×
Besimi i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të

Besimi i vërtetë dhe çfarë bie ndesh me të

Autori:

Hoxha i nderuar, Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Parathënie

Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet, për familjen dhe shokët e tij!

Meqë besimi i vërtetë është origjina e fesë islame dhe themeli i miletit, mendova se kjo duhet të jetë tema e ligjëratës. Është gjë e njohur nga argumentet fetare të Librit (Kuranit) dhe Sunetit, se veprat dhe fjalët janë të vlefshme e të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i vërtetë, andaj, nëse besimi nuk është i vërtetë, të gjitha veprat dhe fjalët që rrjedhin prej tij janë të pavlefshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿الْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّ لَهُمْ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِي أَخْدَانٍ وَمَنْ يَكْفُرْ بِالْإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ٥﴾ "Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar."(El Maide, 5)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ٦٥﴾ "Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: "Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit."(Ez Zumer, 65)Ajetet që bartin këtë kuptim janë të shumta. Libri i qartë i Allahut (Kurani) dhe Suneti i të Dërguarit të Tij të besnik ﷺ tregojnë se besimi i vërtetë përmblidhet në: besimin në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë, qoftë i keq. Pra, këto gjashtë çështje janë bazat e besimit të vërtetë, me të cilat është shpallur Libri fisnik i Allahut dhe me të cilat Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.Nga këto baza degëzohet gjithçka që është obligim të besohet rreth çështjeve të së padukshmes (ar. gajb) dhe gjithçka që na kanë treguar Allahu e i Dërguari i Tij ﷺ. Argumentet që tregojnë rreth këtyre gjashtë bazave janë të shumta në Kuran dhe në Sunet. Prej tyre është fjala e Allahut të Lartësuar:﴿لَيْسَ الْبِرَّ أَنْ تُوَلُّوا وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ﴾ "Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët..."(El Bekare, 177)Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ﴾ "I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij..."(El Bekare, 285)Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا آمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي نَزَّلَ عَلَى رَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي أَنْزَلَ مِنْ قَبْلُ وَمَنْ يَكْفُرْ بِاللَّهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا١٣٦﴾ "O besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë."(En Nisa, 136)Po ashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ٧٠﴾ "A nuk e di ti se Allahu di çdo gjë që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun."(El Haxh, 70)Sa u përket haditheve të vërteta, që tregojnë për këto baza, ato janë të shumta. Prej tyre e theksojmë hadithin e njohur, të cilin e shënon Muslimi në "Sahihun" e tij, nga prijësi i besimtarëve, Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Xhibrili, alejhi selam, e pyeti Profetin ﷺ për imanin, e ai i tha:"Imani është të besosh Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në kaderin (paracaktimin), qoftë i mirë, qoftë i keq."(1) Siç qëndron në hadith.Po ashtu e shënojnë Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!).Nga këto gjashtë baza degëzohen çështjet e tjera, që muslimani i ka obligim t'i besojë sa i përket së drejtës së Allahut të Lartësuar (për ta adhuruar), çështjes së ringjalljes dhe gjërave të tjera të botës së fshehtë (ar. gajb).

BESIMI NË ALLAHUN E LARTËSUAR

Besimi në Allahun nënkupton besimin se Allahu është i Adhuruari i vërtetë, i Cil e meriton adhurimin, e askush pos Tij nuk e meriton.

Prej besimit në Allahun e Lartësuar është besimi se Ai është i Adhuruari i vërtetë, i CIli e meriton adhurimin e askush pos Tij nuk e meriton, sepse Ai është Krijuesi i robërve, Mirëbërësi ndaj tyre, Furnizuesi i tyre dhe i Dijshmi rreth gjërave të tyre të fshehta e të hapura; Ai që është i Fuqishëm për t'i shpërblyer të bindurit dhe për t'i ndëshkuar të pabindurit. Për këtë adhurim Allahu i krijoi xhinët e njerëzit dhe i urdhëroi për diçka të tillë. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ٥٦﴾ "Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë."(Edh Dharijat, 56)﴿مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ٥٧﴾ "Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim e as dëshiroj që të Më ushqejnë."(Edh Dharijat, 57)﴿إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ٥٨﴾ "Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi."(Edh Dharijat, 58)Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ٢١﴾ "O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)."(El Bekare, 21)﴿الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ٢٢﴾ "I Cili e ka bërë për ju Tokën shtresë dhe Qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj, mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun."(El Bekare, 22)Allahu i dërgoi profetët dhe i zbriti librat për ta shpjeguar këtë të vërtetë dhe për të thirrur tek ajo, si dhe për të tërhequr vërejtjen nga ajo që e kundërshton atë, siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ﴾ "Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): "Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!"(En Nahl, 36)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ٢٥﴾ "Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur: "S'ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!"(El Enbija, 25)Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿الر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ١ "Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ٢﴾ Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij."(Hud, 1-2)Realiteti i këtij adhurimi nënkupton që të veçohet Allahu i Lartësuar me të gjitha adhurimet që i bëjnë robërit, si: lutja, frika, shpresa, namazi, agjërimi, kurbani, zotimi dhe lloje të tjera të adhurimeve, pra, të bëhen në mënyrën e nënshtrimit ndaj Tij, me dëshirë e frikë; me dashuri të përsosur për Të dhe përulësi para madhështisë së Tij. Shumica e Kuranit fisnik ka zbritur për këtë bazë madhështore, si fjala e Allahut të Lartësuar:﴿فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ٢ "Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ﴾ Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë."(Ez Zumer, 2-3)Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ﴾ "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij..."(El Isra, 23)Po ashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ١٤﴾ "Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!"(Gafir, 14)Në dy koleksionet e haditheve të vërteta, atë të Buhariut dhe të Muslimit, përcillet nga Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:"E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë."(2)

Besimi në gjithçka që Allahu i urdhëroi robërit e Tij nga pesë shtyllat e dukshme të Islamit

Besimi në gjithçka që Allahu i urdhëroi robërit e Tij nga pesë shtyllat e dukshme të Islamit, të cilat janë: dëshmia se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhillëkut në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut (Qabe), për ata që kanë mundësi, si dhe obligime të tjera me të cilat erdhi feja e dëlirë.

