Udhërrëfyesi i haxhit
Kategoritë
- Mënyra e haxhit << Haxhi dhe umreja << Ibadetet << Fikhu
Burime
Full Description
SHKELJET GJATË IHRAMIT:
Me shkeljet kemi për qëllim ndalesat nga të cilat duhet të largohet haxhiu derisa ka të veshur ihramin, siç janë:
1. Rruajtja ose shkurtimi i flokëve.
2. Prerja e thonjve pa arsye, qofshin ata të dorës apo të këmbës.
3. Mbulimi i kokës gjatë ihramit.
4. Veshja nga muhrimi mashkull e rrobave të qepura për tërë trupin ose për një pjesë të tij sikurse këmisha ose sirvalet (lloj i pantallonave), si dhe veshja e rrobave që janë qepur sa masa e një gjymtyre të tij si: mestet, dorëzat ose çorapet.
5. Parfumimi: Haxhiut i ndalohet të parfumojë trupin a rrobat e tij, madje edhe ta përdorë atë në ushqimin e tij.
6. Vrasja e kafshëve të tokës dhe gjuetia e tyre si dhe t’i ndihmojë të tjerëve në gjuetinë ose prerjen e tyre.
7. Lidhja e kontratës së martesës për vete a për të tjerët, duke qenë në rolin e kujdestarit ose të autorizuarit për të kryer këtë veprim.
8. Përkëdhelja e gruas me epsh.
9. Marrëdhëniet intime.
Norma për atë që e vepron një prej ndalesave të Ihramit:
Nëse haxhiu e mbulon kokën, vesh rroba të qepura, përdor parfumin ose gruaja vesh dorëzat, atëherë për shpagim ka të drejtë të zgjedhë ndërmjet:
1. Agjërimit të tri ditëve.
2. Ushqimit të gjashtë personave të varfër.
3. Therjes së një deleje.
E nëse e vret gjahun, atëherë për shpagim ka të drejtë të zgjedhë ndërmjet:
1. Therjes së një kafshe të ngjashme me të prej bagëtive, nëse ka të ngjashme me të.
2. Ta vlerësojë gjahun me një kafshë të ngjashme me të dhe me vlerën e saj të blejë ushqim për t’i ushqyer të varfërit. Çdo të varfri i jep një mud prej grurit ose një gjysmë sa’a prej ushqimeve tjera.
3. Ose të agjërojë aq ditë sa numri i të varfërve që do t’i kishte ushqyer me vlerën e saj.
E nëse bën marrëdhënie intime:
Kjo është ndër shkeljet më të mëdha gjatë ihramit dhe ndalesa për të është e ashpër. Për këtë shkelje janë dy gjendje:
Gjendja e parë: Nëse bën marrëdhënie para lirimit të parë (et-tehal-lul el-euuel) dhe si pasojë e kësaj është:
1. Mëkati.
2. Haxhi i tij prishet.
3. Detyrohet ta përfundojë haxhin deri në fund.
4. Detyrohet ta presë një deve dhe mishin e saj t’ua shpërndajë të varfërve të Haremit (Mekës dhe rrethinës së saj të shenjtë).
5. Detyrohet ta kompensojë haxhin vitin e ardhshëm.
Gjendja e dytë: Nëse bën marrëdhënie intime pas lirimit të parë haxhi i tij nuk prishet, por detyrohet ta presë një dele.