Kategoritë
Numri i materialeve: 676
Hejthem ibn Muhamed Serhan
Muslimani i vogël
Libri Muslimani i vogël: Një libër në gjuhën Shipe, drejtuar nga faqja e internetit "Luaj dhe Mëso", e cila mbikëqyret nga Sheikh Dr. Hejthem Serhan, tekst që përfshin parimet e Islamit dhe moralin për fëmijën musliman. Vjen me një konstrukt të bukur dhe emocionues, libri është argëtues, i bukur dhe tërheqës, gjë që e bën këtë libër të këndshëm
Abdul Aziz b. Abdil-lah b. Baz
Besimi i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të
Besimi i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të
Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përsosuria e ligjit islam dhe rreziku nga risitë në fe
Ky libër i çmueshëm sqaron se Islami është fe e përsosur dhe nuk i pranon bidatet, sepse ai që pretendon se bidatet janë të lejuara në Islam, vetëm se e ka akuzuar atë si fe në të cilën ka mangësi.
Abdul Aziz b. Abdil-lah b. Baz
Gjykimi për magjinë dhe fallin
Ky libër sqaron gjykimin për magjinë dhe fallin dhe ndalesën e shkuarjes te fallxhorët dhe bën fjalë po ashtu për disa çështje që lidhen me to.
Hejthem ibn Muhamed Serhan
Komenti i mësimeve të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Komenti i mësimeve të rëndësishme për popullin e thjeshtë, libër në gjuhën shqipe, përpiluar nda dr. Hejthem Serhan, ky libër është koment i librit “Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë” të imam Abdul Aziz bin Bazit -Allahu e mëshiroftë- në të cilin ai tuboi një mori njohurish fetare të cilat ndërlidhen me dispozitat doktrinale, juridike dhe etike, gjëra të cilat i takojnë popullit të thjeshtë që t’i njoh ato Këtë libër autori e ka zbukuruar me tabela dhe klasifikime, dhe pas çdo sektori ka vendos pyetje dhe provime, të gjitha këto pa zgjatje të panevojshme dhe pa shkurtim të cunguar
Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani
Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti
Mburoja e muslimanit është ndër librat më të njohur në mesin e muslimanëve. Në të janë përfshirë dhikri dhe lutjet që e ruajnë muslimanin nga shejtanët dhe xhinët dhe e forcojnë lidhjen e tij me Allahun. Në të gjenden shumica e lutjeve që i nevojiten muslimanit gjatë ditës dhe natës.
Një Grup Hoxhallarësh
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre
Libër i shkurtër i cili përmban çështjet më të rëndësishme për të cilat ka nevojë një mysliman në jetën e tij. Libri përmban pjesët më të njohura të Kuranit dhe tefsirit pastaj një mori normash rreth besimit, fikhut, virtyteve të mira etj. Libri ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë: përbëhet prej tri xhuzëve (pjesëve) të fundit të Kuranit të shoqëruara me komentin e marrë nga libri ‘Zubdetut -Tefsir’ i Shejh Muhamed El Eshkar. Pjesa e dytë: përmban disa dispozita për të cilat ka nevojë myslimani si: Rregullat e texhvidit, 62 pyetje dhe përgjigje në akide, dialog konstruktiv rreth teuhidit, normat e Islamit (Shehadeti, Pastërtia, Namazi, Zekati, Agjërimi dhe Haxhi), dobi të ndryshme, Rukje, Dua, Edhkare (lutje të posaçme), 100 virtyte dhe 70 ndalesa dhe për fund forma e abdesit dhe namazit të ilustruara dhe udhëtimi drejt përjetshmërisë (udhëtimi për në botën tjetër).
Sulejman b. Hamed El Bat-hi
Ne e besojmë Isain
Ky libërth flet për Isain (paqja qoftë mbi të) dhe për krishterizmin sipas këndvështrimit islam.
Muhamed b. Salih El Uthejmin
Besimi i Ehli Sunetit
Besimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Muhamed b. Salih El Uthejmin
Shpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimit është një libër i dobishëm, i cili bën fjalë për bazat dhe synimet e besimit Islam dhe për shtyllat e fesë Islame, siç janë: besimi në Allahun, në melekët e Tij, në të dërguarit e Tij, në Librat e Tij, në Ditën e Fundit dhe në kaderin (paracaktimin) e Allahut.
Abdurr-Rrahman b. Nasir Es Sadi
Bukuritë e fesë islame
Në këtë libër paraqiten aspektet kryesore të bukurisë së fesë islame dhe bëhet e qartë rëndësia e tyre.
Abdurr-Rrahman b. Nasir Es Sadi
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Ky libër flet për shkaqet dhe mënyrat të cilat ia mundësojnë atij që i zbaton ato, të gjejë gëzimin, lumturinë dhe qetësinë shpirtërore dhe ia largojnë atij brengat, trishtimin dhe vuajtjet.