×
Njerëzimi ka nevojë për një tërësi mësimesh për ta mësuar besimin dhe rregullat tjera që përbëjnë anën praktike të atij besimi si: aspekti i ibadetit, raporteve njerëzore apo edhe i etikës. E tërësi e të gjitha këtyre rregullave për të cilat njerëzimi ka nevojë, padyshim, është Kurani famëlartë. Kësisoj, përveç qenies së tij mrekulli, objektivi kryesor i zbritjes së Kuranit është përudhja e njerëzve në rrugën e Allahut të lartësuar.