Shtylla më e rëndësishme dhe më madhëshore e Islamit është dëshmia se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij (ar. La ilahe il-lallah, Muhamed rasulullah). Kësisoj, dëshmia se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut nënkupton që adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij. Ky është kuptimi se nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, sepse kjo dëshmi e ka kuptimin se askush nuk adhurohet meritueshëm pos Allahut. Pra, çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, qoftë njeri, melek, xhin, qoftë çdo gjë tjetër, që të gjithë janë të adhuruar kotësisht. I Adhuruari meritueshëm është vetëm Allahu, siç thotë i Lartësuari:﴿ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ﴾ "Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i Vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta."(El Haxh, 62)Tashmë e sqaruam se Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit për këtë bazë madhështore dhe i urdhëroi ta bëjnë atë; i dërgoi profetët e Tij për këtë gjë dhe për këtë shkak i shpalli Librat e Tij. Andaj, mendoje mirë dhe meditoje shumë këtë gjë, në mënyrë që të të bëhet e qartë ajo në çfarë kanë rënë shumica e "muslimanëve" nga injoranca e madhe rreth kësaj baze madhështore, saqë adhuruan bashkë me Allahun edhe ndokënd tjetër, kështu që të drejtën e Tij madhështore (adhurimin) ia kushtuan dikujt tjetër pos Tij. Allahut i kërkojmë ndihmë!

Besimi se Allahu është Krijuesi i kësaj bote, Ai që i drejton punët e tyre dhe Ai që i dirigjon ata me dijen dhe fuqinë e Tij

Prej besimit në Allahun e Lartësuar është besimi se Ai është Krijuesi i kësaj bote, Ai që i drejton punët e tyre dhe Ai që i dirigjon ata me dijen dhe fuqinë e Tij, ashtu siç do Ai, dhe se Ai është Sunduesi i kësaj bote e i botës tjetër dhe Zoti i të gjitha krijesave, nuk ka Krijues përveç Tij dhe nuk ka Zot pos Tij.Ai i dërgoi profetët dhe i zbriti librat për t'i përmirësuar robërit dhe për t'i thirrur ata drejt asaj që i shpëton e i përmirëson ata në të tashmen dhe në të ardhmen.Allahu i Lartësuar nuk ka shok në të gjitha këto, siç thotë i Lartësuari:﴿اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ٦٢﴾ "Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje."(Ez Zumer, 62)Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ٥٤﴾ "Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!"(El Araf, 54)

Besimi se Allahut i përkasin emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, pa i shtrembëruar, mohuar/refuzuar, pa u përshkruar formë dhe pa i shëmbëllyer

Gjithashtu prej besimit në Allahun është besimi se Allahut i përkasin emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, pa i shtrembëruar, mohuar/refuzuar, pa u përshkruar formë dhe pa i shëmbëllyer:﴿لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ﴾ "Asgjë nuk është sikurse Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi."(Esh Shura, 11)Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿فَلَا تَضْرِبُوا لِلَّهِ الْأَمْثَالَ إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ٧٤﴾ "Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun! Në të vërtetë, Allahu di, ndërsa ju nuk dini."(En Nahl, 74)Ky është besimi i ehli sunetit dhe xhematit, që prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pasuesve të tyre në mirësi. Kjo njëherazi është ajo që imam Ebu Hasen Eshariu (Allahu e pastë mëshiruar!) e transmeton në librin "El Mekalat", nga ithtarët e hadithit dhe të sunetit, si dhe dijetarë e besimtarë të tjerë e kanë transmetuar këtë besim.

Evzaiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Zuhri dhe Mekhuli u pyetën për ajetet që flasin rreth cilësive (të Allahut), kështu që thanë: "Kalojini (pranojini) ashtu siç kanë ardhur."Velid ibn Muslimi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Maliku, Evzaiu, Lejth ibn Sadi dhe Sufjan Theuriu (Allahu i pastë mëshiruar!) janë pyetur për hadithet që kanë ardhur rreth cilësive (të Allahut), e ata të gjithë thanë: "Kalojini (pranojini) ashtu siç kanë ardhur, pa u dhënë formë."Evzaiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Ne tabiinët ishim të shumtë, të cilët thoshim se Allahu i Lartësuar është mbi Arshin e Tij dhe i besojmë cilësitë që kanë ardhur në Sunet."Kur Rabia ibn Ebu Abdurrahmani (Allahu i pastë mëshiruar të dytë!) u pyet për qëndrimin/lartësimin (e Allahut mbi Arsh, ar. el Istiva), tha: "Istivaja nuk është e panjohur, por mënyra është e paimagjinueshme. Mesazhi hynor është prej Allahut, e Profeti e ka për obligim ta kumtojë qartë, e ne ta besojmë atë."Kur imam Maliku (Allahu e pastë mëshiruar!) u pyet për këtë, tha: "Istivaja (qëndrimi/lartësimi i Allahut mbi Arsh) është i ditur, por mënyra është e panjohur, besimi në të është obligim, ndërsa pyetja për të është bidat (risi në fe)." Pastaj i tha pyetësit: "Unë të shoh se je njeri i keq!" Pastaj urdhëroi që ta nxirrnin jashtë.

Ky kuptim po ashtu është transmetuar nga nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Imam Ebu Abdurrahman ibn Mubareku (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë:"Ne e dimë Zotin tonë të Lartësuar se Ai është mbi qiej, mbi Arsh (Fronin Hyjnor), i ndarë nga krjesat e Tij."Fjalët e imamëve rreth këtij kapitulli janë tejet të shumta, gjë që nuk ka mundësi t'i citojmë në këtë ligjëratë. Kushdo që dëshiron ta lexojë pjesën më të madhe të tyre, le të shikojë atë që dijetarët e Sunetit kanë shkruar rreth këtij kapitulli, siç është libri "Es Sunneh", nga Abdullahu, i biri i imam Ahmedit, libri "Et Teuhid", i imamit të nderuar, Muhamed ibn Huzejme, libri "Es Suneh", i Ebu Kasim Lalekaiut dhe libri "Es Suneh", i Ebu Bekër ibn Ebu Asimit, si dhe përgjigjja e shejhul-islam Ibn Tejmijes për banorët e Hamasë, e cila është një përgjigje madhështore dhe shumë e dobishme, në të cilën ai (Allahu e pastë mëshiruar!) e sqaroi besimin e ehlu sunetit, ku transmetoi shumë fjalë të tyre. Githashtu ai përmendi argumente fetare dhe racionale, që tregojnë vlefshmërinë e asaj që thanë ehlu suneti dhe pavlefshmërinë e asaj që thanë kundërshtarët e tyre.Kështu është edhe libri i tij (pra, i Ibn Tejmjijes), "Akidja e Tedmurit", në të cilin i ka shtjelluar çështjet më gjerësisht dhe e sqaroi besimin e ehlu sunetit me argumente fetare dhe racionale, si dhe iu kundërpërgjigj kundërshtarëve në atë mënyrë që e shfaq të vërtetën dhe e hedh poshtë të kotën, për këdo nga dijetarët që vështron në të, me qëlim të mirë dhe dëshirë për ta ditur të vërtetën. Kushdo që e kundërshton ehlu sunetin në atë që ata besojnë në kapitullin mbi emrat dhe cilësitë (e Allahut), medoemos bie në kundërshtim me argumentet fetare dhe racionale, duke qenë kështu kundështar i qartë rreth gjithçkaje që e vërteton dhe e mohon.

