Kur është nata e Kadrit dhe si ta ngjallim atë me adhurim?
Kategoritë
Full Description
Kur është nata e Kadrit dhe si ta ngjallim atë me adhurim?
﴿ تحري ليلة القدر وكيفية إحياء هذه الليلة ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Komisioni i Përhershëm për Hulumtime shkencore dhe Fetva
Përktheu : Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ تحري ليلة القدر وكيفية إحياء هذه الليلة ﴾
« باللغة الألبانية »
اللجنة الدائمة للبحوث العلمية والإفتاء
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Si ta ngjallim natën e Kadrit? Me namaz apo me lexim të Kuranit dhe leximin e jetëpërshkrimit të Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo me këshillë, udhëzim dhe manifestim në xhami me rastin e shënimit të saj?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut ...
Së pari: I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) angazhohej në mënyrë të veçantë me adhurim në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Angazhimi i tij përfshinte namazin, leximin e Kuranit dhe lutjen. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Kur hynin dhjetë ditët e fundit e ngjallte natën, i zgjonte familjen e tij dhe përkushtohej në adhurim." Ndërsa Imam Ahmedi dhe Muslimi transmetojnë se: “I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) angazhohej në adhurim dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, me një angazhim që nuk e bënte jashtë tij."
Së dyti: I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka nxitur që të falet namazi i natës në natën e Kadrit me besim të plotë dhe llogaritje në shpërblim. Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që falet natën e Kadrit me besim të plotë dhe llogaritë në shpërblimin, do t'i falen atij mëkatet e mëparshme." (Buhariu dhe Muslimi)
Ky hadith tregon për ligjshmërinë e ngjalljes së saj me faljen e namazit në të.
Së treti: Prej lutjeve më të mira që thuhen në natën e Kadrit është ajo që ia ka mësuar Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të). Tirmidhiu transmeton - dhe e konsideron këtë transmetim të saktë – nga Aisheja, e cila ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e dijë se cila natë është nata e Kadrit, çka të them në të? Ai tha: Thuaj: O Zoti im, ti je Falës dhe e donë faljen, andaj më fal mua."
Së katërti: Caktimi i një nate të posaçme të Ramazanit si natë e Kadrit ka nevojë për një argument të veçantë i cili do ta dallonte nga netët e tjera. Megjithatë, më afër është që ajo të ndodhet në netët tek të Ramazanit, e prej tyre nata e njëzet e shtatë është nata më e përafërt që në të të jetë nata e Kadrit. Kjo për shkak të haditheve të transmetuara të cilat tregojnë këtë që u përmend.
Së pesti: Ndërsa bidatet nuk janë të lejuara si në Ramazan e ashtu edhe jashtë tij. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai që shpikë në çështjen tonë (fenë) diç që nuk është prej saj, i refuzohet atij" dhe ka thënë në një transmetim “Ai që vepron një vepër që nuk është në pajtim me çështjen tonë (fenë), ajo është e refuzuar."
Manifestimet që mbahen në disa natë të Ramazanit nuk e dimë se kanë bazë dhe duhet t'i përmbahemi udhëzimit të Muhamedit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) e që është udhëzimi më i mirë, ndërsa çështjet më të këqija në fe janë ato të shpikurat.[1]
E suksesi i plotë varet nga Allahu i lartësuar.
[1] Komisioni i përhershëm për Hulumtime shkencore dhe Fetva: 10/430