështirë për ty, mjafton ta thuash në gjuhën tënde dhe kështu do të bëhesh musliman. Pastaj duhet ta mësosh fenë tënde, e cila do të jetë burimi i lumturisë sate në këtë botë dhe shpëtimi yt në botën tjetër.

Për më shumë informacione rreth Islamit, të rekomandoj ta vizitosh faqen e internetit:

Lidhja për përkthimin e kuptimeve të Kuranit të madhërishëm në gjuhën shqipe:

Për të mësuar se si ta praktikosh Islamin, të rekomandojmë që ta vizitosh faqen e internetit:

Kush më krijoi dhe përse?Çdo gjë tregon se Krijuesi ekziston

Allahu i Lartësuar

Cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar

Zoti është i denjë për adhurim dhe medoemos përshkruhet me cilësi të përsosura

A është e logjikshme që Krijuesi të na lërë pa shpallje?

Kurani i madhërishëm

Përse pati shumë të dërguar të Zotit?

Njeriu nuk mund të jetë besimtar pa u besuar gjithë të dërguarve

Ç'është Islami?

Çfarë besojnë muslimanët në raport me Isain (Jezusin)?

Çfarë duhet të bëj për t'u bërë musliman?

Islami është rruga drejt lumturisë

Çfarë përfitoj nëse bëhem musliman?

Çfarë humbas nëse e refuzoj Islamin?

Mos e vono vendimin!

Nuk ka asnjë justifikim për ata që e braktisin të vërtetën dhe i imitojnë baballarët dhe gjyshërit

Çfarë duhet të bëjë një person që dëshiron të hyjë në Islam, por ka frikë mos e dëmtojnë të afërmit e tij?

I nderuar lexues!

A je i gatshëm për të marrë vendimin më madhështor në jetën tënde?

Çfarë duhet të bëj, që të bëhem musliman?