Urimi i jobesimtareve per festat e tyre
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Full Description
Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre
﴿ حكم تهنئة الكفار بأعيادهم ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed Salih El Munexhid
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ حكم تهنئة الكفار بأعيادهم﴾
« باللغة الألبانية »
محمد صالح المنجد
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Cila është dispozita e urimit të jobesimtarëve për festat e tyre?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ..
Urimi i jobesimtarëve për festën e krishtlindjeve apo festa të tjera fetare është i ndaluar me pajtimin e tërë dijetarëve sikur që e ka treguar këtë Ibn Kajjimi në librin e tij “Ahkamu Ehlidh Dhimmeh", ku thotë: “Urimi për simbolet dhe festat e kufrit të posaçme për ta është i ndaluar me pajtimin e dijetarëve sikurse nëse ua uron festat dhe agjërimin e tyre, ju thotë: “Paçi festë të begatshme" apo “ﷻ gëzofsh me këtë festë" e të ngjashme. Nëse ai që i uron ata i shpëton kufrit – mosbesimit s'ka dyshim se nuk i shpëton veprimit të një prej gjërave të ndaluara dhe kjo është e ngjashme sikurse kur t'i uron ata për shkak të sexhdes së tij ndaj kryqit bile kjo është mëkat më i madh te Allahu dhe më i urrejtur se sa urimi për pirjen e alkoolit, vrasjen e njerëzve të pafajshëm apo veprimin e prostitucionit e të ngjashme. Shumë njerëz që nuk kanë respekt të duhur ndaj fesë bien në këtë gabim dhe nuk e dinë sa vepër të shëmtuar kanë vepruar. Ai që e uron një person për një mëkat dhe risi – bidat apo kufër, e ka eksponuar veten e tij ndaj urrejtjes dhe hidhërimit të Allahut." (Këtu përfundon fjala e tij – Allahu e mëshiroftë -)
Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre fetare është haram – i ndaluar dhe me këtë ashpërsi që e përmend Ibn Kajjimi, sepse urimi përmban pohimin për simbolet e tyre të kufrit dhe pajtimin me kufrin të tyre edhe pse nuk e dëshiron këtë kufër për veten e tij. I ndalohet myslimanit të pajtohet me simbolet e kufrit dhe të urojë të tjerët për to, ngase Allahu i lartësuar nuk pajtohet me këtë sikur që thotë: “Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet" (Zumer: 7) dhe ka thënë qoftë i Lartësuar: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe." (El Maide: 3)
Urimi i tyre për këto festa është i ndaluar qofshin kolegë të tij në punë apo jo.
E nëse ata na urojnë ne për festat e tona ne nuk iu përgjigjemi njësoj me rastin e festave të tyre, ngase ato nuk janë festa tona dhe nuk janë festa të cilat i donë Allahu. Festat e tyre ose janë të shpikura në fenë e tyre ose të lejuara po të anuluara me fenë Islame, me të cilën e ka dërguar Allahu të Dërguarin e Tij – Muhamedin te të gjithë njerëzit dhe ka thënë për të: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.".
Si dhe përgjigja e myslimanit në ftesat e tyre për këto festa është e ndaluar, ngase kjo është më e madhe se sa urimi i tyre pasi që përmban në vete pjesëmarrjen në festimin e tyre.
Gjithashtu iu ndalohet myslimanëve përngjasimi me jobesimtarët me anë të kremtimeve me këtë rast apo ndërrimi i dhuratave, shpërndarja e ëmbëlsirave, enëve të ushqimit apo ndalja e punës e të ngjashme me këtë për shkak të fjalës së Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “A i që i përngjason një populli është prej tyre."
Shejhul Islam Ibn Tejmije në librin e tij “Iktidaus Siratil Mustekim" thotë: “Përngjasimi me ta në disa festa të tyre obligon gëzimin me atë që ata janë prej të kotës e ndoshta kjo i bën të lakmojnë për shfrytëzimin e rasteve dhe nënçmimit të dobëtëve." [1]
Ai që e bën këtë është mëkatar qoftë nëse e bën në shenjë mirësjelljeje, apo për tu afruar me ta, apo nga turpi apo për shkaqe të tjera, sepse kjo konsiderohet prej “Mudahenes" – lëshimit pe në fenë e Allahut dhe është një nga shkaqet e forcimit të shpirtrave të jobesimtarëve dhe krenarisë me fenë e tyre.
Allahut të lartësuar i lutemi t'i bëjë myslimanët krenarë me fenë e tyre, t'i furnizon me përqendrim në të dhe t'iu ndihmon ndaj armiqve të tyre, e Ai është i Forti dhe i Fuqishmi."[2]