Sa i përket ehlu sunetit dhe xhematit, ata ia pohojnë Allahut të Lartësuar atë që Ai ia pohoi Vetes në Librin e Tij fisnik, ose e pohoi për Të i Dërguari i Tij, Muhamedi ﷺ, në Sunetin e tij të vërtetë; pohim pa përngjasim. Ne e pastrojmë, e lartësojmë Allahun e Madhëruar nga përngjasimi me krijesat e Tij, duke e lartësuar kështu, e larg mohimit e refuzimit, kështu që shpëtojmë nga kontradiktat, sepse punojmë sipas të gjitha argumenteve. Ky është ligj i Allahut të Lartësuar në lidhje me atë që kapet fort pas së vërtetës me të cilën Allahu i dërgoi profetët e Tij, bëri përpjekje maksimale për këtë dhe qe i sinqertë me Allahun në kërkesën e tij për ta udhëzuar në të vërtetën dhe për ta bërë ngadhënjimtar përmes argumenteve të tij. Allahu i Lartësuar thotë:﴿بَلْ نَقْذِفُ بِالْحَقِّ عَلَى الْبَاطِلِ فَيَدْمَغُهُ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٌ﴾ "Por Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket."(El Enbija, 18)Allahu i Lartëruar thotë:﴿وَلَا يَأْتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئْنَاكَ بِالْحَقِّ وَأَحْسَنَ تَفْسِيرًا٣٣﴾ "Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë."(El Furkan, 33)Hafidh Ibn Kethiri (Allahu e pastë mëshiruar!), në tefsirin e tij të njohur, teksa e komenton këtë ajet kuranor: "Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor...",(El Araf, 54) sjell një komentim të bukur në këtë kapitull, gjë që është mirë ta përmendim këtu, sepse dobia është e madhe.Ai (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Mendimet e njerëzve rreth kësaj çështjeje janë tejet të shumta, e vendi nuk është për t'i përmendur krejt, por ne do ta ndjekim në këtë çështje drejtimin e selefu salihut (paraardhësve të drejtë): Malikut, Evzaiut, Theuriut, Lejth ibn Sadit, Shafiut, Ahmedit, Is'hak ibn Rahavejhut dhe imamëve të tjerë të muslimanëve, klasikë dhe bashkëkohorë, që ishte: "Pranimi dhe kalimi i ajeteve të cilësive të Allahut ashtu siç kanë ardhur, pa u dhënë formë, pa i shëmbëllyer dhe pa i mohuar/refuzuar." Ajo që shfaqet në mendjet e atyre që e shëmbëllejnë Allahun, i mohohet Atij, sepse Allahut nuk i ngjan asgjë prej krijesave të Tij; asgjë nuk është si Ai, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. Çështja është ashtu siç kanë thënë imamët, prej të cilëve është Nuajm ibn Hamad Huzaiu, mësuesi i Buhariut, i cili është shprehur: "Ai që e shëmbëllen Allahun me krijesat e Tij, bën kufër; ai që e mohon atë me të cilën Allahu e përshkroi Veten, bën kufër, andaj nuk ka shëmbëllim (të Allahut me krijesat) në atë që Allahu e ka përshkruar Veten ose e ka përshkruar Atë i Dërguari i tij." Së këndejmi, kushdo që e pohon atë që Allahu i Lartësuar e përmendi në ajetet e qarta dhe hadithet e sakta, në atë mënyrë që i takon madhërisë së Allahut dhe ia mohon Atij çdo mangësi, ka marrë rrugën e udhëzimit."

Besimi në melekët

Sa i përket besimit në melekët, ai përfshin besimin në ta në mënyrë të përgjithshme dhe në mënyrë të hollësishme, kështu që muslimani beson se Allahu ka melekë që i krijoi për t'iu bindur Atij dhe i përshkroi ata si:﴿يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى وَهُمْ مِنْ خَشْيَتِهِ مُشْفِقُونَ٢٨﴾ "... ata (melekët) janë robër të nderuar. Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij. Ai e di se ç'ka para tyre (ç'kanë vepruar) dhe ç'ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon)."(El Enbija, 26-28)Ata janë shumë lloje, duke përfshirë ata të cilët janë ngarkuar për ta bartuar Arshin (Fronin Hyjnor), rojtarët e Xhenetit e të Xhehenemit dhe ata të cilët janë ngarkuar për ruajtjen e veprave të robërve. Besojmë në mënyrë të hollësishme në ata që Allahu dhe i Dërguari i Tij i kanë përmendur me emra, si: Xhibrilin, Mikailin dhe Malikun - rojën e Zjarrit. Gjithashtu, i besojmë Israfilit, i cili është i ngarkuar për t'i fryrë surit (burisë), i cili është përmendur në hadithe të vërteta. Është vërtetuar në "Sahih" nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti ﷺ ka thënë:"Melekët janë të krijuar prej dritës, kurse xhinët janë të krijuar prej flakës së zjarrit, ndërsa Ademi është krijuar prej asaj që ju është përshkruar (në Kuran)." (3)E shënon Muslimi në "Sahihun", e tij.

