×
Ky artikull bën fjalë për adhurimet vullnetare - nafilet dhe rëndësinë e tyre. Adhurimet vullnetare e fisnikërojnë shpirtin e njeriut dhe e bëjnë atë më të afërt me Krijuesin e tij. Ky artikull përmban llojet kryesore të tyre duke përmendur edhe shpërblimet e shumëfishta për to në argumentet e Kuranit dhe Synetit.

    Vlera e adhurimeve vullnetare

    ﴿ فضل النوافل﴾

    ] Shqip – Albanianألباني - [

    Përktheu: Fatmir Latifi

    Redaktoi : Driton Lekaj

    2009 - 1430

    ﴿ فضل النوافل﴾

    ] Shqip – Albanianألباني - [

    ترجمة: فاطمير لاتيفي

    مراجعة: دريتون ليكاي

    2009 - 1430

    Vlera e adhurimeve vullnetare

    Shenjat e dashurisë së Allahut ndaj robit të Tij si dhe mënyra e realizimit të kësaj dashurie:

    Allahu i lartësuar thotë:

    “Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran: 31)

    - Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të )ka thënë: ”Kur Allahu i Madhëruar e donë robin (e vet) e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Vërtet Allahu e donë filanin, andaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall te banorët e qiellit: Vërtet Allahu e do filanin, andaj dojeni edhe ju. Pastaj, banorët e qiellit e duan dhe i vendoset pranim në tokë." (Mutefekun alejhi).

    - Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë : “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut Tim unë do ti shpalli luftë. Me asgjë robi im nuk mund më mire të më afrohet pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar (farzet) dhe vazhdimisht robi im më afrohet me vepra vullnetare (nafile), derisa Unë ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. E nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë ,do ta mbroj atë." (Buhariu).

    Disa prej llojeve të veprave vullnetare me të cilat robi arrin këtë shkalle të dashurisë

    1) Leximi i Kuranit Fisnik.

    - Ebu Umame thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Lexojeni Kuranin, vërtetë ai do të ndërmjetësoj Ditën e Gjykimit për ata që e lexojnë “(Muslimi)

    - Uthman ibën Affan thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kuran dhe ia mëson atë dikujt”. (Buhariu)

    - Abdullah ibn Mesudi thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush e lexon një shkronjë prej librit të Allahut atij i takon një e mire, e ajo e mire shpërblehet dhjetëfish. Nuk u them juve se Elif-Lam-Mim është një shkronjë por, Elifi është shkronjë, Lami është shkronjë dhe Mimi është shkronjë.” (Tirmidhiu)

    2) Vlera e Dhikrit.

    - Allahu i lartësuar thotë: ”Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime ), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim)…”. (Bekare:152)

    Dhe Allahu i lartësuar thotë: ”…por, edhe përmendeni shpesh Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.”(Xhumuah:10)

    - Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush thotë: La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir.

    (S'ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo gjë.)

    Kush e thotë këtë njëqind herë në ditë ka shpërblim sikur t’i ketë liruar dhjetë robër. Atij i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind mëkate dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër.” (Muttefekun alejhi)

    - Dhe thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush thotë SubhanAllahi ve bihamdihi".

    (I Lartësuar qoftë Allahu, Atij të cilit i takon lavdërimi) njëqind herë në ditë i fshihen mëkatet e tij edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.” (Muttefekun alejh).

    - Dhe thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush thotë SubhanAllah tridhjetë e tri herë, kush thotë Elhamdulilah tridhjetë e tri herë dhe kush thotë tridhjetë e tri herë Allahu Ekber, e pastaj e plotëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike leh ,lehul mulku velehul hamdu ve huve ala kulishejin kadir, do ti falen mëkatet qofshin ato edhe sa shkuma e detit." (Muslimi)

    - Sa’d ibn Ebi Vekasi thotë: Ishim te i Dërguari ( paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili tha: ”A nuk ka mundësi ndonjëri prej jush që të fitoj çdo ditë njëmijë të mira? Atëherë një prej të pranishmeve pyeti: Si i fiton njëmijë të mira? I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha :Thotë njëqind herë Subhanallah dhe i shkruhen atij njëmijë të mira ose i fshihen atij njëmijë mëkate.”(Muslimi)

    3) Prej namazeve vullnetare.

    a) Sunetet e rregullta

    - Nëna e besimtareve Umi Habibe thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: ”Myslimani që i falë dymbëdhjetë rekate namaz vullnetar (nafile) e që Allahu të mos ia ndërtoj një shtëpi në xhenet ose që të mos i ndërtohet një shtëpi në xhenet."(Muslimi)

    - Nëna e besimtarëve Aisheja thotë: ” I Dërguari iu është përmbajtur dy rekateve të namazit të sabahut më shumë se sa iu është përmbajtur nafileve tjera.” (Muttefekun alejh).

    - Dhe thotë se i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ” Dy rekate të namazit të sabahut janë më të mira se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të .” (Muslimi)

    - Nëna e besimtareve Umu Habibe thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kush i fale katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, Allahu do ta ruaj atë prej zjarrit.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

    b) Namazi i Vitrit dhe namazi i Duhasë

    - Ibn Umeri thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Bëjeni namazin tuaj të fundit vitër (tekë)." (Muttefekun alejh).

