Tabelë rreth shpagimeve -Kefareteve
Ky material është i përkthyer në
Kategoritë
Burime
Full Description
Lista e shpagimeve - Kefareteve
﴿ جدول أحكام الكفارات ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Abdullah b. Muhamed Et Tajjar
Përktheu: Talha Kurtishi
Rishikoi : Redaksia e albislam.com
2010 - 1431
﴿ جدول أحكام الكفارات ﴾
« باللغة الألبانية »
عبد الله بن محمد الطيار
ترجمة: طلحة كرتيشي
مراجعة: هيئة تحرير موقع "ألب إسلام"
2010 - 1431
Shpagimet-Kefaretet |
Shpagim-qefaret është: emërtim i përgjithshëm për adhurimet fetare, në pasuri ose me trup, me të cilat është i obliguar ai i cili bën kundërvajtje ndaj disa rregullave të caktuara fetare, me qëllim të dënimit por edhe të faljes së gjynahut. Ngase bëjnë pjesë në ibadete, qefaretet janë dispozita që mund të caktohen vetëm me argumente tekstuale fetare. Më poshtë keni një tabelë për dispozitat e shpagimeve fetare:
* * * Tabela e shpagimit (أحكام الكفارات) * * *
A është i detyruar me renditje apo jo | Dispozita e tij | Lloji i shpagimit (kefaretit) | Vepra për të cilën duhet bërë shpagim | |||
I lejohet të zgjedh mes ushqimit, veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron. | Vaxhib | Agjërimi i tre ditëve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Të ushqen dhjetë të varfër ose të siguron veshmbathje për ta | Shkelja e betimit [اليمين] | |
I lejohet të zgjedh mes ushqimit, veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron. | Vaxhib | Agjërimi i tre ditëve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Të ushqen dhjetë të varfër ose të siguron veshmbathje për ta | Shkelja e zotimit [النذر] | |
I lejohet të zgjedh mes ushqimit, veshmbathjes dhe lirimit. Nëse s’ka mundësi ta bëj asnjërën prej këtyre agjëron. | Vaxhib | Agjërimi i tre ditëve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Të ushqen dhjetë të varfër ose të siguron veshmbathje për ta | Shkelja e zotimit për apstenim nga marrëdhëniet seksuale me gruan (përgjithmonë apo më tepër se katër muaj) [الإيلاء] | |
Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën) | Vaxhib | Ushqyerja e gjashtëdhjetë të varfërve | Agjërimi i dy muajve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Shkelja e Dhiharit[1] [الظهار] | |
Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën) | Vaxhib | Ushqyerja e gjashtëdhjetë të varfërve | Agjërimi i dy muajve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Prishja e agjërimit gjatë muajit Ramazan me marrëdhënie intime | |
Renditja është e detyruar | Vaxhib | Agjërimi i dy muajve me radhë | Lirimi i një robi besimtar | Vrasja (vrasja e dikujt pa pasë qëllim që ta vrasë atë) | ||
Ka të drejtë të zgjedhjes mes shpagimeve | Vaxhib | Agjërimi i tre ditëve | ||||
Ushqyerja e gjashtë të varfërve | Therja e kurbanit (dele) | Veprimi i gjërave të ndaluara gjatë ihramit [محظورات الإحرام] | ||||
Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën) | Vaxhib | Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtatë pas kthimit në shtëpi | Therja e kurbanit (dele) | Lërja e ndonjë vaxhibi gjatë veprimeve të Haxhit | ||
Renditja është e detyruar | Vaxhib | Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtatë pas kthimit në shtëpi | Therja e kurbanit (dele) | Shpagimi i atij që pengohet nga kryerja e umres apo haxhit (pas fillimit të tyre) për ndonjë arsye si dhe shpagimi për haxhin Temettu dhe Kiran | ||
Ka të drejtë të zgjedh | Vaxhib | Në vend të ushqimit të një të varfëri agjëron një ditë | Shikon sa është vlera e kafshës së ngjashme dhe paguan ushqim aq sa është vlera e saj (për çdo të varfër shpërndan sikur në sadakatul fitr) | Therja e kafshës së ngjashme dhe shpërndarja e mishit të saj për të varfërit në Mekë | Shpagimi për vrasjen e gjahut (nëse gjahu është brenda haremit të Mekës apo nëse njeriu është në ihram) nëse ka kafshë të ngjashme me të | |
Ka të drejtë të zgjedh | Vaxhib | Në vend të ushqimit të një të varfëri agjëron një ditë | Shikon sa është vlera e gjahut të vrarë dhe paguan ushqim aq sa është vlera e saj dhe iu shpërndahet të varfërve | Shpagimi për vrasjen e gjahut (nëse gjahu është brenda haremit të Mekës apo nëse njeriu është në ihram) nëse nuk ka kafshë të ngjashme me të | ||
Në këtë shpagim renditja është e detyruar (d.m.th. nuk i lejohet të bën të dytën përpos në rast kur nuk ka mundësi ta bën të parën) | Vaxhib | Agjërimi i dhjetë ditëve (tre gjatë Haxhxhit dhe shtat pas kthimit në shtëpi) | Therja e kurbanit të madh (deve ose lopë) | Marrëdhëniet intime me gruan para lirimit të plotë prej ihramit | ||
/ | Mustehab (e pëlqyer sipas disa shkollave juridike) | Duhet ta paguaj shpagimin nëse ka mundësi përndryshe s’ka gjë | Dispozita për drunjtë e Mekës dhe Medines dhe gjuetisë në Medine | |||
/ | Mustehabb | Të jepë lëmoshë ne vlerë një ose gjysëm dinar (25.6 euro ose 12.8 euro përafërsisht) | Marrëdhëniet intime me gruan gjatë menstruacioneve | |||
[1] Dhihar: është thënia e burrit bashkëshortes së tij: Ti je për mua si shpina e nënës sime (d.m.th. e palejuar për marrëdhënie intime me mua sikur nëna ime).