BESIMI NË LIBRAT

I tillë është edhe besimi në librat, që është obligim të besohet në mënyrë të përgjithshme se Allahu u zbriti libra profetëve dhe të dërguarve të Tij për të sqaruar të vërtetën (se Ai meriton adhurimin) dhe për të thirrur drejt saj, siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنْزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ﴾ "Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë), që njerëzit të veprojnë drejt."(El Hadid, 25)Allahu i Lartëruar thotë:﴿كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ وَأَنْزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ وَمَا اخْتَلَفَ فِيهِ﴾ "Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ta, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t'i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin."(El Bekare, 213)

Ne besojmë në mënyrë të hollësishme në Librat që Allahu i ka përmendur me emra, si: Tevratin, Inxhilin, Zeburin dhe Kuranin, i cili është më i miri dhe vula e tyre; ai është mbizotërues (shfuqizues) mbi ta dhe vërtetues i tyre. I tërë umeti e ka për obligim ta ndjekë dhe ta marrë për gjykatës atë, si dhe hadithet që vërtetohen nga i Dërguari i Allahut ﷺ, sepse Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin ﷺ, si të dërguar te xhinët dhe njerëzit dhe ia zbriti këtë Kuran për të gjykuar me të dhe e bëri atë shërim për atë që ndodhet në gjokse, sqarues për çdo gjë dhe udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَهَذَا كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ فَاتَّبِعُوهُ وَاتَّقُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ١٥٥﴾ "Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni."(El Enam, 155)Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ﴾ "Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët."(En Nahl, 89)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ١٥٨﴾ "Thuaj (o Muhamed): "O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij (që meriton adhurimin); Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas tij, që të jeni në rrugën e drejtë!"(El Araf, 158)Ajetet që bartin këtë kuptim janë të shumta.

BESIMI NË TË DËRGUARIT

Të dërguarit duhet të besohen në mënyrë të përgjithshme dhe në mënyrë të hollësishme, andaj ne besojmë se Allahu i Lartësuar u dërgoi robërve të Tij profetë nga mesi i tyre, si përgëzues, paralajmërues dhe thirrës në të vërtetën; kushdo që u përgjigjet, do të fitojë lumturi, e kush i kundërshton, do të dëshpërohet dhe do të pendohet. Profeti i fundit dhe më i miri është profeti ynë, Muhamedi, i biri i Abdullahut ﷺ, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ﴾ "Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): "Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt (ar. tagutin)!"(En Nahl, 36)Allahu i Lartësuar thotë:﴿رُسُلًا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ﴾ "(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve."(En Nisa, 165)Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ﴾ "Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve..."(El Ahzab, 40)Këdo që Allahu ka përmendur me emër ose vërtetohet se ka përmendur me emër i Dërguari i Allahut ﷺ, atëherë ne i besojmë në mënyrët të hollësishme dhe të veçantë, si: Nuhun, Hudin, Salihun, Ibrahimin e të tjerët. Salavatet dhe selamet qofshin për ta dhe për Profetin tonë!

BESIMI NË DITËN E FUNDIT

Besimi në Ditën e Fundit përfshin:

besimin në çdo gjë për të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ kanë lajmëruar se do të ndodhë pas vdekjes, siç është sprova e varrit, dënimi dhe begatia në të, si dhe çfarë do të ndodhë në Ditën e Kiametit, prej tmerreve, vështirësive, Siratit (Urës), Peshores, llogaridhënies, shpërblimit, përhapjes së fletushkave (të veprave) mes njerëzve, ku do të ketë të tillë që do ta marrin librin me dorën e djathtë, me të majtën ose pas shpine.Në këtë gjithashtu përfshihet besimi në Pellgun (ar. Haud) që i është dhënë Profetit tonë, Muhamedit ﷺ, besimi në Xhenet dhe Zjarr (të Xhehenemit), të parët e Allahut nga ana e besimtarëve dhe të folurit e Tij me ta, si dhe gjëra të tjera që kanë ardhur në Kuranin fisnik dhe Sunetin e vërtetë të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Andaj, është obligim që të besohen të gjitha këto dhe të pohohen në mënyrën që kanë lajmëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ!

BESIMI NË KADERIN

Besimi në kaderin (paracaktimin), ngërthen në vete besimin në katër gjëra:

E para: Allahu i Lartësuar e di atë që ka ndodhur dhe atë çfarë do të ndodhë; Ai i di gjendjet e robërve të Vet dhe e di furnizimin e tyre, jetëgjatësinë e tyre, veprat e tyre dhe gjëra të tjera të tyre. Asgjë nuk i fshihet Atij. I madhëruar dhe i lartësuar është Ai! Allahu i Lartësuar thotë:﴿أَنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ﴾ "... ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!"(El Bekare, 231)Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا﴾ "... që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij."(Et Talak, 12)

E dyta: Shkrimi që Allahu i Lartësuar e ka bërë për çdo gjë që e ka paracaktuar dhe e ka vendosur. Allahu i Lartësuar thotë:﴿قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنْقُصُ الْأَرْضُ مِنْهُمْ وَعِنْدَنَا كِتَابٌ حَفِيظٌ٤﴾ "Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, te Ne është Libri që i ruan të gjitha."(Kaf, 4)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَكُلَّ شَيْءٍ أَحْصَيْنَاهُ فِي إِمَامٍ مُبِينٍ﴾ "Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë."(Jasin, 12)Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ٧٠﴾ "A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun."(El Haxh, 70)

E treta: Besimi në dëshirën realizuese të Allahut. Kjo nënkupton të (besosh se) atë që do Allahu, ndodh, kurse atë që Ai s'do, nuk ndodh kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ﴾ "Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë."(El Haxh, 18)Po ashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ٨٢﴾ "Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj "Bëhu!" - dhe ajo bëhet."(Jasin, 82)Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا٣٠﴾ "Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut! Ai është vërtet i Gjithëdijshëm e i Urtë."(El Insan, 30)

E katërta: (Besimi se) Allahu i Lartësuar i krijoi të gjitha qeniet, nuk ka Krijues tjetër pos Tij dhe nuk ka Zot përveç Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ٦٢﴾ "Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje."(Ez Zumer, 62)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّى تُؤْفَكُونَ٣﴾ "O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë Krijues, përveç Allahut, i Cili ju furnizon nga Qielli dhe Toka? S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?"(Fatir, 3)Besimi në kaderin (paracaktimin) ngërthen në vete besimin në këto katër gjëra tek ehlu suneti dhe xhemati, ndryshe nga ata bidatçinj që mohojnë disa prej tyre.

BESIMI ËSHTË FJALË DHE VEPRË, SHTOHET ME ADHURIM DHE PAKËSOHET ME MËKATIM

Te besimi në Allahun përfshihet bindja se imani (besimi) është fjalë dhe vepër, që shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim, dhe se nuk lejohet të shpallet qafir ndonjë prej muslimanëve për asnjë nga mëkatet që janë më të vogla se shirku dhe kufri, si: kurvëria, vjedhja, konsumimi i kamatës, pirja e pijeve dehëse, mosbindja ndaj prindërve dhe mëkatet e tjera të mëdha, përderisa nuk i quan të lejuara, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:﴿إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ﴾ "Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush ose diçka tjetër përveç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë."(En Nisa, 48)Këtu bën pjesë edhe besimi në atë që vërtetohet në hadithet mutevatire të të Dërguarit të Allahut ﷺ, se Allahu do të nxjerrë nga Zjarri këdo që ka në zemër besim sa kokrra e sinapit.