    - Ebu Hurejra thotë: ”Më ka këshilluar miku im (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), që ti agjëroj tri ditë ne çdo muaj, ti fali dy rekate namaz të duhase dhe ta fali vitrin para se të flej." (Muttefekun alejh).

    c) Namazi i Tehijjetul Mesxhidit

    - Ebu Katade thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kur të hyn ndonjëri prej jush në xhami mos të ulet derisa mos t’i fal dy rekate." (Muttefekun alejh).

    4) Agjërimi Nafile.

    a) Agjërimi i muajit Muharrem

    - Ebu Hurejra thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit, është në muajin e Allahut të Lartësuar Muharrem, kurse namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës." (Muslimi)

    b) Agjërimi i ditës së Arafatit dhe Ashuras

    - Ebu Katadeja thotë: Është pyetur i Dërguari i Allahut për agjërimin e ditës së Arafatit, e ai tha: ”Agjërimi i arafatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që ka ngelur." (Muslimi)

    - Po ashtu Ebu Katade thotë se është pyetur i Dërguari i Allahut për ditën e ashuras, e ai ka thënë: ”Agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar." (Muslimi)

    c) Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte:

    - Ebu Hurejra thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Veprat ekspozohen ditën e hënë dhe ditën e enjte, e unë dëshiroj që kur të ekspozohet vepra ime të jem agjërueshëm.” (Muslimi)

    d) Agjërimi i tre ditëve të çdo muaji:

    - Abdullah ibn Amër ibn Asi thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Agjërimi i tre ditëve për çdo muaj është agjërim i tëre kohës.” (Muttefekun alejhi)

    - Ebu Dherri thotë i Derguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Kur të agjërosh tre ditë prej çdo muaji atëherë agjëro të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë.” (Tirmidhiu).

    5. Umreja (vizita e Qabes).

    - Ebu Hurejra thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura, kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Muttefekun alejhi)

    - Ibn Abasi thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Umreja në Ramazan është e barabartë me një Haxh apo me një Haxh me mua." (Muttefekun alejhi)

    6. Prej nafileve madhështore është sadakaja.

    - Allahu i lartësuar thotë: ”... e çka do që të jepni Ai ua kompenson atë…” (Sebe:39).

    - Dhe Allahu i Lartësuar thotë: ”Çka do që të jepni nga pasuria e keni për vetën tuaj, po mos jepni për tjetër kë por vetëm për hir të Allahut,e çka do që të jepni nga pasuria u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.” (Bekare:272).

    - Adij ibn Hatim thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ruajuni prej zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme.” (Muttefekun alejhi)

    - Ebu Hurejra thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e Allahut, e që të mos zbresin dy melekë dhe njeri të thotë: O Allahu im jepi kompensim atij që ka shpenzuar, kurse tjetri thotë : O Allahu im jepi shkatërrim atij që ka shtërnguar doren.” (Muttefekun alejh).

    - Ebu Hurejra thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Shtatë persona Allahu do ti vendos nën hijen e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër hije përveç hijes së Tij, e ata janë: Udhëheqësi i drejte, një i ri i cili është rritur në adhurim dhe respekt të Allahut të Madhëruar, një njeri zemra e të cilit është e lidhur për xhamitë, dy njerëz të cilët duhen në emër të Allahut, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbetur gjerë në ndarje (vdekje), një njeri të cilin e ka thirrur një grua me autoritet dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i frikësohem Allahut. Një njeri i cili ndan sadaka fshehurazi ashtu që dora e majtë nuk e din sa ndanë e djathta dhe një njeri që kur në vetmi e përmend Allahun i lotojnë sytë.”(Mutefekun alejhi )

    O Musliman i nderuar

    Le të jenë nafilet që i kryen sa më të shumta. Prandaj, le të jetë pjesa jote prej nafileve ashtu siç vijon:

    1) Prej Kuranit Fisnik: Leximi i një xhuzi çdo ditë në mënyre qe ta përfundosh leximin e tij për çdo muaj.

    2)Prej lutjeve: Ti përmbahesh lutjeve të caktuara pas farzeve dhe lutjeve të gjumit, të ushqimit, pijes, udhëtimit, të mëngjesit dhe mbrëmjes etj.

    3) Prej namazeve nafile: T’i përmbahesh syneteve të rregullta, namazit të Duhasë dhe Vitrit.

    4) Dhe prej sadakas: Ndarja e një pjese nga paga jote në çdo muaj vazhdimisht që të kontribuosh me të në përhapjen e islamit dhe t’i ndihmosh myslimanët kudo në botë.

    5) Prej agjërimit: Agjërimi i gjashtë ditëve prej muajit Shewal, ditës së Arafatit , ditës së Ashuras, agjërimi i tri ditëve për çdo muaj dhe le të jene ditët e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë.

    6) Prej vizitës së shtëpisë së Allahut (Qabes): Të vizitosh atë kohe pas kohe, ti dhe familja jote duke shfrytëzuar vendin dhe kohën p.sh vizita në Ramazan.

    Allahu u dhuroftë të gjithëve sukses.