Cilët janë muajt e shenjtë?
Kategoritë
Full Description
Cilët janë muajt e shenjtë?
﴿ ما هي الأشهر الحرم؟ ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
AbdulAziz b. Abdil-lah b. Baz
Përktheu: Driton Lekaj
2010 - 1431
﴿ ما هي الأشهر الحرم؟﴾
« باللغة الألبانية »
عبد العزيز بن عبد الله بن باز
ترجمة: دريتون ليكاي
2010 - 1431
Pyetja: Cilët janë muajt e shenjtë? Dhe pse janë emërtuar kështu? Si dhe shenjtëria a lidhet me një vend të caktuar apo diç të caktuar?
Përgjigja:
Muajt e shenjtë janë katër: Rexheb, Dhul Kade, Dhul Hixhe dhe Muharrem. Muaji Rexheb është i vetëm ndërsa të tjerët janë të radhitur njëri pas tjetrit, e ata janë: Dhul Kade, Dhul Hixhe dhe Muharremi.
Më afër është se emërtimi i tyre si të “shenjtë": është për shkak se Allahu e ka ndaluar në të luftën mes njerëzve, për këtë arsye ju thuhet: të shenjtë (hurum) e që është shumësi i mbiemrit: i shenjtë (haram).
Allahu i lartësuar thotë: “Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë." ( Et Tevbe: 36) dhe ka thënë: “Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh)" (El Bekare: 217)
Kjo aludon se në këta muaj lufta është e ndaluar dhe kjo është mëshirë e Allahut ndaj robërve të Tij, ashtu që në këta muaj të udhëtojnë dhe që ta kryejnë haxhin apo umren.
Dijetarët kanë mospajtim rreth asaj se: Dispozita e luftës në këta muaj a vazhdon apo është anuluar? Dhe për këtë kanë dy mendime.
Mendimi i shumicës së dijetarëve është se kjo dispozitë është anuluar d.m.th ndalimi i luftës në to është anuluar.
Dhe mendimi tjetër është se: kjo dispozitë është në fuqi dhe nuk është anuluar d.m.th ndalesa (e luftës në këta muaj) vazhdon. E ky mendim mbështetet më tepër nga argumentet.[1]
[1] Mexhmu Fetava ve Mekalat Mutenevia lish- Shejh Ibn Baz, vëllimi i 18.