DASHURIA, URRETJA, MIQËSIA DHE ARMIQËSIA PËR HIR TË ALLAHUT

Te besimi në Allahun bëjnë pjesë: dashuria, urrejtja, miqësia dhe armiqësia për hir të Allahut, kështu që besimtari i do besimtarët e i miqëson ata, dhe i urren jobesimtarët e i armiqëson ata. Në krye të besimtarëve të këtij umeti (popullit musliman) janë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ.Ehli suneti dhe xhemati i duan dhe i miqësojnë ata dhe besojnë se ata janë njerëzit më të mirë pas profetëve, bazuar në thënien e Profetit ﷺ:"Gjenerata ime janë njerëzit më të mirë, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre." (4)E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.Ata besojnë se më i miri prej tyre është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani e pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ndërkaq, pas tyre janë pjesa tjetër e mbetur nga dhjetëshja (e përgëzuar me Xhenet), e pastaj sahabët e tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!). Ata heshtin ndaj çdo konflikti që ka ndodhur mes sahabëve dhe besojnë se ata ishin muxhtehidë (kanë bërë përpjekje) në këtë: kush ia ka qëlluar, do t'i ketë dy shpërblime (të përpjekjes dhe që ia kanë qëlluar së vërtetës), e kush ka gabuar, do të ketë një shpërblim (atë të përpjekjes).Ehlu suneti e duan ehli bejtin (familjen profetike) të të Dërguarit të Allahut ﷺ, respektivisht atë që ishin besimtarët në Profetin ﷺ; i miqësojnë dhe i respektojnë gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, nënat e besimtarëve, si dhe për të gjitha ato thonë: "Allahu qoftë i kënaqur me to!" Ata po ashtu distancohen nga rruga e rafidinjve (shiitëve), të cilët i urrejnë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i fyejnë dhe shkojnë në ekstrem në raport me familjen profetike, ku i ngrenë mbi statusin e tyre që Allahu i Lartmadhëruar ua dha. Gjithashtu distancohen nga rruga e nasibinjve (ku më të njohurit janë havarixhët), të cilët e lëndojnë (dhe e armiqësojnë) familjen profetike me fjalë ose me vepra.

Gjithçka që përmendëm në këtë fjalim (libër) të shkurtër, përfshihet në besimin e vërtetë, me të cilin Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, njëherazi është besimi i grupit të shpëtuar, ehlu sunetit dhe xhematit, për të cilët Profeti ﷺ ka thënë:"Një grup njerëzish nga umeti im do të vazhdojnë të jenë triumfues në të vërtetën, e, ata që i tradhtojnë, nuk mund t'i dëmtojnë aspak, derisa t'u arrijë caktimi i Allahut të Lartësuar (Kiameti)."Profeti ﷺ ka thënë:"Hebrenjtë janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe, të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe, ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe; të gjitha do të jenë në Zjarr, përveç njërit." Sahabët i thanë: "Cilët janë ata, o i Dërguari i Allahut?" Tha: "Ata janë ata që janë në atë në çka jam unë dhe shoqëruesit e mi."(6)Ky është besimi për të cilim duhet të kapemi fort dhe ta jetësojmë, si dhe të ruhemi nga ajo që bie ndesh me të.*

TË DEVIJUARIT NGA KY BESIM DHE ATA QË ECËN ME TË KUNDËRTËN E TIJ

Llojet e tyre

Sa u përket atyre që kanë devijuar nga ky besim dhe e ndjekin të kundërtën e tij, ata janë të shumtë. Në mesin e tyre ka adhurues të idhujve, melekëve, evliave, xhinëve, pemëve, gurëve dhe të tjerëve. Të tillët nuk iu përgjigjën thirrjes së të dërguarve, përkundrazi i kundërshtuan dhe u treguan inatçorë ndaj tyre, ashtu siç bënë kurejshët dhe fiset arabe me Profetin tonë, Muhamedin ﷺ. Ata u kërkonin zotave të tyre që t'ua plotësonin nevojat, t'ua shëronin të sëmurët dhe t'u jepnin fitore mbi armiqtë; ata thernin (kafshë) për ta e zotoheshin në emër të tyre. Kur i Dërguari ﷺ ua mohoi këtë dhe i urdhëroi që të adhurojnë vetëm Allahun, atëherë ata u habitën, e refuzuan e thanë:﴿أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ٥﴾ "A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t'i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!"(Sad, 5)Profeti ﷺ në vazhdimësi bëri thirrje tek Allahu dhe ua tërhiqte vërejtjen nga shirku, ua shpjegonte realitetin e asaj tek e cila thirreshin, derisa Allahu i udhëzoi ata që i udhëzoi nga mesi i tyre. Më pas u futën në fenë e Allahut grupe-grupe, kështu që feja e Allahut ngadhënjeu mbi të gjitha fetë, pas një thirrjeje të vazhdueshme dhe një përpjekjeje të gjatë nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe ata që i pasuan ata në mirësi (tabiinët). Pastaj gjendja ndryshoi dhe injoranca mbizotëroi mbi shumicën e njerëzve, derisa shumica e tyre u kthyen në fenë e xhahilietit (periudhën paraislame, para se të vijë Profeti ﷺ), duke e tepruar në raport me profetët e evliatë, duke iu lutur atyre, duke kërkuar ndihmë prej tyre dhe llojet të tjera të shirkut. Të tillët nuk e dinin domethënien (e shehadetit) "la ilahe il-lAllah - nuk ka Zot që meriton adhurimin me të drejtë pos Allahut", siç e dinin jobesimtarët arabë domethënien e saj. Allahut i kërkojmë ndihmë!

Ky shirk vazhdoi të përhapet në mesin e njerëzve deri në kohën tonë, për shkak të mbizotërimit të injorancës dhe periudhës së largët me atë të epokës profetike.

DYSHIMET E IDHUJTARËVE TË MËVONSHËM JANË PO ATO TË ATYRE KLASIKË DHE PËRMENDJA E DISA BINDJEVE TË MOSBESIMIT

Dyshimet e atyre (idhujtarëve) të mëvonshëm janë po ato të atyre klasikë, fjala vjen: "Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu." (Junus, 18) "Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu." (Ez Zumer, 3) Allahu e zhvlerësoi këtë dyshim dhe sqaroi se kushdo që adhuron dikë tjetër përveç Tij, kushdo qoftë ai, ka bërë shirk dhe kufër (ka dalë prej fesë), ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنْفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلَاءِ شُفَعَاؤُنَا عِنْدَ اللَّهِ﴾ "Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as u bën dëm, as u sjell dobi dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu!"(Junus, 18)Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj me fjalën e Tij:﴿قُلْ أَتُنَبِّئُونَ اللَّهَ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ﴾ "Thuaj: "A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!" Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!"(Junus, 18)Pra, Allahu i Lartësuar sqaroi në këtë ajet se adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij, qoftë i profetëve e evliave, qoftë i të tjerëve pos tyre, është shirk i madh, edhe nëse vepruesit e tij e quajnë ndryshe. Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ أَوْلِيَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى ﴾ "Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: "Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu."(Ez Zumer, 3)Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj me fjalën e Tij:﴿إِنَّ اللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِي مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ كَاذِبٌ كَفَّارٌ﴾ "Allahu me siguri që do t'i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues."(Ez Zumer, 3)Me këtë Allahu i Lartësuar e bëri të qartë se adhurimi që ata ia kushtojnë dikujt tjetër pos Tij, qoftë me lutje, frikë, shpresë dhe të ngjashme, është mosbesim (kufër) ndaj Tij. Gjithashtu i përgënjeshtroi kur thanë se zotat e tyre i afrojnë tek Allahu.

Ndër bindjet e mosbesimit (kufrit) që e kundërshtojnë besimin e vërtetë dhe nuk janë në përputhje me atë që sollën profetët (alejhim selam) është ajo që besojnë ateistët e kësaj epoke, duke përfshirë pasuesit e Marksit, Leninit dhe thirrësve të tjerë të ateizmit dhe mosbesimit, pa marrë parasysh a e quajtën këtë socializëm, komunizëm, baathizëm apo ndonjë emër tjetër, sepse një nga parimet e këtyre ateistëve është: "Zoti nuk ekziston, jeta është thjesht materie."Prej parimeve të tyre është mohimi i ringjalljes, mohimi i Xhenetit e i Xhehenemit dhe mohimi i të gjitha feve. Kushdo që i shikon librat e tyre dhe e studion atë në të cilën ata janë, do ta kuptojë bindshëm, pa kurrfarë dyshimi, se kjo bindje është në kundërshtim me të gjitha fetë dhe i çon pjesëtarët e saj drejt pasojave më të këqija në këtë botë dhe në botën tjetër.

Po ashtu ndër bindjet që e kundërshtojnë të vërtetën është ajo që besojnë disa ezoterikë (batinij) dhe disa sufistë, se disa nga ata që ata i quajnë evlia janë pjesëmarrës me Allahun në sistemin (e gjërave) dhe të tillët i menaxhojnë punët e universit, madje të tillët i quajnë: aktabë, eutadë dhe agavathë e emra të tjerë që i shpikën për zotat e tyre.Ky është nga shirku më i keq në rububije dhe është më i keq se shirku i arabëve të xhahilietit (paditurisë para se të vinte profeti Muhamed), sepse jobesimtarët arabë nuk bënë shirk në rububije, por ata bënë shirk në adhurim. Shirku i tyre ishte në kohë mirëqenieje, ndërsa në kohë fatkeqësie ata iu përkushtuan sinqerisht adhurimit të Allahut, siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿فَإِذَا رَكِبُوا فِي الْفُلْكِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ إِذَا هُمْ يُشْرِكُونَ٦٥﴾ "Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në Tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim)."(El Ankebut, 65)Sa i përket rububijes, ata e pohonin diçka të tillë për Allahun e Vetëm, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:﴿وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ﴾ "Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: "Allahu!" Atëherë, përse largohen prej Tij?!"(Ez Zuhruf, 87)Allahu i Lartësuar thotë:﴿قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ٣١﴾ "Thuaj: "Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parët? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë "Allahu." E ti (o Muhamed) thuaj: "Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?"(Junus, 31)Ajetet që bartin këtë kuptim janë të shumta.

IDHUJTARËT E MËVONSHËM UA KALUAN TË PARËVE

Sa u përket mushrikëve (idhujtarëve) të mëvonshëm, ata ua kaluan të parëve në dy aspekte: 1. Disa prej të mëvonshmëve bëjnë shirk në rububije. 2. Shirku i të mëvonshmëve ndodh kur janë në mirëqenie dhe kur janë në fatkeqësi. Këtë gjë e di ai që është përzier me ta dhe e ka hulumtuar gjendjen e tyre, si dhe e ka parë se çfarë bëjnë te varri i Husejnit, Bedeviut dhe të tjerëve në Egjipt; te varri i Ajderusit në Aden; te varri i Hadit në Jemen; te varri i Ibn Arabiut në Sham; te varri i shejh Abdulkadër Xhejlaniut në Irak dhe në varre të tjera të njohura, ndaj të cilëve popullata e thjeshtë e ka tepruar dhe shumë të drejta të Allahut të Lartmadhëruar atyre ua kanë adresuar. Pakkush që ua tërheq vërejtjen dhe ua sqaron atyre realitetin e teuhidit (monoteizmit) me të cilin Allahu e dërgoi Profetin e Tij (Muhamedin) ﷺ dhe para tij profetët e tjerë (alejhim es salatu ues selam). Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!E lusim Allahun e Lartësuar që t'i udhëzojë e t'i shtojë në mesin e tyre thirrësit e udhëzimit, si dhe t'u japë sukses udhëheqësve e dijetarëve të muslimanëve që ta luftojnë këtë shirk e ta eliminojnë atë dhe mjetet që shpijnë drejt tij! Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër.

Po ashtu prej bindjeve që e kundërshtojnë besimin e vërtetë në kapitullin e emrave dhe cilësive (të Allahut) janë besimet e bidatçinjve, si xhehminjtë, mutezilinjtë dhe ata që ndjekin rrugën e tyre në mohimin e cilësive të Allahut të Lartmadhëruar e zhveshjen e Tij nga cilësitë e përsosura dhe duke e përshkruar Atë me gjëra të paqena, të ngurta dhe të pamundura. Qoftë i lavdëruar e i lartësuar Ai për atë që thonë ata!Këtu përfshihen edhe ata që mohojnë disa cilësi e pohojnë disa të tjera, bie fjala, esharinjtë. Fakti se ata pohuan disa cilësi ua obligon (t'i pohojnë) edhe cilësitë e tjera të ngjashme, prej të cilave ikën e i mohuan dhe i keqinterpretuan argumentet rreth tyre. Ata kështu kundërshtuan argumentet fetare e racionale dhe shumë qartë u treguan kontradiktorë.Sa i përket ehli sunetit dhe xhematit, ata ia pohuan Allahut të Lartësuar emrat dhe cilësitë në formë të përkryer; ata që Ai ia pohoi Vetes ose ia pohoi Atij i Dërguari i Tij, Muhamedi ﷺ. Ata e lartësuan dhe e dëlirësuan nga përngjasimi me krijesat e Tij, me një lartësim e dëlirësim, larg njollave të mohimit e refuzimit. Pra, ata vepruan sipas të gjitha argumenteve e nuk i shtrembëruan ose refuzuan, si dhe shpëtuan nga kontradikta në të cilën ranë të tjerët, - siç u shpjegua më lart.Kjo është rruga e shpëtimit dhe lumturisë, në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është udha e drejtë që e ndoqën paraardhësit dhe imamët e këtij umeti, e fundin e tyre nuk e përmirëson gjë, pos asaj që e përmirësoi fillimin e tyre, respektivisht ndjekja e Kurani dhe Sunetit, si dhe moskundërshtimi i tyre.

DOMOSDOSHMËRIA E ADHURIMIT TË ALLAHUT TË VETËM DHE SQARIMI I SHKAQEVE TË FITORES KUNDREJT ARMIQVE TË ALLAHUT

Detyra më e rëndësishme dhe obligimi më madhështor ndaj të ngarkuarit me obligime fetare është që ta adhurojë Zotin e tij të Lartësuar, Zotin e qiejve dhe Tokës, Zotin e Arshit madhështor, i Cili në Librin e Tij të Madhërishëm thotë:﴿إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ بِأَمْرِهِ أَلَا لَهُ الْخَلْقُ وَالْأَمْرُ تَبَارَكَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ٥٤﴾ "Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh (Fronin hyjnor). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!"(El Araf, 54)Allahu i Lartësuar tregoi në një vend tjetër të Librit të Tij se Ai i krijoi xhinët dhe njerëzit për ta adhuruar Atë. Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ٥٦﴾ "Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë."(Edh Dharijat, 56)Ky adhurim për të cilin Allahu i krijoi xhinët dhe njerëzit është veçimi i Tij me llojet e adhurimeve, si: namazi, agjërimi, zekati, haxhillëku, rukuja, sexhdeja, tavafi, kurbani, zotimi, frika, shpresa, kërkimshpëtimi, kërkimndihma, kërkimmbrojtja dhe të gjitha llojet e lutjeve. Këtu përfshihet po ashtu bindja ndaj Allahut të Lartësuar në të gjithë urdhrat e Tij dhe braktisja e ndalesave të Tij, siç argumenton Libri i Tij i madhërishëm dhe Suneti i të Dërguarit të Tij besnik ﷺ.Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar të gjithë xhinët dhe njerëzit për këtë lloj adhurimi për të cilin janë krijuar; Ai i dërgoi të gjithë të dërguarit dhe i shpalli Librat për ta sqaruar këtë adhurim dhe për ta shpjeguar hollësisht, për ta thirrur drejt tij dhe për të urdhëruar që adhurimi t'i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ٢١﴾ "O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)."(El Bekare, 21)Po ashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا﴾ "Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij dhe të silleni mirë me prindërit."(El Isra, 23)Kuptimi i foljes "kada", në këtë ajet është: urdhëroi dhe porositi.Allahu i Madhëruar thotë:﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ٥﴾ "E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë."(El Bejineh, 5)Ajetet që bartin këtë kuptim janë të shumta në Librin e Allahut. Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾ "Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu dënon vërtet ashpër."(El Hashr, 7)Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا٥٩﴾ "O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja nga mesi juaj (muslimanët). Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur."(En Nisa, 59)Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:﴿مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ﴾ "Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut."(En Nisa, 80)

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ﴾ "Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): "Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!"(Nahl, 97)Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ٢٥﴾ "Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: "S'ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!"(El Enbija, 25)Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:﴿الر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ١ "Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ٢﴾ Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij."(Hud, 1-2)

Këto ajete të qarta dhe ato që bartin kuptimin e atyre që kanë ardhur në Librin e Allahut, që të gjitha tregojnë se është obligim që adhurimi t'i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut dhe se kjo është baza e fesë (usuli din). Po ashtu këto ajete tregojnë se një gjë e tillë është urtësia e krijimit të xhinëve dhe njerëzve, qëllimi i dërgimit të profetëve dhe shkaku i zbritjes së librave.Është obligim për të gjithë ata që janë të ngarkuar me obligime fetare, t'i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje dhe ta kuptojnë thellësisht, si dhe t'ua tërheqin vërejtjen shumicës së atyre që përkatësohen në Islam nga teprimi në raport me profetët, njerëzit e mirë, ndërtimin mbi varret e tyre, dhe ndërtimi i xhamive e i kupolave mbi to, të mos i lusin ata, të mos kërkojnë shpëtim përmes tyre, të mos u drejtohen atyre duke ua kërkuar plotësimin e nevojave, largimin e shqetësimit, shërimin e të sëmurëve, fitoren mbi armiqtë, e kështu me radhë nga llojet e shirkut të madh.Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ ajo që është në përputhje me atë që tregohet në Librin e Allahut të Lartmadhëruar. Në dy koleksionet me hadithe të sakta, nga Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti ﷺ ka thënë:"A e di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve dhe a e di cila është e drejta e njerëzve tek Allahu?" Muadhi tha: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Atëherë Profeti ﷺ i tha: "E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë e të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos dënojë askënd që nuk i bën ortak Atij asgjë."Në "Sahihun e Buhariut" shënohet nga Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:"Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr." (8)Muslimi e shënon në "Sahihun" e tij hadithin që e përcjell Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:"Ai që e takon Allahun dhe nuk ia ka shoqëruar askënd (në adhurim), do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Allahun dhe i ka shoqëruar ndokënd (në adhurim), do të hyjë në Zjarr."Hadithet që bartin këtë kuptim janë të shumta. Kjo çështje është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më madhështore; Allahu e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin ﷺ, për të thirrur në teuhid dhe për të ndaluar nga shirku, kështu që ai e përmbushi si mos më mirë kumtimin e asaj me të cilën e kishte dërguar Allahu. Ai u lëndua tej mase, por bëri durim për këtë gjë, njëkohësisht shokët e tij bënë durim për ta kumtuar thirrjen, derisa Allahu i largoi të gjithë idhujt dhe statujat nga Gadishulli Arabik e njerëzit hynë në fenë e Allahut grupe-grupe; idhujt përreth dhe brenda Qabesë u thyen; Lata, Uzaja dhe Menata u shkatërruan; të gjithë idhujt e fiseve arabe u thyen dhe statujat që i kishin u shkatërruan, e fjala e Allahut u lartësua dhe Islami triumfoi në Gadishullin Arabik.Pastaj muslimanët e drejtuan thirrjen dhe luftën jashtë Gadishullit (Arabik), e Allahu i udhëzoi përmes tyre ata robër që u kishte paraprirë lumturia (e udhëzimi në dijen e Allahut), kësisoj Allahu e përhapi të vërtetën dhe drejtësinë përmes tyre në shumicën e pjesëve të globit, kështu që u bënë imamë të udhëzimit dhe udhëheqës të së vërtetës, thirrës të së drejtës dhe përmirësimit. Pas rrugës së tabiinëve dhe pasuesve të tyre në mirësi, erdhën imamët e udhëzimit dhe thirrësit e së vërtetës, të cilët e përhapën fenë e Allahut dhe i ftuan njerëzit në teuhidin e Allahut, luftuan në rrugën e Tij me jetët dhe pasuritë e tyre, duke mos pasur frikë për hir të Allahut nga qortimi i askujt, kështu që Allahu i përkrahu, u ndihmoi dhe i bëri triumfues ndaj atyre që i kundërshtuan dhe përmbushi për ta atë që u premtoi në fjalën e Tij:﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ٧﴾ "O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja."(Muhamed, 7)Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:﴿وَلَيَنْصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنْصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ٤٠ "Vërtet, Allahu ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ٤١﴾ (Allahu i ndihmon edhe) ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në Tokë, kryejnë faljet, japin zekatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve."(El Haxh, 40-41)Më pas njerëzit ndryshuan, u përçanë dhe u tregun neglizhentë për çështjen e luftës, kështu që preferuan rehatinë dhe pasimin e dëshirave, rrjedhimisht në mesin e tyre u shfaqën të këqijat, përveç tek ata që i mbrojti Allahu i Lartësuar. Pra, Allahu i ndryshoi dhe u dha pushtet armiqve kundër tyre, si ndëshkim për atë që kishin bërë, e Zoti yt nuk u bën zullum robërve. Allahu i Lartësuar thotë:﴿ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَى قَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ﴾ "Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre."(El Enfal, 53)Është obligim për të gjithë muslimanët, qeveritë dhe popujt, që të kthehen tek Allahu i Lartësuar, ta adhurojnë vetëm Atë sinqerisht, të pendohen tek Ai për të metat dhe gjynahet që i kanë bërë në të kaluarën, të shpejtojnë për të kryer obligimet që i ka urdhëruar Allahu dhe të qëndrojnë larg nga ajo që ua ka ndaluar; të këshillojnë njëri-tjetrin për diç të tillë dhe të bashkëpunojnë mes vete për të.**

Një nga më të rëndësishmet prej tyre është implementimi i dënimeve të paracaktuara fetarisht dhe vendosja e ligjit islam midis njerëzve në çdo gjë, të gjykuarit te ligji islam, zhvlerësimi i ligjeve njerëzore që bien ndesh me ligjin e Allahut, të mos drejtohemi tek ato për gjykim e t'i detyrojmë të gjithë popujt të gjykojnë sipas ligjit islam. Gjithashtu është obligim për dijetarët që t'i edukojnë njerëzit në fenë e tyre, ta përhapin vetëdijen islame në mesin e tyre, të këshillojnë njëri-tjetrit për të vërtetën e të këshillojnë njëri-tjetrit për durimin; të urdhërojnë për të mirën dhe ta ndalojnë të keqen e t'i inkurajojnë udhëheqësit që ta bëjnë këtë.Po ashtu duhet të luftohen parimet shkatërruese të socializmit, bathizmit, fanatizmit ndaj nacionalizmave, parimeve dhe drejtimeve të tjera që bien ndesh me ligjin islam e kështu Allahu do t'ua përmirësojë muslimanëve atë që e kishin të shkatërruar, do t'ua kthejë atyre atë që e kishin të humbur, do t'ua kthejë lavdinë e kaluar, do t'u japë fitore mbi armiqtë e tyre dhe do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, siç thotë Allahu i Lartësuar, ndërkohë Ai është më i drejti në të folur:﴿وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ الْمُؤْمِنِينَ﴾ "Është detyra Jonë që t'i ndihmojmë besimtarët."(Er Rum, 47)Allahu i Lartësuar thotë:﴿وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا وَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ٥٥﴾ "Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët."(En Nur, 55)Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë:﴿إِنَّا لَنَنْصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ٥١﴾ "Sigurisht, Ne do t'i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët."(Gafir, 51)﴿يَوْمَ لَا يَنْفَعُ الظَّالِمِينَ مَعْذِرَتُهُمْ وَلَهُمُ اللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوءُ الدَّارِ٥٢﴾ "Atë Ditë, keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi shfajësimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i shëmtuar."(Gafir, 52)

Allahu e ka në dorë që t'i përmirësojë udhëheqësit e muslimanëve dhe masën e tyre të gjerë, t'u japë atyre kuptim në fe, t'ua bashkojë fjalën e tyre për devotshmërinë, t'i udhëzojë të gjithë në rrugën e Tij të drejtë, ta triumfojë me ta të vërtetën, ta zhdukë me ta të pavërtetën, t'u japë sukses që të bashkëpunojnë në mirësi e devotshmëri, të këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe të këshillojnë njëri-tjetrin për durimin. Allahu është i Plotfuqishëm të bëjë një gjë të tillë. Salavatet dhe selamet qofshin për robin, Profetin dhe krijesën e Tij më të mirë, imamin dhe zotërinë tonë, Muhamedin, të birin e Abdullahut, mbi familjen e tij, shokët dhe këdo që u udhëzua nga udhëzimi i tij!Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!